E shtunë, 20/04/2024, 05:00
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 12. Mbështetja në Allahun e Lartësuar (1)
Mësimi 12. Mbështetja në Allahun e Lartësuar (1)
 
ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site

All-llahu I Lartësuar thotë:

"Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë,...". (El-Furkan: 58).

"...Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë". (El-Maide: 23).

"...pra, besimtarët le t’i mbështeten vetëm All-llahut". (Ibrahim: 11).

"...Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!". (El-Mumtehine: 4).

"E ti pra, mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt". (En-Neml: 79).

"...mbështetju All-llahut, të mjafton All-llahu si mbështetës". (En-Nisa: 81).

"E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë)". (Ibrahim: 12).

" "Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!". (Ali Imran: 173).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "do të hynë në xhennet 70000 nga ummeti im pa llogari. Thanë: kush janë ata? Tha: "ata që nuk shërojne me kej- zjar, nuk kërkojnë tu bëhet rukje dhe Zotit të tyre u mbështeten". Ukasheja tha: Lutju Zotit që të jem prej tyre. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Ti je prej tyre. Pastaj u ngrit një njeri tjetër dhe tha: o Pejgamber, lutu që të jem prej tyre. Tha: ta kaloj Ukasheja". (Buhari dhe Muslim).

Omer ibn Hattabi [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Po t’i mbështeteshit All-llahut me të vërtetë, do t’ju furnizonte ashtu sikurse furnizon shpenzën; del me bark të zbrazur dhe kthehet e ngopur". (Hadithi është sahih, e transmeton Tirmidhiu)

Shpjegim:

Kush është besimtarë i sinqertë i mbështetet vetëm Allahut të Lartësuar, vetëm te Ai është i kthyer, padyshim që siguria e plotë është vetëm te Ai. Allahu mjafton për robin që të jetë mbrojtësi i vetëm.

Mbështetja në Allahun e Lartësuar është sebep për të hyrë në xhenet. Mbështetësit e denjë në Allahun kanë mundësinë e fitimit edhe më të madh të rizkut (furnizimit).

Dobi:

1. Mbështeu vetëm në Allahun.

2. Të mjafton vetëm Ai për mbështetës.

3. Mbështetja në Allahun, ta mundëson hyrjen në xhenet pa llogari.

Allahu im! Më bën të mundur mbështetjen Tënde, vetëm Ty të jam mbështetur.
 
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/10/2010)
Klikime: 856 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024