E shtunë, 20/04/2024, 00:03
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Kopshtet e xhenetit
Kopshtet e xhenetit
 

 
"Kur të kaloni nëpër kopshtet e xhenetit, qëndroni në to.” 

Ndër mexhliset më të mira, më të pastra, më të ndershme, më me vlerë dhe pozitë të lartë te Allahu janë mexhliset e dhikrit (përmendjes së Allahut). Këto mexhlise janë për zemrën, për rritje të imanit, pastrim të shpirtit dhe për rrugë të lumturisë e shpëtimit në këtë botë dhe në ahiret. Për vlerën dhe nxitjen e pjesëmarrjes në këto mexhlise, e që janë më të mirat, ka shumë tekste nga Kur’ani dhe Suneti, gjë që vërtetojnë nderin, vlerën dhe ngritjen e pozitës së tyre. Mexhliset e dhikrit janë kopshtet e xhenetit në këtë dynja.

 Transmetohet nga Enes Ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi, lavdërimi dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë:
"Kur të kaloni nëpër kopshtet e xhenetit, qëndroni në to.” I thanë: "Cilat janë kopshtet e xhenetit, o i Dërguari i Allahut?” Ai është përgjigjur: "Kuvendet e dhikrit (përmendjes së Allahut)” (Tirmidhiu)

Kush dëshiron që të qëndrojë në kopshtet e xhenetit në këtë dynja le të prezantojë në kuvendet e dhikrit (përmendjes së Allahut), sepse ato janë kopshtet e xhenetit.

Mexhliset e dhikrit janë mexhliset e melaikeve. Transmetohet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë:
"Allahu ka caktuar melaike që shëtisin nëpër rrugë duke kërkuar ata që përmendin Allahun. Dhe nëse gjejnë ndonjë grup që përmendin Allahun, i thonë: Na i tregoni nevojat tuaja, dhe i rrethojnë me krahët e tyre deri në qiellin e dynjasë. Allahu pyet melaiket ndërkohë që Ai e di më mirë:
"Çfarë po thonë robërit e Mi?”

Melaiket i përgjigjen: "Ty të lavdërojnë, o Allah, Ty të falënderojnë, Ty të madhërojnë dhe Ty të lartësojnë.”

Allahu iu thotë: Vallë, a më kanë parë Mua?

I thonë: Jo, për Ty (betohen), nuk të kanë parë.

Allahu iu thotë: Po sikur të më kishin parë Mua?

Melaiket përgjigjen: Sikur të kishin parë Ty, ata do të lavdëronin edhe më shumë, do të falënderonin edhe më shumë.

Allahu i pyet: Çfarë kërkojnë prej meje?

I përgjigjen: Xhenetin.

Allahu iu thotë: Vallë a e kanë parë Xhenetin?

I përgjigjen: Jo, për Ty, nuk e kanë parë.

Allahu iu thotë: Po sikur ta kishin parë?

I përgjigjen: do ta kërkonin pa pushim, dhe do të përpiqeshin me çdo kusht ta fitonin.

Allahu iu thotë: Nga se kërkojnë mbrojtje prej Meje?

I përgjigjen: Nga zjarri i Xhehenemit.

Allahu i pyet: A e kanë parë atë?

I përgjigjen: Jo, pasha Ty, nuk e kanë parë.

Allahu iu thotë: Po sikur ta kishin parë?

I përgjigjen: Nëse do ta kishin parë atë, do t’i largoheshin e frikësoheshin akoma më shumë.

Allahu thotë: "O Melaiket e Mia, Unë ju bëj dëshmitarë juve se Unë i kam falur ata.” (Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu etj., nga Ebu Hurejre)

Një prej melaikeve thotë: "O Allah, aty ndodhet një person i cili nuk është aty për tjetër pos për nevojat e veta.”

Allahu thotë: Tek ai kuvend edhe ai që është rastësisht nuk do të dalë i humbur. (kjo shtojcë është te Buhariu)

 Pra, mexhliset e dhikrit janë mexhliset e melaikeve, përkundër mexhliseve të kota të cilat janë mexhlise të shejtanit. Allahu i Lartësuar thotë:
"Atij që shmanget nga këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kur’ani) Ne do t’ia caktojmë një djall që do t’i bëhet shok i pandashëm.” (Zuhruf, 36)

Mexhliset e dhikrit e mbrojnë robin nga keqardhja dhe të penduarit në ditën e kiametit përkundër mexhliseve të kota të cilat për robin do të jenë pendim në Ditën e Kiametit.

Transmetohet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Kush ulet në një vend dhe nuk përmend Allahun, ajo tek Allahu është humbje kohe dhe do të pendohet; dhe kush shtrihet dhe nuk e përmend Allahun tek Allahu është humbje e kotë dhe do të pendohet.”

Prej nderit të mexhlisit të dhikrit është pozita e lartë te Allahu dhe se Allahu krenohet para melaikeve me ata të cilët e përmendin Atë. Një ditë doli Muaviu, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e gjeti një grup njerëzish në xhami, e i pyeti:
"Pse jeni tubuar në këtë vend? Thanë: jemi tubuar ta përmendim Allahun. U tha: Vall-llahi, vetëm për këtë qëllim jeni tubuar? Thanë: Vall-llahi vetëm për këtë qëllim jemi tubuar. U tha: unë nuk kërkova betimin prej jush nga shkaku se nuk ju besova, mirëpo askush s’ka qenë i afërt me të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, sa kam qenë unë me të, e që ka transmetuar hadithe më shumë se unë. I Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,  doli një ditë dhe gjeti një grup të shokëve të vet dhe i pyeti: pse jeni tubuar? I thanë: jemi tubuar ta përmendim Allahun dhe ta falënderojmë që na ka udhëzuar në Islam e na ka dhënë këtë dhuratë. U tha: vall-llahi vetëm për këtë shkak jeni tubuar? Thanë: po, vetëm për këtë qëllim jemi tubuar. U tha: unë nuk kërkova prej jush betimin pse nuk ju besova, mirëpo më erdhi Xhibrili dhe më lajmëroi se Allahu me ju krenohet para melekëve". (transmeton Muslimi).

 Mexhliset e dhikrit janë shkak i madh për ruajtjen e gjuhës nga gibeti, thashethemet, gënjeshtra, nga e shara, tallja dhe e kota. Njeriut patjetër i duhet të flasë dhe gjuha nuk është krijuar vetëm se për të folur e nëse nuk flet duke përmendur Allahun e Lartësuar patjetër që do të flasë fjalë të ndaluara. Kush e mëson gjuhën e tij me të përmendurit e Allahut të Lartësuar do ta ruaj gjuhën e tij nga haramet, ndërsa kush e ka të thatë gjuhën e tij nga të përmendurit e Allahut të Lartësuar do të shqiptojë gjëra të ndaluara.

Ajo që duhet ta dijë muslimani është se të përmendurit e Allahut të Lartësuar nuk përmblidhet vetëm në mexhliset në të cilat përmendet emri i Allahut me lavdërim, madhëri e të ngjashme, por kjo përfshin çdo gjë në të cilën përmendet çështja e Allahut si: hallalli, harami, çfarë do Allahu dhe kënaqet me të dhe ndoshta ky lloj i dhikrit mund të jetë më i dobishëm se ai për shkak të njohjes së hallallit dhe haramit e kjo është obligim për çdo musliman, përderisa të përmendurit e Allahut me gjuhë më së shumti është gjë vullnetare ndërsa obligim mund të jetë në namazet farze. Njohja e asaj çfarë ka obliguar Allahu, çfarë do dhe kënaqet, çfarë urren, obligohet për çdo njeri që ta mësojë çdo njeri që ka nevojë për diçka prej tyre.

Lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit që të na bëjë prej atyre të cilët e përmendin Atë, të na bëjë të dobishëm me atë çfarë kemi shkruar dhe të na ndihmojë në këtë botë dhe në ahiret se Ai është Fisnik dhe Bujar. Dhe, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë atë deri në Ditën e Fundit.

                                               Përshtati: Merita Rexha
  
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2010)
Klikime: 3248 | Komentet: 8 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 8
8 gazmend  
0
me shume kenaqesi e lexova besoni qe me let e ndihesha trupin tim , Lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit që të na bëjë prej atyre të cilët e përmendin ,ate të na bëjë të dobishëm me atë çfarë kemi shkruar dhe të na ndihmojë në këtë botë dhe boten tjeter te xhehnetit amin

6 El-Fakir  
0
"Kuvendet e dhikrit (përmendjes së Allahut)” --- dergjahet apo teqe

7 Argjendi  
0
ku e lexove qe jan teqet apo dergjahet, sdi pse disa njerz jan te prirur me bo fitne kshtu

4 Nikita Curri  
0
Nuk paskam ditë që unë po jetojsha qysh tashë në gjenet se bash kështu e kamë kopshtin tim plotë me lule dhe drëndafila.

5 Argjendi  
0
ujiti trendafilat e kopshtit se te thahen, e sa per trendafilat e Xhennetit, ata dojn tjeter ujitje, ato ujiten me pun te mira e me besim ne Allahun

3 ymer prizreni  
0
Me shume kenaqesi e lexova, e qe deshiroj qe shumica e njerezimit te shijojne !

2 dardan  
0
Lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit që të na bëjë prej atyre të cilët e përmendin Atë, të na bëjë të dobishëm me atë çfarë kemi shkruar dhe të na ndihmojë në këtë botë dhe në ahiret se Ai është Fisnik dhe Bujar. Dhe, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë atë deri në Ditën e Fundit.

1 florentina  
0
si e dini ju si edht gjeneti

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024