Kam qenë në lidhje me një djalë për një kohë të gjatë - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E hënë, 05/12/2016, 05:22
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Kam qenë në lidhje me një djalë për një kohë të gjatë
 
Pyetja:
Selam alejkum. Desha të bëj një pyetje. Kam qenë në lidhje me një djalë për një kohë të gjatë, por tash jemi ndarë sepse djali ka ndryshuar në aspektine fesë shumë, edhe pse në kohën kur kemi qenë bashkë ka qenë fetar, por jo në këtë mase që është sot. Lidhja jonë ka përfunduar për shkak tëmbulesës. Dëshira e tij ka qenë që ta vë mbulesën dhe t’i përkushtohem tërësisht parimeve fetare, edhe pse prindërit e mi janë kundër këtij veprimidhe unë nuk jam e gatshme që ta vë mbulesën tani dhe e konsideroj si kusht të tij vënien e mbulesës. A është e drejtë ajo çfare ai e vë si kusht fenë senëse nuk përmbushen dispozitat fetare nuk mund të jemi bashkë. Pres përgjigje nga ana juaj sa më shpejtë. Allahu ju shpërbleftë për punën që bëni.

Përgjigjja:                   

Falënderimet i takojnë  Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë  ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

  Nuk ka dyshim se burri është përgjegjës për familjen e tij, Allahu xh.sh. thotë: "O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara.” (Et-Tahrimë, 6)

Dhe Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Çdonjëri prej jush është bari dhe çdonjëri prej jush është përgjegjës për tufën e tij. Imami (prijësi) është bari dhe është përgjegjës për tufën e tij. Burri është bari në familjen e vet dhe përgjegjës për tufën e tij, gruaja në shtëpinë e bashkëshortit të vet është përgjegjëse për tufën e saj. Shërbëtori është bari në kapitalin e zotërisë të vet dhe është përgjegjës për tufën e tij, ndaj, të gjithë jeni barinj dhe të gjithë jeni përgjegjës për tufat tuaj”. (Transmetuan Buhariu, Muslimi dhe tjerët).

  Sipas këtyre argumenteve që cekëm, njeriu do të japë përgjegjësi para Allahut për familjen e tij; familje kemi për qëllim gruan dhe fëmijët. Sipas kësaj çdo djalë e ka përgjegjësinë para Allahut nëse gruaja e tij nuk e vendos mbulesën, pra ky djalë e ka pasur me të drejtë që ta ka bërë kusht që ta vendosësh mbulesën nëse dëshiron të martohesh me të, sepse njeriu nuk e ka të lejuar të martohet me një grua nëse ajo nuk e vendos mbulesën.

  Pra ai djalë e ka pasur me të drejt për veprimin e tij.

  Ndërsa ty motër të këshilloj që ta vendosësh mbulesën sa më parë sepse mosvendosja e mbulesës është një haram i madh. Allahu xh.sh thotë: "O Pejgamber! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (mbulesën) e tyre mbi gjithë trupin e tyre." (El Ahzab, 59)

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë:  "Janë dy lloje njerëzish nga banorët e xhehenemit, të cilët unë i kam parë: një grup njerëzish me kamxhik në dorë si bisht lope, me të cilët rrahin popullin, dhe gratë me rroba të veshura, mirëpo të zhveshura (gjysmëlakuriq), ecin me mendjemadhësi dhe shtrembërim, në kokat e tyre do të kenë (model flokësh) sikurse gungat e deveve të thata (dobëta). Këta nuk do të hyjnë në xhenet dhe as që do ta nuhasin erën e tij, edhe pse kjo erë mund të nuhatet nga një largësi e madhe." (Muslimi 2128.)

Transmeton Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Në fund të umetit tim do të ketë femra të veshura, mirëpo të zhveshura; në kokat e tyre do të kenë (model flokësh) sikurse gungat e deveve. Mallkojini ato sepse ato janë të mallkuara." (Taberaniu në Muxhem Es-Sagir f. 232 dhe shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih El hixhab f.56.)

Po ashtu, Abdullah ibn Amr ibn Asi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: "E kam dëgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thënë: "Do të ketë në fund të umetit tim disa burra të cilët do të hipin në shala të cilat i përngjajnë mjeteve transportuese (komode), do të zbresin para dyerve të xhamisë, (me) gratë e tyre janë të veshura, mirëpo të zhveshura, në kokat e tyre do të kenë (model flokësh) sikurse gungat e deveve të thata (dobëta). Mallkojini ato sepse ato janë të mallkuara. Sikur të kishte pas jush ndonjë popull prej popujve do t'i shërbenin grat tuaja grave të tyre ashtu sikurse po ju shërbejnë juve gratë e popujve para jush." (Imam Ahmedi në Musnedin e tij nr. 7083 dhe Ahmed Shakir ka thënë se hadithi është sahih 12/36.)

  Dhe shumë argumente të tjera të cilat tregojnë vlerën e mbulesës dhe mëkatin e madh të zhveshjes.

 

 

Eroll Nesimi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/09/2010)
Klikime: 1052 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 2
1  
a eshte mekat me degju muzik

2  
sipas shumices se dijetareve sidomos atyre te mehershem muzika ne Islam eshte e ndaluar me perjashtim te defit dhe tupanit edhe ate pa hekurishte anash
Allahu e di me se miri

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016