E mërkurë, 24/04/2024, 04:49
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Hyrje, "Mësime ditore" nga Ulvi Fejzullahu

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! 

ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site

Lavdia i takon Allahut, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Mëshirës, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem.

Të nderuar lexues!

Eselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.

E lus Allahun e Lartësuar që mëshira dhe falja e Tij le të jetë mbi ju në të dy botët.

Me lejen e Allahut të Lartësuar dhe me ndihmën e Tij do të fillojmë me projektin modest "Mësime ditore”. Lexuesve do t’i ofrojmë mundësinë që ata për çdo ditë t’i lexojnë mësimet e ndryshme të Islamit, duke përfshirë besimin, rregulla, dispozita, etikë, mirësjellje, këshillim, etj..
Mësimi do të jetë i versionit të shkurtër që fillon me një ose më shumë ajete nga Kurani apo një apo më shumë hadithe nga syneti. Më pas do të pasoj një shpjegim shumë i shkurtër dhe përmbyllja vjen duke nënvizuar disa dobi.
Mësimet e përgatitura janë nxjerrë dhe seleksionuar nga librat e shumta, referencat janë të shumta dhe të llojllojta. Kurse libri bazë për idenë e projektit në fjalë është libri "Ed-durusul jevmijetu, minse-suneni vel-ahkamish-sheriati” të autorit: Rashdi bin Husejn Abdulkerim
Të nderuar lexues (dëgjues)!
Unë vetëm kam bërë një përzgjedhje dhe seleksionim të materialit duke bërë një rirenditje dhe riradhitje të temave, përkthim dhe përshtatje të nevojshme, dhe asgjë më tepër.
E lus Allahun e Lartësuar të më jap ihlas (sinqeritet) në fjalë dhe vepra. Dëshiroj që besimtarët dhe të tjerët të përfitojnë, dhe nga përfitimi i tyre të përfitoj edhe unë në sevape.
Qëllimi i projektit "Mësime ditore” është që në çdo shtëpi të lexohet për çdo ditë nga një mësim i shkurtër që merr kohë vetëm pesë minuta. Shpresojmë qe në një të afërme të shkurtër, këto mësime të tubohen në një libër.
E rëndësishme për mua është që Allahu të jetë i kënaqur me këtë punë modeste. Allahu im më jep sinqeritet në fjalë dhe vepra, të jashtme dhe të brendshme.
I falënderoj të gjithë ata që po kontribuojnë në realizimin e këtij projekti. Allahu i shpërbleftë me të mirat e Tij në të dy botët. Edhe një herë na kujtoni dhe mos na harroni në dua-lutje.

Weselamu alejkum.

Ulvi Fejzullahu
Bujanoc

Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (29/09/2010)
Klikime: 887 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024