E premte, 29/03/2024, 17:02
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Jetë e re pas Haxhit dhe Umres
Jetë e re pas Haxhit dhe Umres
 
 

Pyetja:
E kam një pyetje shumë të rëndësishme dhe dëshiroj të më jepni një përgjigje të përshtatshme, insha-Allah! Siç e dimë tani shumica e njerëzve janë kthyer në shtëpi pas kryerjes së Haxhit, Allahu i Madhëruar e pranoftë atë prej të gjithëve! Pyetja ime është: Çka kërkohet tjetër prej personit të bekuar me Haxh dhe Umre pas kthimit në shtëpi?

Përgjigjja:
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të gjitha lutjet dhe falënderimet janë për Allahun dhe paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij!

Para së gjithash, ne duam të të falenderojmë ty për besimin e madh që keni në ne dhe e lusim Allahun t’i pranojë veprat tona të mira dhe të na shpërblejë neve me bollëk.  Amin!

Pa dyshim, Haxhi është një rast i artë që të falen mëkatet, që të pastrohet shpirti dhe që të mbushet zemra me iman dhe qetësi. Ai që e kryen Haxhin supozohet të jetë shembull për të tjerët pas kthimit. Ai ose ajo është për të kujtuar gjatë gjithë vitit përvojën e pakrahueshme të fituar në Haxh.

Si përgjigje për pyetjen tuaj, Dr. Sabri ‘Abdur-Ra’ouf, profesor i jurisprudencës krahasuese në Universitetin e El-Az’harit thotë:

Ne duhet ta kuptojmë faktin se ata të cilët Allahu i ka nderuar me kryerjen e Haxhit dhe Umres, duhet t’i jenë falënderues Allahut (i Lavdëruar dhe i Madhëruar është Ai) i Cili i ka zgjedhur ata në mes të robërve të Tij për t’i kryer këto vepra të adhurimit dhe ata duhet t’i luten Allahut të Plotfuqishëm për t’i pranuar veprat e tyre të mira. Kjo është shumë e rëndësishme, se të qenit aq të nderuar nga Allahu për ta përmbushur detyrën e udhëtimit në vendet e shenjta për ta kryer Haxhin dhe Umren është nder që meriton mirënjohje ndaj Allahut.

Ne gjithashtu nxisim haxhinjtë, pas kthimit nga vendet e shenjta, ta mbajnë mendjen dhe shpirtin e tyre të lidhur për Allahun, ta kujtojnë Atë vazhdimisht sepse i Plotfuqishmi Allah thotë: 
"E kur t'i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fort...” (El-Bekare, 2: 200)

Haxhiu i ri duhet të jetë shumë i fortë për t’iu larguar punëve të këqija dhe të ndyta posaçërisht pasi Allahu ia ka fshirë ato dhe ia ka falur atij të gjitha mëkatet, si shpërblim për kryerjen e Haxhit. 
Kjo bazohet në hadithin në të cilin Profeti (paqja dhe  mëshira qofshin mbi të) ka thënë: "Shpërblimi i Haxhit të pranuar (nga Allahu) nuk është asgjë përveç Xhenetit.” Ai gjithashtu ka thënë: "Umreja është shlyerje për mëkatet e bëra në mes asaj dhe të mëparshmes.” (Transmetuar nga Muslimi)

Prandaj, çdo haxhi duhet të përparojë me mirënjohjen ndaj Allahut që ka qenë i zgjedhur për t’i kryer këto vepra të adhurimit dhe në të njëjtën kohë ta lus Atë për pranim.

Ne e këshillojmë këtë person, pasi është kthyer në shtëpi, të jetë i ndërgjegjshëm ndaj Allahut (i Lartësuar  dhe i Madhëruar është Ai), t’i kryejë të gjitha ato që ia ka obliguar Allahu për t’i kryer prej obligimeve të tjera si: namazi, zekati, agjërimi, bamirësia ndaj prindërve, vizitimi i miqve dhe të afërmve, të qenët bamirës ndaj krijesave të Allahut, t’i zbatojë rregullat e mirësjelljes në Islam dhe të merr nga moralet e Kur’anit shembuj të jetës se çka duhet të bëjë muslimani.

Arsyeja e tërë asaj që thamë më lart është se Haxhi më shumë konsiderohet nder dhe bekim, më shumë detyron përgjegjësinë për të cilën njeriu do të pyetet sa i përket Ditës së Gjykimit në rastin nëse ai sillet keq pas kthimit nga Haxhi.
Allahu i Madhëruar thotë: 
"All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim. 
Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni.” (En-Nahl: 90- 91)


Mishërimi i kësaj është se ky adhurim (Haxhi) është i obliguar njëherë në jetë. Prandaj, haxhiu duhet ta marrë atë si rast të artë i cili do t’ia kujtoj në pjesën tjetër të  jetës vendet e shenjta dhe të gjitha ritualet (e Haxhit), për këtë do ta forcojë imanin dhe do t’i ndihmojë atij t’i bindet Allahut.


                    Marrë nga: www.islamonline.net
                    Përktheu: Fexhrie Kaçiu
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (19/11/2010)
Klikime: 1146 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024