Mësimi 14. Dhikri – përmendja e Allahut - Mësime ditore - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E mërkurë, 07/12/2016, 09:36
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 14. Dhikri – përmendja e Allahut

Mësimi 14. Dhikri – përmendja e Allahut

ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site
 
Allahu i Lartësuar thotë:

"O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh". (El-Ahzab: 41).

"…shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh". (El-Ahzab: 35).

Nga Ebu Derdai [radijall-llahu anhu]. transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "A nuk doni t’u lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që është më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit: që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju u mëshoni në qafë dhe ata u mëshojnë në qafë preni atyre kokat?" (As’habët) kanë thënë: "Gjithsesi!" (Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]) ka thënë: "(Kjo është) Përmendja e All-llahut". (Tirmidhiu; Hakim Ebu Abdull-llahu thotë se transmetimet janë sahih)

Nga Ebu Musa [radijall-llahu anhu], i cili thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Shembulli i atij që e përmend All-llahun dhe atij që nuk e përmend, është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit". (Transmeton Buhariu)

Nga Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu], i cili thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: Unë jam te mendimi i mirë i robit tim, Unë jam me te gjersa ai më përmend Mua, nëse më përmend në vehte, e përmendi në Vehten Time, nëse më përmend në ndonjë tubim, e përmendi në tubim më të mirë se ai, nëse më afrohet një pëllëmbë i afrohem një llërë, nëse më afrohet një llërë, i afrohem një pash, nëse më vjen duke ecur, i vijë duke nxituar". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Shpjegim:

Allahu i Lartësuar na kujton neve që ne Atë ta kujtojmë sa më shpesh, që ne ta fitojmë faljen dhe mëshirën e Tij nëpërmjet "dhikrit". Përkujtimi Allahut është njëra ndër veprat e mira dhe më të vlefshme se sa pasuritë e llojllojta. Ata që dëshirojnë të jenë në përmendjen e Allahut dhe afër Tij le të bëjnë "dhikër" e dhikri më i mirë është fjala e Tij, Kurani.

Dobi:

1. Mos harro; je urdhëruar ta përkujtosh Alalhun.

2. Përkujtuesit e Allahut janë të falur.

3. Kush e përmendë Allahun, Ai e përmendë atë.

Allahu im! Ma bën rizk përmendjen Tënde dhe më përmend mua në veten Tënde.
 
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (18/10/2010)
Klikime: 469 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016