E mërkurë, 24/04/2024, 08:59
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Jam e sëmurë prej magjisë

Pyetja:

Es-selamu alejkum! Unë jam e sëmurë prej magjisë.

1. A ka ndikim xhini në imanin tim?
Unë falem, falënderoj Zotin, dhe mundohem t’i kryej të gjithat obligimet e mia me përpikëri, por megjithatë unë ndihem shumë keq, shpirti më është ngushtuar, nuk ndiej aspak kënaqësi kur kryej ndonjë adhurim, ndodh qe ndihem mirë për pak çaste, mirëpo ajo zhduket menjëherë.

2. A ka ndikim xhini në zemrën time?
Filloj t’i urrej njerëzit më të dashur për mua, pa pasur ndonjë arsye dhe kjo më pikëllon.

3. Vendi i magjisë!
Pas shumë rukjeve, xhini ka treguar se ku është një vend i magjisë.
Aj vendi është ku thjesht nuk kemi mundësi të shikojmë se a është e vërtetë kjo.
C’ka ngel tani për mua dhe familjen time, a kemi mundësi disi ta asgjësojmë atë magji në atë vend?

4. A ka mundësi të jetë kjo e vërtetë?
Deri më tani kam qenë tek shumë njerëz për të më bërë rukje, ndër to dhe hoxhallarëë eminentë dhe xhini çdo herë kur është pyetur se kush të ka dërguar dhe pse te ka dërguar, qe përgjigjur njëjtë. Asnjëherë nuk ka thënë për një person tjetër.
A ka mundësi të gënjejë xhini në këtë rast, pasi dihet mirë se xhinët gënjejnë? Dhe nëse është mundësia se ka thënë të vërtetën xhini, a e kam të lejuar ta akuzoj atë person, që së paku të tjerët të ruhen prej tij?


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lexues i nderuar, lus Allahun e Lartësuar t’ju lirojë nga vështirësitë me të cilat ballafaqoheni dhe t’ju shërojë sa më shpejt.
Të goditurit nga magjia (sihri) është një sëmundje shumë e vështirë dhe e mundimshme për faktin se kemi të bëjmë me një sëmundje e cila vjen me shumë të panjohura dhe të papritura. Në këtë përgjigje nuk kemi mundësi t’ju ndihmojmë shumë, por do t`ju këshillonim që të vazhdoni shërimin te hoxha i cili keni filluar rukjen dhe t`u përmbaheni udhëzimeve të tij. Jam i bindur se hoxhallarët tek të cilët ju keni shkuar kanë më shumë mundësi t’ju ndihmojnë për problemet tuaja dhe t`ju përgjigjen edhe rreth preokupimeve për të cilat bëni pyetje. Kur themi hoxhallarët, e kam fjalën për ata që shërojnë me Kuran dhe lutje pejngamberike të sakta, e assesi për ata pseudohoxhallarë të cilët merren me shkrimin e hajmalive.

Lus Allahun e Lartësuar që ashtu si e bën shiun ta ringjallë tokën, ta bëjë edhe zemrën tënde të ringjallet dhe të forcohet me përkujtimin e Tij dhe Kuranin Famëlartë ta bëjë shërues dhe ilaç për ty. Amin!

<!--[if !supportFootnotes]-->
<!--[endif]-->
 
Alaudin Abazi
Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (02/09/2010)
Klikime: 6164 | Komentet: 9 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 9
9 syzana  
0
selam alejkum ju pershendes dashta me ju pyt se burri im asht i prekur nga sihiri dhe magjija nje hogj me ka than se kan punu shum rryma te fort dhe e kan ftoft nga une krejt dhe asht ne gjendje shum te veshtir sa zgjat sherimi nga rukja perafersisht ju lutem mu pergjigjuni se jam ne hall te madh

8 leonora  
0
pershendetje kisha pas deshir ta di se a mundemi me verejt se kush e ben ,magjin e zez faleminderit per mirkuptimin

7 Ylli  
0
Es selamu alejkum
Mua me erdh pak keqë që nuk munda të lexoj një përgjigje të këndëshme nga hoxha si ne shumë pyetje tjera por gjithësesi hoxha u mundue me spjegue atë që mundi, ndërkaqë unë edhe vetë përmbajtjen e pyetjes nuk e kam krejt te qartë. Nga njëra anë thuhet ne fillim se jeni e smuar nga magjia e nga ana tjeter spjegoni se hoxha që punon në këtë rast ka rënë në kontakt me xhinin i cili dëshmon se ju ka sulmuar dhe e tregon se ku është bërë magjia dhe kush e ka bë atë. Një gjendje e këtillë është plotesisht e mundur por unë ketu dëshiroj të ceki se magjia është lloj energjie e cila mundet të shkaktojnë smundje fizike tek një individ apo edhe ti aktivizojnë smundjet që tani më janë tek individi i dhënë kurse sulmi i xhinit (shejtanit) manifestohet nëpërmes preokupimit dhe vesveses. Nga sulmi i shejtanit (xhinit )janë të mbrojtur vetëm ata të cilët me të vërtetë janë të sinqertë ndaj All-llahut xh sh. Të tjerët nën këtë nivel kush ma shumë e kush ma pak të gjithë për çdo ditë madje edhe pa ndërpre sulmohen ne format më të ndryshme nga Djalli i mallkuar mjerisht ne rastet më të shpesha me sukses te lartë.
Në historinë e Islamit shembulli më eminent i sulmit të djallit të mallkuar ka qenë hazreti Ejubi a.s. Ai për shumë vite me radhë ka qenë i ballafaquar me smundjet më të tmerrëshme fizike si dhe me humbjen e shumicës së pasurisë dhe familjes dhe të gjitha këto i ka përbaluar me durim të thellë, lutje, mbësh-tetje tek All-llahu xh sh dhe me adhurim.
E tye i,e nderuar si pas mendimit tim të mbesin dy rrugë për ta zgjidhë këtë problem.
-Njëra është metoda që perdori hazreti Ejubi a.s. pra durim të thellë, lutje, mbështetje në All-llahun xh sh dhe adhurim dhe e dyta
-Këshyrë se sikurse që mjekët e rëndomtë janë të specializuar për shërimin e smundjeve fizike ka edhe njerëz tjerë që janë të specializuar me shërimin e smundjeve shpirtrore e psiqike po mendoj të smundjeve që rrjedhin dhe zhvillohen si pasoj e magjisë. Në këtë rast nuk po mendoj në psikologët por në ata që dinë me i prish sehiret
Me këtë rast deshta edhe disa këshilla ti shënojë:
-Nëse vendos me ndjek shembullin e hazreti Ejubit a.s. pra me durim ,lutje mbështetje ne All-llahun xh sh dhe adhurim atëherë bëne këtë direkisht, pa ndërmjetsues të çfardoshëm pra asë hoxh asë Kur`an asë smundje asë vuajtje asë gjë vetëm ti dhe All-llahu xh sh dhe dije se hazreti Ejubi a.s. ka qenë pejgamber dhe edhe durimi edhe lutja edhe mbeshtetja edhe adhurimi kanë qënë ndryshe nga ato që mundemi ne me i bë dhe atij i ka zgjat me duket 18 vite derisa iu ka rikëthyer shëndeti pasurija dhe familja. Pra All-llahu e din por duhet te përgaditesh për rrugë të gjatë dhe
-Në se vendosë me ndjek atë rrugen tjeter pra atë të prishjes së sehirit ne për mes specialistëve për prishjen e sehirit atëherë duhesh me ditë se ndodhesh mos per te spaku në kufijt e shirkut apo mundesh me dalë në çka moment përte
Mendimi im personal është: smundja sikur ajo që është zhvilluar si pasojë e ndonjë defekti fizik,kimik, biologjik e tjerë si ajo që zhvillohen si pasoj e ndikimit të magjisë është smundje. Për grupin e par e kerkojm ndihmen e mjekut për shërim dhe këtë nuk e konsiderojm me te drejt mekat sepse mjeku është i specializuar për këtë pra edhe kerkimi i ndihmes tek njerëzit e specializuar për prishjen e sehirit nuk mendoj se është mekat sepse ai është i specializuar për këtë punë kurse asë mjeku asë ai nuk kan mundur ti arrijnë keto aftësi pa ndihmen e All-llahut xh sh. Gjithësesi këtë ma së mirë e din All-llahu xh sh.
Për me çbë këtë dilem ju kisha kshillue me i fal dy reqate namaz (nafile) me nijet me kërkue ndihmen e All-llahut për te sqarue se cilen rrugë duhesh ti me ndjekë All-ahu e dinë më së mire. All-llahu te ndihmoftë

6 besniku  
0
Allahu na ruajt prej sprovave te dyjes ,Allahu na ruajt prej xhindje pa besimtare dhe pre qdo krijese te tij qe bene sherr .

5 abuiljasin  
0
selam aleikum
kur te lexosh el fatihen mundohu me e perkthy ca je tu thane po ashtu per gjithcka qe lexon per me arritur perqendrimin ne namaz. ALLAHU ta ka leju ty se ca rruget me marre
psh
ke 2 rruge cilen me kalu me shku ne shpi nje e gjate dhe pa ferra dhe nje e shkuter e me ferra
dhe ti vendos me kerku mbrojten e ALLAHUT e me kalu tek ajo me ferra e cuditesh pse disa ferra te shpunen
une te keshilloj kerko mbrojtjen e ALLAHUT E KALO NGA AJO PA FERRA ,zgjedhja e rruges sic duhet tregon se ALLAHU ta pergjigj lutjes.

4 alltune  
0
magjija asht ni smundje shum e rrezikshme.te kisha keshilluar te lexosh sa mu shum kuran te jesh me e qet edhe me larg magjis

3 avni  
0
besimtarin me shum e sulmon shejtani e exhindi sesa te tjeret,dhe asesi nuk d.th.se vetem falja e namazit dot mund tju mbroj nga kjo e keqe,namazi e adhurimi te mbron ateher kur ke imam besim te fort qka d,th, jashtzakonisht te fort e jo vetem nese falesh e namazi te eshte bere nje lloj rutine te cilin e ben me shum nga shprehija sesa deshira e vullneti.un shoh shum ne xhyma se si falem shum prej tyre shihet qart se namazi e ben ma shum nga shprehija rutin,sesa me vullnet te madh.ky osht dallim i madh i namazit per kete se sa ka imam njeriu e di zzoti mas mir,por eshte edhe nje hadith ku thuhet se nuk dot vie kjameti para se te jen te strembushura zhamit e asnje nuk dot jet besimtar siq duhet!!! kjo veq osht e pranishme tash ne kohen ton

2 Haxhere  
0
Si ka mundesi vella qe djalli mukan aq i fort se mos me pas sukses edhe adhurimi ,nuk pomuj me marr me mend... une ekam dit se neqoftse kerkon ndihm prej Allahut falesh agjeron e permend vazhdimisht Zotin nuk ka mundesi me u afru djalli Allahu na rujt prej sherrit te shejtanit edhe te atyre njerzve qe bashkpunoj me ta Amin.

1 ensar  
0
Es selam aljekum hoxh i nderuar pata nje pytje .Ae ka shkurtuar Pejgamberi a.s. mjekrren gjate kohes se tij apo shoket e tij se selam alejkum

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024