Mësimi 10. Ditët e Bajramit - Mësime ditore - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 04:46
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 10. Ditët e Bajramit
Mësimi 10. Ditët e Bajramit
 

Xhabir Ibën Nufejriu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: Shokët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur takoheshim ditën e Bajramit i thoshin njëri tjetrit: Tekabel Allahu mina ue minke – Allahu na i pranoftë neve dhe juve. (Ibën Haxheri ka thënë se zinxhiri i hadithit është hasen - i mirë).

Transmeton Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) dhe thotë: "Etiopasit luanin në prezencë të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ditën e Bajramit dhe ndërsa unë u ngjita mbi supet e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) t’i shikoj ata, derisa u ngopa duke i shikuar pastaj u larguam."(Transmetojnë Shejbani, Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi)

Transmetohet nga Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ai merte tekbire në ditët e teshrikut me këto fjalë: Allahu ekber la ilahe il-Allah uAllahu ekber Allahu ekber ue lilahil-hamd. (Transmeton Ibën ebi Shejbeh 2/167 në zinxhir sahih-autentik)

Esuedi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: Abdullahu (Ibën Mesudi) merrte tekbire prej namazit të sabahut në ditën e bajramit deri në namazin e ikindisë në ditën e e therjes së kurbaneve dhe thoshte: Allahu ekber Allahu ekber la ilahe il-Allah vAllahu ekber Allahu ekber ue lilahil-hamd.(Transmeton Ibën Ebi Shejbeh me zinxhir sahih-autentik)

Kurse nga Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka transmetim për të se: Ai merrte tekbire prej në mëngjesin e ditës së arafatit deri në namazin e drekës së ditës së fundit të teshrikut.(Transmeton Ibën Ebi Shejbeh me zinxhir hasen- i mirë)

Shpjegim:

Ditët e bajramit janë ditë feste dhe gëzimi kështu që myslimanët duhet të urojnë njëri tjetrit me dua dhe lutje. Gjithashtu edhe gjatë këtyre ditëve duhet të madhërohet Allahu i Lartësuar me tekbira.

Dobi:

1. Uroni me lutjen: "Allahu na i pranoftë neve dhe juve."

2. Dëfrimi dhe argëtimi në suaza të së lejuarës.

3. Madhëromi i Allahut prej ditës së Arafatit deri në ditën e katërt të Bajrmait.
 
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/11/2010)
Klikime: 419 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016