E martë, 23/04/2024, 14:50
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Mëkatet
Mëkatet



Ajo cfarë duhet të dihet është se mëkatet janë të dëmshme për zemrën e njeriut dhe e dëmtojnë atë sic e dëmton helmi trupin varësisht prej gradës së tyre. Të gjitha të këqiat dhe sherret që vijnë në këtë dynja dhe ahiret vijnë si pasojë e mëkateve.
Kush i nxori dy prindërit tanë prej xhennetit, nga vendi i kënaqësive dhe begatisë për në vendin e vuajtjeve, dëshpërimit dhe fatkeqësisë.

Kush e nxori Iblisin nga vendbanimi i qiellit? Kush e shëmtoi pamjen e tij, Ia ndërroi afërsinë me largësinë, mëshirën me mallkimin, bukurinë me shëmtimin, xhennetin me zjarrin, imanin me kufrin, dashurinë me armiqësinë, petkun e imanit me petkun e kufrit dhe kundërshtimit. Allahu e poshtëroi atë e nxori nga mëshira e Tij, e kaploi hidhërimi i Tij. Ai zgjodhi si komandant veten e tij pas gjithë atij adhurimi. Kush i fundosi të gjithë banorët e tokës deri sa uji arriti në majë të kodrave?

Kush bëri që të mbizotërojë era e fortë mbi popullin e Adit e cila i bëri të vdekur mbi sipëfaqen e tokës sikur të ishin pemë hurme të shkulura, shkatërroi banimet e tyre, mbjelljet e tyre, deri sa u bënë si shembull për popujt deri në ditën e kijametit?
Kush ia dërgoi britmën popullit të Themudit deri sa ju copëtuan zemrat dhe vdiqën të gjithë?
Kush e ngriti fshatin e (homoseksualëve) Lutit saqë edhe melekët i dëgjuan lehjet e qenëve të tyre, më pas e përmbysi dhe ju zbriti nga qielli shi gurësh dhe u shkatërruan të gjithë, ky dënim nuk i ka zbritur ndonjë populli tjetër përvec tyre?
Kjo për zullumqarët nuk është e largët.
Kush dërgoi mbi popullin e Shuajbit retë e dënimit, kur arritën mbi kokat e tyre lëshuan shi të zjarrtë?

Kush e fundosi firaonin dhe popullin e tij në det më pas shpirtërat e tyre i dërgoi në xhehennem?
Kush e shfarosi Karunin dhe shtëpinë, pasurinë dhe familjen e tij?
Kush e shkatërroi popullin e Salihut me ushtimë derisa i shkatërroi të gjithë?
Ali bin Xhadi ka thënë: Na ka treguar Shabetu bin Amru bin Murrah i cili ka thënë: E kam dëgjuar Ebu El Buhter duke thënë: Më ka lajmëruar dikush që e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut - paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - duke thënë: "Nuk do të shkatërrohen njerëzit derisa të mos kenë justifikim për gjynahet e tyre të bëra” (Ahmedi)

Në musnedin e Ahmedit në hadithin e Ummu Selemes e cila ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut - paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - duke thënë: "Nëse shfaqen gjynahet te ummeti im, dënimi i Allahut do t’i përfshijë të gjithë” I thashë: "O i Dërguari i Allahut a nuk do të ketë njerëz të mirë, në mesin e tyre?” Tha: "Po” I thashë: "Si do të veprohet me ta?” Tha: "Ata do t’i kaplojë ajo që i kaplon njerëzit, e më pas do të shkojnë drejt faljes dhe kënaqësisë së Allahut” (Ahmedi)

Në Musned në hadithin e Theubanit i cili thotë se i Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - ka thënë: "Njeriu privohet prej rrizkut për shkak të veprimit të makateve.” (Ahmedi) Prej tij gjithashtu transmetohet se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - ka thënë: "Do të vijë koha kur të gjithë popujt do të mblidhen kundër jush, ashtu sic mblidhen egërsirat rreth ushqimit të tyre” E pyetën: Për shkak të numrit tonë të vogël? Ai u përgjigj: Atëherë numri juaj do të jetë i madh, por do të jeni si shkuma e ujit që vërshon. Nga zemra e armikut tuaj do të hiqet frika ndaj jush, ndërsa në zemrat e juaja do të vihet vehni. I thanë: "Cfarë është vehni? I Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - tha: "Dashuria ndaj dynjasë dhe urrejtja për vdekjen” (Ahmedi)

Enesi tregon se i Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - ka thënë: "Kur u ngjita në miraxh, kalova te një popull të cilët kishin thonjë prej bakri, me të cilët gërvishnin fytyrat e tyre dhe gjokset e tyre. Pyeta: "Kush janë këta o Xhebrail?” Ai m’u përgjigjë: "Këta janë ata që hanë mishin e njerëzve dhe cënojnë nderin e tyre” (Ebu Davudi dhe Ahmedi)

Jahja bin Muadhi Er Razi ka thënë: "Habitem nga një njeri me mend, i cili në dua thotë: O Zot, mos i bëjë armiqtë që të gëzohen prej meje, dhe më pas ai vepron në atë mënyrë që cdo armik të gëzohet me të. E pyetën: "Si është e mundur kjo?” Ai u përgjigj: "Ky njeri nuk i bindet Allahut dhe si rrjedhojë, në ditën e gjykimit gëzohen me të”

Dhen-Nuni ka thënë: "Kush e tradhëton Allahun (me gjynah ndaj tij) në fshehtësi , Allahu ia gris mbulesën atij kur të shfaqet para krijesave”

Nga arabishtja- Merita Rexha
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (31/12/2010)
Klikime: 1071 | Ranguar: 4.0/5
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024