E shtunë, 20/04/2024, 15:58
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Kujt do t'i takojë gruaja në xhenet?

 

Pyetja:

Në fillim desha t’ju përgëzoj për webfaqen, lusim Allahun që t’ju shpërblejë me xhenetin Firdeus për mundin që po jepni në shërbim të ngritjes së vetëdijes fetare dhe njohjen e parimeve islame edhe përmes internetit. Jam një student i ekonomisë. Desha t’ju bëj një pyetje: Nëse një njeri i devotshëm martohet me një vajzë të devotshme, mirëpo për shkaqe të ndryshme martesa e tyre nuk ka jetë të gjatë, ngase vdes burri (qoftë nga ndonjë sëmundje normale apo burri i është bashkangjitur xhihadit) dhe martesa e tyre përfundon. Ndërsa gruaja pasi të kalojnë muajt e pritjes, ajo prapë martohet me dikë që supozojmë që është edhe ai njeri i devotshëm dhe ata jetojnë së bashku derisa t’i ndajë vdekja (deri në pleqëri). Gjithashtu supozojmë që këta tre robër të Allahut e kanë fituar kënaqësinë e Allahut dhe kanë hyrë në Rahmetin e Allahut në Ditën e Gjykimit, pra Allahu këta të tre i shpërblen me xhennet, atëherë gruaja në fjalë cilit burrë do t'i takojë? Shpresoj që të jem i qartë!  Pres me padurim përgjigjen nga ana juaj! Allahu ju shpërbleftë me xhennet!

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë  Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë  ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Nëse gruaja martohet me ndonjë burrë tjetër pas vdekjes së burrit të saj të parë, ajo në xhenet do të shkojë me burrin e fundit. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ”Gruaja do të shkojë me burrin e saj të fundit.” (Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih.)

Po ashtu Hudhejfe r.a. i ka thënë gruas së tij: ”Nëse dëshiron të jesh me mua në xhenet, mos u marto pas vdekjes sime për shkak se gruaja shkon në xhenet me burrin e saj të fundit dhe për këtë shkak gratë e pejgamberit s.a.v.s. e kanë pasur të ndaluar të martohen pas vdekjes së tij s.a.v.s., që të jenë gratë e tij edhe në xhenet.”

 

Eroll Nesimi

 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/09/2010)
Klikime: 2366 | Komentet: 5 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 5
5 lena  
0
nese nje gruaje i vdes burri dhe ka femije ,e patjeter duhet me i rrit ,s ka mundesi te martohet a lejohet te kete shok te jetes apo te bashkejetoje,e te lind femije tjeter ?

3 shqiponja*  
0
Nje burre qe ka dy gra dhe vdes para tyre, dhe keto dyja nuk martohen a do te thote se ato te dyja nese do te jene banore te xhennetit do te jene me burrin e tyre

4 Argjendi  
0
po ashtu do te thot

2 nita  
0
desha me vet a u martu najher Jusufi a.s dhe me kend?

1 ikra  
0
subhanAllah
Allahu jua shperblefte dhe ju befte prej banoreve te xhenetit inshAllah
desha te di se ne c'menyre mund te behen pyetjet ku duhen derguar
eselsmu alejkum

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024