Mësimi 21. Vlera e diturisë (1) - Mësime ditore - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E diel, 04/12/2016, 02:54
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 21. Vlera e diturisë (1)
Mësimi 21. Vlera e diturisë (1)
ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site
 
 
Allahu i Lartësuar thotë:
"Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit." (Aliimran: 18)

"... Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm mendarët i pranojnë këshillat!" (Zumer, 9).

" ... Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija. Allahu di çdo gjë që punoni." (Muxhadele, 11)

"... Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët, (që e dinë se) Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës." (Fatir, 28)

Nga Muaviu, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: "Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, duke thënë: "Atij që Allahu ia dëshiron të mirë e bën ta kuptojë fenë. Vërtet unë jam që i ndaj gjërat, kurse Allahu është Ai që jep dhe se do të vazhdojë të qëndrojë ky umet në parimet e Allahut dhe se nuk do t’i pengojnë kundërshtarët e tyre derisa të vijë urdhri i Allahut (kataklizma)." (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Ebu Dardaja transmeton nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të, se kishte dëgjuar duke thënë: "Kush merr rrugë që të arrijë dituri, atij Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në xhenet dhe se engjëjt si respekt për punën që kryen kërkuesi i diturisë vendosin krahët e tyre mbi ta. Për dijetarin kërkojnë falje (istigfar) krejt çka ka në gjej dhe çka ka ne tokë, deri edhe balena në ujë. Vlera e dijetarit krahasuar me adhuruesin (atë që bën ibadet) është sikurse hëna në krahasim me të gjithë planetët. Vërtet dijetarët janë trashëguesit e Pejgamberëve dhe se Pejgamberët nuk kanë lënë trahëgimi as dinarë e as dërhemë, por kanë lanë trashëgimi diturinë dhe kush merr nga ajo (trashëgimi), ka pasur një fat të mirë."( Shënon Ebu Davudi, Termidhiu, Ibni Maxhe; shejh Albani e ka bërë hasen)

Ebu Umame el Bahili tha: "U përmendën dy persona para të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, njëri nga ata ishte adhurues, kurse tjetri ishte dijetar Atëherë i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, tha: "Vlera e dijetarit krahasuar me ibadetxhiun është sikurse vlera ime ndaj jush." Pastaj i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të tha: "Vërtet, Allahu, engjëjt e Tij dhe të gjithë ata që gjenden në gjej dhe tokë, derisa edhe bleta në shtëpinë e saj dhe balena, bëjnë dua për atë që ia mëson njerëzimit të mirën."( Shënon Tirmidhiu dhe tha se hadithi është Hasen dhe shejh Albani e ka bërë sahih)

Shpjegim:

Besimi në Allahun e Lartësuar arrihet me dije dhe njerëzit e dijës dëshmojnë La ilae il-lallah. Asesi nuk mund të jenë të barabartë te diturit me te paditurit, sepse Allahu të diturit i ka ngritur në shkallë më të lartë, sepse këta e kanë frikë Allahun.

Nuk duhet harrur se rruga e cila të çon për në xhenet është rruga e diturisë. Përparësia tjetër ndaj pronarëve të dijës është se për të diturit luten gjithçka që ka në qiej dhe tokë.

Dobi:

1. Dija dhe besimi janë një.

2. Dija dhe injoranca janë dy të kundërta.

3. Për kërkuesin e diturisë luten edh gjallesat tjera.
 
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (24/10/2010)
Klikime: 452 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016