E shtunë, 20/04/2024, 01:24
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Lidhja në emër të Allahut
Lidhja në emër të Allahut

 
Vëllezër dhe motra në Islam.
A keni menduar ndonjëherë se po të mos ekzistonte etja a do të ndjenim 
aq shumë shijen dhe ëmbëlsinë e ujit?!

Mëshira e Allahut, elhamdulilah, njëra nga begatitë e panumërta është 
edhe afërsia me motra dhe vëllezër në Islam. Lidhje shumë e veçantë aq 
sa shpeshherë as që shpjegohet me fjalë. Të miqësohesh për hir të Allahut 
është njëjtë si të shuash etjen nga burimet e kristalta...

Nëse ende nuk jeni të afruar me vëllezër dhe motra në Islam, jeni shumë më të 
"varfër”, më të mbyllur dhe më të mangët.

"Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri tjetrit, përveç atyre që 
ishin të sinqertë në miqësi.
 (Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të 
Zotit, u thuhet): "O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të 
jeni të pikëlluar!”
 (Ez-Zuhruf: 67-68)

Transmetohet prej Omer Ibën Hattabit, se ka thënë: "I Dërguari i Allahut ka 
thënë: "Ka disa njerëz, të cilët nuk janë as të dërguar e as dëshmorë, por në 
Ditën e Gjykimit do t’ua kenë lakmi të dërguarit dhe dëshmorët për pozitën e 
tyre te Zoti.
” Shokët i thanë: "O i dërguar i Allahut, na trego kush janë ata?” 
Ai u përgjigj: "Ata janë njerëzit të cilët janë dashur mes veti në emër të Zotit, 
pa pasur lidhje fisnore mes vete, e pa pasur ndonjë interes material të 
përbashkët. Betohem në Allahun, fytyrat e tyre me të vërtetë janë dritë, ata 
janë mbi dritë, nuk frikohen kur frikohen njerëzit, e as që dëshpërohen kur 
dëshpërohen njerëzit
.” Dhe e lexoi ajetin: "Ta keni të ditur se të dashurit e 
Allahut
 (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje.”  
(Junus, 62) /Transmeton Ebu Davudi/

Dhuntitë e miqësisë, selame të shumta, komunikime të lirshme, syçka e 
buzëqeshje të çiltra, pjekuri, këshilla të sinqerta, afërsi, plotësim i vetvetes. 
Bile, kur ju flet, nganjëherë aq afër ndihesh, thuajse i pëshpërit vetvetes. 
Të mbushur jetë, gjallëri, optimizëm, reflektime tejet pozitive. Me të vërtetë, 
kjo është vetëm dhe vetëm mëshira e Allahut.
 
 
Shkruar nga Burbuqe Rexha
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (19/11/2010)
Klikime: 1020 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024