E martë, 23/04/2024, 21:48
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Kush i shuan të këqijat dhe të jep lumturinë?
Kush i shuan të këqijat dhe të jep lumturinë?

 
Pa dyshim se ky transformim kaq i madh dhe i cili mund t’i plotësojë të gjitha pa anashkaluar as më të voglën gjë, është vetëm Islami apo Kushtetuta e Islamit.   


Allahu i Lartësuar, zotëruesi i mirësisë dhe i favoreve të pafund, veprat e të cilit janë plot urtësi, ka krijuar njerëzit dhe ka vënë si synim t’u tregojë atyre rrugën e lumturisë së dy botëve. Parimet, urdhrat dhe ndalimet që çojnë në rrugën e lumturisë, i ka bërë të njohura me anë të njerëzve të zgjedhur nga radhët e njerëzimit, të cilët ishin komunikuesit e të vërtetës me fjalë dhe zbatuesit e saj në vepër (praktikë).

Allahu tregon qartë në Librin e Tij të fundit, Kur’anin famëlartë, se të dërguarin e fundit Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e dërgoi si kujdestar mbi besimin dhe veprimin e të gjithë njerëzve, si lajmërues të fundit për ndëshkim për veprime të këqija, si thirrës të njerëzve për në vendin e lumturisë. Këtë të dërguar e bëri si një diell që shpërndan rrezet e dritës në rrugën e drejtë të shpëtimit.

Nuk mund të mohojmë se sot jo vetëm Ballkani apo Evropa ndodhet e mbërthyer në një luftë të madhe, në një grindje e rrëmujë të përgjithshme. Një kaos të tillë e ndoshta edhe më të rëndë po e përjeton e tërë bota, e cila po përpëlitet nën kthetrat e anktheve dhe dhimbjeve të mëdha.

Botës islame të mirëfilltë nuk ia huton mendjen edhe aq shumë kjo krizë e ky kaos, ngaqë para katërmbëdhjetë shekujve krizën shpirtërore të njerëzimit e pat përshkruar kështu Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të:

"Unë ndodhem me njerëzit në raporte të tilla si të atij njeriut që, pasi ka ndezur një zjarr, sheh se pasi ndriçohet mjedisi përreth, flutura dhe insekte kureshtare ndaj zjarrit kërkojnë të hidhen në të; njeriu përpiqet t’i pengojë por pa sukses; fluturat dhe insektet marrin vrullin drejt zjarrit. Ndërsa njerëzit e hedhin veten me shpejtësi në fatkeqësinë e përjetshme, unë ju mbërthej juve për beli e mundohem t’ju shpëtojë.” (Buhariu & Muslimi).

Ndërsa njerëzimin e ditëve të sotme e shohim se si vrapon me shpejtësi drejt fatkeqësive dhe digjet mes flakëve. Le të pohojmë dhe pranojmë se teknika që solli shkenca eksperimentale e shekullit XX dhe kjo e shekullit XXI, që është çdo ditë e më në zhvillim, ka siguruar rehatinë e disave, mirëpo kjo shkencë në asnjë mënyrë nuk ka siguruar lumturinë e njerëzimit.

Vallë a nuk po e shohim "botën e qytetëruar” që zotëron pamjen e jashtme të jetës tokësore, e që është plotësisht e paditur për amshueshmërinë, se si përpëlitet dhe rënkon nga dhimbjet therëse të padurueshme të imoralitetit dhe pamundësisë për të kënaqur vetveten? A nuk të bën të mahnitesh nga çirrmat e saj se kinse është e drejtë, e pasur, dominuese e zotëruese, se si vuan nga krizat e brendshme të pakënaqësisë? Dhe as këto që i thamë e as besimet e tyre nuk po mundin t’i qetësojnë e t’i bëjnë të lumtur.

Kjo botë e tërë, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë e të qindtë të sekondës, deshi apo s’deshi është në një udhëtim të pa-kthim drejt jetës së amshueshmërisë, drejt asaj Ditës së Madhe të llogaridhënies, kurse një pjesë e madhe e saj e kanë fytyrën të kthyer në kah të kundërt, me bindje se nuk ka përjetësi.

Çdo njëri prej nesh që e ka të mbjellë në shpirt Sunnetin e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe ndien përgjegjësinë për zbatimin e tij në thirrje për shpëtim, vjen në përfundim se të vërtetat e hidhura e kanë mbuluar botën, pa kursyer edhe disa të ashtuquajtur myslimanë. E dimë se ky njerëzim ka nevojë për një transformim të madh. Një transformim që do t’i ndalte epshet, që do t’i qetësonte ankthet, që do t’u sillte prehje zemrave. Një transformim që do ta vinte çdo gjë në vendin e vet, që do t’i jepte hakun çdo qenieje e që do ta mësonte çdonjërin se si çdo mjet të përdorej në mënyrën e duhur.

Pa dyshim se ky transformim kaq i madh dhe i cili mund t’i plotësojë të gjitha pa anashkaluar as më të voglën gjë, është vetëm Islami apo Kushtetuta e Islamit.

Nuk ka dyshim se detyra e shenjtë për thirrje u është lënë përgjithësisht muslimanëve, mirëpo barrën e veçantë të saj e bart elita e tyre (hoxhallarët).

Për këtë që themi, s’do mend se mbështetemi në versetin kur’anor të kaptinës Bekare:

"Dhe ashtu (sikur u udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk është që t'ua humbë besimin tuaj. S'ka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve. " (2: 143)

Dhe, pastaj ngarkohemi edhe ne të gjithë pa dallim gjinie, nga verseti 104 i kaptinës Ali Imran, në të cilin Allahu i Madhëruar thotë:

"Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.”

Pra, për më se mbi një miliardë myslimanë që ndodhen në vende të ndryshme të rruzullit tokësor, detyra dhe përgjegjësia për transformim të njerëzimit mbetet e pashmangshme.

Për t’u shkarkuar nga kjo përgjegjësi, kërkohet nga ne që me të madhe të përballemi me luftën shpirtërore me njerëzimin që të arrijmë në kulmimin e asaj që ka thënë i dërguari i njerëzimit, Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur është pyetur se ç’është besimi?

Përgjigja e të dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte:

"Kur e mira të gëzon dhe e keqja të hidhëron, atëherë je besimtar”.

Dhe, më pastaj kur përsëri u pyet nga po i njëjti njeri se ç’është mëkati, ai, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha:

"Është ajo gjë që, po të ngacmoi përbrenda dhe të preku në ndërgjegje, duhet ta braktisësh!”  (Ahmed Ibën Hanbeli).

Pra, ta arrijmë edhe ne këtë, që gjithsecilin prej nesh ta shqetësojë sinqerisht kjo përgjigje e të dërguarit tonë, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Për fund, lus Allahun e Madhëruar të na mundësojë arritjen e transformimit dhe kthimin e njerëzimit në Islam. Amin!
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (12/10/2010)
Klikime: 633 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024