E martë, 19/03/2024, 08:35
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi16. Jeta e kësaj bote
Mësimi16. Jeta e kësaj bote
 
ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site

Allahu i Lartësuar thotë:

"Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne u sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë". (Junus, 24).

"E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që ëshë si një ujë (shi) që Ne e lëhsojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshëtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahuka fuqi për çdo send. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë". (Kehf, 45-46).

"Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues". (Hadid, 20).

"Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, padyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinin". (Ankebut, 64).

Shpjegim:

Allahu i Lartësuar sjellë shembullin e kësaj bote si shiun e zbritur ku më pas përfitojnë bimët, njerëzit dhe gjallesat tjera. Por atë që e mbin toka një ditë edhe zhduket. Jetën e kësaj bote e zbukurojnë pasuria dhe fëmijët, por këto janë lojë dhe jeta në këtë botë nuk është tjetër vetëm se lojë, kështu Allahu e quan. Po sikur ta dinin njerëzit se jeta e ahiretit po ajo është e vërtetë.

Dobi:

1. Shiu jep gjallëri tokës, por ajo pamje e bukur një itë përfundon.

2. Mos të habisin pasuria dhe fëmijët

3. Puno për ahiretin, për jetën e përhershme.
 
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (20/10/2010)
Klikime: 932 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024