E premte, 29/03/2024, 07:44
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 18. Vlera e dynjasë (2)

Mësimi 18. Vlera e dynjasë (2)

ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site

Transmetohet nga Xhabiri [radijall-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kaloi nëpër treg, kurse njerëzit ishin tubuar rreth tij. Pastaj kaloi pranë një cjapi të ngordhur me veshë të vegjël, e kapi për veshi dhe tha: "Cili prej jush dëshiron ta marrë për një dirhem?" I thanë: "Askush prej neve nuk jep për të asgjë, çka mund të bëjmë me të?" Pastaj tha: "A doni të jetë juaji?" Thanë: "Pasha All-llahun, edhe të ishte i gjallë ishte me të meta, me veshë të vegjël, e lëre më i ngordhur!" Atëherë tha: "Pasha All-llahun, kjo botë vërtet për All-llahun është më e pavlefshme se sa ky (cjap) për ju". (Muslimi)

Transmetohet nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Sikur të kisha ar sa është Uhudi, do të gëzohesha sikur të mos kalojnë tri ditë e te unë të mos mbetet asgjë, përveç diç për ta paguar borxhin". (Buahriu dhe Muslimi)

Transmetohet nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "I mallkuar qoftë robi i dinarit, robi i dirhemit, robi i kadifes, nëse i jipet kënaqet, nëse nuk i jipet hidhërohet…" (Buhariu).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Xhenneti është burg i besimtarit dhe xhennet i mosbesimtarit". (Muslimi).

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Omeri [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] më kapi për supe dhe më tha: "Qëndro në këtë botë sikur të jeshë i huaj ose kalimtarë". Kurse Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] thoshte: Nëse ngrysesh mos e prit agimin, nëse gdhinë në mëngjesë, mos e pritë mbramjen, mer nga shëndeti jotë për kohën e sëmundjes tënde dhe mër nga jeta jotë për vdekjen tënde. (Buhariu).

Shpjegim:

Shembulli i asaj kafshe të ngordhur tregon për vlerën e dynjasë, gjënë e ngordhur askush nuk blenë, kështu është dynjaja. Kjo botë për besimtarin është vetmin dhe burg, në krahasim me ahiretin. Por besimtari dynjanë duhet ta trajtojë sikur i huaji apo kalimtari.

Dobi:

1. Vlera e dynjasë është po si ajo kafsha e ngordhur.

2. Jep pasuri duke shpërndarë nevojtarëve.

3. Ditët e dynjasë kaloi në kënaqësinë e Allahut.

Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (21/10/2010)
Klikime: 867 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024