E enjte, 28/03/2024, 13:16
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 17. Vlera e dynjasë (1)
Mësimi 17. Vlera e dynjasë (1)
 
ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "…përgëzoni dhe shpresoni atë që ju gëzon. Sepse vall-llahi nuk ju frikohem për varfuri, mirëpo ju frikohem të ju hapet dunjaja e të garoni në te ashtu siç kanë garuar ata që kanë qenë para jush, e të ju shkatërron ashtu si i ka shkatërruar". (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Ajo që i frikohm për ju është se do tu hapen të mirat e kësaj bote dhe zbukurimet e saja". (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Me të vërtetë dunjaja është e ëmbël dhe e gjelbërt, kurse All-llahu ju ka bërë mëkëmbës të vetin në te, andaj shikoni se si do të veproni. Keni drojë dunjanë dhe keni drojë gratë sepse fitneja e parë që i ka goditur izraelitët ka qenë sprova e grave". (Muslimi).

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Do të sjellin një banor të xhehenemit, i cili ka jetuar jetë më të mirë në dunja dhe do ta fusin një herë në xhehenem, pastaj do t’i thonë: a ke parë ndonjëherë të mira, a ke përjetuar ndonjëherë nonjë dhunti? Ai do të thotë: kurrë o Zot. Pasta do të sjellin një njeri prej banorëve të xhennetit, i cili ka jetuar jetë më të vështirë në dunja dhe do ta fusin një herë në xhennet dhe do t’i thonë: a ke parë ndonjëherë të keqe, a ke vuajtur ndonjëherë? Ai do të thotë: jo, kurrë o Zot, ska vuajtur as që kam përjetuar të këqija". (Muslimi).

I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kjo botë (dunjaja) ndaj botës tjetër (Ahiretit) është sikur kur njëri prej jush ta vendosë gishtin e tij në det, pastaj le të shikojë me çka i kthehet (nga uji i detit)". (Muslimi)

Shpjegim:

Dynjaja me gjithçka që përmban është e hapur për të gjithë, zaten edhe mundësia për të garuar ka bërë që shumë para nesh të humben e të shkatërrohen. Ajo është e këndshme por edhe një sprovë e madhe, pasi që ajo (dynjaja) dhe gratë kanë kapluar edhe izraelitët dhe ata janë shaktrruar. Nuk duhet harruar se hadithet profetike na mësojnë se ajo ka pak vlerë në krahasim me botën tjetër.

Dobi:

1. Frikohu prej dynjasë se ajo mund të të humbë.

2. Ajo është sprovë për të gjithë.

3. Një vuajtje në xhehnem, ti shfuqizon kënaqësitë e dynjasë.

Allahu im! Mos ma humb ahiretin për shkak të dynjasë.
 
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (21/10/2010)
Klikime: 742 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024