E shtunë, 20/04/2024, 04:12
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Mbi sëmundjet e zemrës
 
Mbi sëmundjet e zemrës

 
Dy studime të reja në fushën e sëmundjeve të zemrës tregojnë se vetëm ulja e nivelit të kolesterinës mund të mos jetë hap i mjaftueshëm për parandalimin e një goditjeje në zemër. Shkencëtarët kanë vënë re se krahas nivelit të lartë të kolesterinës, është edhe niveli i inflamacionit të arterieve që shton rrezikun e goditjeve në zemër. Çdo vit qindra mijëra njerëz pësojnë goditje në zemër apo bllokim të artereve koronare, pavarësisht nga niveli normal i kolesterinës.
 
Doktor Steven Nisen i klinikës së Klevelandit thotë se duke parë nivelet e kolesterinës si dhe nivelin e inflamacionit brenda artereve të pacientit u shpjeguan disa probleme. Gjithnjë e më shpesh po vihet re se kur arteret përbrenda janë të prekura apo të acaruara, kolesterina dhe pllakëzat e kanë më të lehtë për t’u grumbulluar përgjatë mureve të brendëshme të artereve.
 
Me kalimin e kohës inflamacioni ose ky acarim mund të bëjë që pllakëzat të pësojnë frakturë, duke bllokuar qarkullimin e gjakut, gjë që bëhet shkak për goditje në zemër. Doktor Paul Riker i spitalit Brigham thotë se të dhënat e reja tregojnë se ulja e shkallës së inflamacionit pakëson dukshëm rrezikun nga goditjet në zemër. Në studim u morrën në shqyrtim pacientë që kishin pësuar goditje në zemër dhe që përpiqeshin të shmangnin një goditje të dytë.
 
Gjatë studimit, niveli i kolesterinës ra dukshëm, ndërsa me uljen e nivelit të inflamacionit, rreziku ndaj goditjeve në zemër pakësohej me 50 përqind.Shkencëtarët thonë se niveli i inflamacionit të artereve mund të matet nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku. Niveli i inflamacionit mund të ulet nëpërmjet ilaçeve si dhe nëpërmjet dietave, rënies nga pesha, ushtrimeve fizike dhe heqjes dorë nga duhani dhe alkooli.

Përgatiti: Astrit Lulushi

Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: shpend-xhelili (19/04/2010)
Klikime: 940 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024