Mashtrimet e shejtanit - Artikuj - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 04:47
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Mashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanit

 
Shejtani është i etur për t’i larguar njerëzit prej veprave të mira, t’ua devijojë vëmendjen nga feja e Allahut dhe t’i joshë ata për të bërë të këqija.

O njerëz! Frikësohuni Allahut dhe binduni Urtësisë së Tij absolute në të cilën Ai zgjodhi si të dërguar prej melaqeve dhe prej njerëzve atë çka Ai pëlqeu në kohë dhe vende të caktuara. Allahu e favorizoi Mekën prej të gjitha vendeve si dhe e bëri Medinën vendbanim për shpërnguljen e Profetit të tij, pastaj Bejtul-Makdisin ose Jerusalemin, i bëri vendbanime të shumicës së profetëve. Allahu gjithashtu favorizoi disa muaj, ditë dhe net mbi të tjerat; dita më e mirë në të cilën lind dielli është e premtja; nata e Kadrit në Ramazan është më e mirë se njëmijë muaj, etj. Diçka duhet të mbahet e vlefshme kur Allahu e vlerëson atë.

Numri i muajve në vit është dymbëdhjetë prej kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën, siç përmendet në Librin e Allahut. Në mes tyre janë katër muaj të shenjtë: Dhul-Ka’deh, Dhul-Hixheh dhe Muharrem – të cilët janë të njëpasnjëshëm dhe muaji Rexheb i cili gjendet në mes Xhumada El-Ahireh dhe Shabanit.

Dijetarët islamë kanë pohuar se shpërblimi për veprat e mira është i shumëfishuar në kohën dhe vendet të cilat janë të favorizuara nga Allahu; njësoj, veprat e këqija do të konsiderohen më të rënda në kushte të caktuara. Argument për këtë nga Libri i Allahut është thënia e Tij që do të thotë:

"Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: "Lufta në të është e madhe (mëkat i madh), por pengimi nga rruga e Allahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha tek Allahu. E provokimi (kundër muslimanëve) është edhe më i madh se mbytja. Ata do t'u luftojnë juve vazhdimisht për t'ju zmbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. E kush zmbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si jobesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në të do të qëndrojnë përjetshëm.” (El-Bekare, 217)

Përsa i përket Mesxhid El-Haramit ose Xhamisë së Shenjtë në Mekë, Allahu thotë:

"S'ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së Allahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe, kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t'ua shijuar një dënim të hidhët.” (Haxhxh, 25)

O njerëz! Ju po i jetoni këta muaj të shenjtë, kështu që mos e dëmtoni veten gjatë tyre. Qëndroni në kufijtë e përcaktuar nga Allahu, përmbushni obligimet e Tij, shmanguni ndalesave të Tij dhe përmbushni të drejtat e Zotit tuaj dhe të njerëzve. Dijeni se shejtani e ka marrë përsipër përdorimin e tërë fuqisë dhe mjeteve me qëllim për t’i joshur robërit e Allahut në punë të këqija, përveç atyre që janë të sinqertë ndaj Tij.

Shejtani është i etur për t’i larguar njerëzit prej veprave të mira, t’ua devijojë vëmendjen nga feja e Allahut dhe t’i joshë ata për të bërë të këqija. E, nëse shejtani e vëren se njeriu është i prirë për të bërë të mira, ai do të përpiqet që t’i kundërvihet dhe ta pengojë atë për nga kryerja e saj duke i përdorur të gjitha mjetet e mundshme. Nëse ai dështon, ai do të tentojë shpejt ndonjë mënyrë tjetër dhe kështu me radhë. Shejtani nis ta josh njeriun për t’i bërë mëkatet më shkatërruese. Nëse ai dështon, ai do të provojë me mëkate më pak të rrezikshme. Dikur ai ia arrin ta josh njeriun në mëkat, ai do ta mashtrojë atë duke e vonuar pendimin dhe ta bind atë t’i shoh mëkatet e tij si të vogla dhe së shpejti ai do të dorëzohet, por në realitet, ajo ditë nuk do të kthehet më.

Pas nënvlerësimit të një mëkati, do të bëhet më e lehtë të biesh në mëkate më të rënda, derisa personi përfundimisht ta lejë fenë. Profeti, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, përmendi këtë rënie graduale në mëkate kur tha:
"Ruajuni nga mëkatet e vogla, të cilat, për shembull, janë si (një grup) njerëz të cilët shkojnë në mesin e luginës dhe mbledhin drunj, secili duke u kthyer me një shkop të drurit (kështu që në fund, ato janë mjaft) për të gatuar bukën e tyre. Kur personi i cili lëshohet në kryerjen e mëkateve të cilat ai i nënvlerëson, ato (në këtë mënyrë mblidhen dhe) do ta lënë të shkatërrohet.”

Robër të Allahut! Ruajuni nga mashtrimet e shejtanit dhe planeve të tij djallëzore meqenëse ai merr rrugë të ndryshme për t’i joshur njerëzit, për më tepër mbjell dyshime në shpirtrat e tyre rreth unitetit të Allahut, duke i devijuar ata nga falja e namazit dhe duke i lënë ata t’i mbajnë ato (namazet) si të parëndësishme, i nxisin ata ta fshehin Zekatin ose ta shpenzojnë atë në rrugë të ndryshme e jo në fondacionet e përcaktuara për shpërndarje duke i joshur ata për t’u kënaqur në vepra dhe për të thënë se shpërblimi i agjërimit të tyre është i pavlefshëm, pengimi i tyre për ta kryer Haxhillëkun duke e vonuar atë deri sa vdekja i arrin ata pa e kryer atë, duke iu ngreh kurthe në gjëra të pakëndshme dhe duke i maltretuar prindërit e tyre, duke i ashpërsuar lidhjet me të afërmit, duke i tërhequr në pasiguri duke kryer mashtrime dhe duke i tradhtuar dhe i tërheqin ata për të kërkuar para në mënyrë ilegale duke përfshirë marrjen e kamatës, ryshfetit, etj.

Pasi shejtani e josh njeriun, ai e braktis atë në momentin më kritik kur ai është në varfëri të skajshme – kur ka nevojë të skajshme për ndihmë. Dëgjoje thënien e shejtanit rreth mashtrimit të Ademit dhe Havës, paqja e Zotit qoftë mbi ta, derisa ata jetuan në kopshtin e Parajsës-Xhenetit dhe ishin ndaluar të hanë prej të gjitha frutave përveç atyre prej drurit të veçantë:
"(Ne i thamë) O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zullumqarëve (të vetvetes suaj).” (El-A'rafë, 19).

Shejtani i joshi ata:
"Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t'ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve atë pemë vetëm që të mos bëheni melekë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshmëve. Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: unë jam këshillues për ju. Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan të mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) Xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): "A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i haptë për ju?!"” (El-A'rafë, 20-22).
Kjo nënkupton se shejtani i joshi ata dhe prandaj Allahu i uli ata prej gradës më të lartë të bindjes. Dëgjoni mashtrimin e shejtanit të Kurejshve kur ai i nxiti ata të shkojnë në Bedër për t’i luftuar besimtarët dhe pastaj i braktisi ata. Allahu thotë, kuptimi i thënies:     
"Përkujto (Muhamed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe tha: "S'ka kush që mund t'ju mposhtë sot juve, unë jam mbrojtës Juaji!" E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: "Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër.” (El-Enfalë, 48)

Dëgjoni braktisjen e shejtanit prej njeriut pasi e mashtron atë: Allahu thotë, kuptimi i thënies:
"Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: "Refuzo besimin!", e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: "Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë! Dhe ashtu, ata të dy do të përfundojnë në zjarr përgjithmonë. Ai është ndëshkim i zullumqarëve.” (El-Hashr, 16 dhe 17) dhe gjithashtu:

"E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të Xhennetit dhe të Xhehenemit në të, xhehenemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: "Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'ju detyrojë), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, po qortoni veten. Unë nuk mund t'ju shpëtojë juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.” (Ibrahim: 22).

Robër të Allahut! Kur ndieni në veten tuaj ngurrim për të bërë vepra të mira dhe pakujdesi ndaj veprave tuaja të këqija, kjo është rezultat i joshjes së shejtanit. Nëse ndiheni në këtë mënyrë, ju duhet ta kërkoni mbrojtjen e Allahut prej shejtanit.

Allahu thotë, kuptimi i thënies:
"E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di. Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun) dhe atëherë shohin (të vërtetën).” (El-A'rafë, 200 dhe 201).


                                                           Përktheu: Fexhrie Kaçiu 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (12/10/2010)
Klikime: 1046 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016