E premte, 19/04/2024, 20:18
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 20. Islami është i lehtë
Mësimi 20. Islami është i lehtë
ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site
 
Allahu i Lartësuar thotë:
"... All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju...". (El-Bekare: 185).

"All-llahu dëshiron t'ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t'u përballuar epsheve)". (En-Nisa: 28).

"... Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë, ...". (El-Haxh: 78).

"... All-llahu nuk ngarkon askënd, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati)". (Et-Talak: 7).

"... All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij,...". (El-Bekare: 286).

"Ne e bëmë atë (Kur'anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t'i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t'i tërheqish vërejtjen një populli që është kryeneç". (Merjem: 97).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Kjo fe është e lehtë, hyni në te butë". (Ahmed, hasen).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Feja më e mirë është më e lehta. Feja më e mirë është më e lehta. Feja më e mirë është më e lehta". (Ahmed, hasen).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "All-llahu nuk më ka dërguar të rënduar dhe fanatik, por më ka dërguar mësues dhe lehtësues". (Buhariu dhe Muslimi).

 

Shpjegim:

Lehtësimi është synim Islamit dhe karakteristikë e përgjithshme e sheriatit, lehtësimi përfshin besimin, dispozitat, moralin, raportet njerëzore, etj.. Allahu i Lartësuar nëpërmjet Islamit nuk dëshiroi vështirësi dhe komplikime, pra, këtë e dëshmojnë edhe ajetet e lartpërmendura dhe dy hadithet e cituara.

Dobi:

1. Lehtësimi është synim i Islamit.

2. Allahu nuk obligoi me as një vështirësi.

3. Është me rëndësi të shijohet lehtësia.
 
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (23/10/2010)
Klikime: 772 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024