E martë, 16/04/2024, 11:08
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Istigfari (kërkimi i faljes)
Istigfari (kërkimi i faljes)

 
Allahu i Lartësuar thotë: "Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre.” (Ali Imran: 135)

Allahu i Lartësuar thotë: "Ti pra, lartësoje Zotin tënd duke falenderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është Mëshirues i madh.” (En Nasr: 3)

Allahu i Lartësuar thotë: "Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te Allahu, Ai e gjen Allahun falës e mëshirues.” (En Nisa: 110)

I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: "Kush e shpeshton istigfarin Allahu i Lartësuar do të ia lehtësojë brengat dhe do ta furnizojë nga nuk e mendon”.

I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: "Unë kërkoj falje te Allahu i Lartësuar dhe pendohem shtatëdhjetë herë në ditë”.
Këtë e ka vepruar i Dërguari i Allahut të cilit Allahu ia ka falur të gjitha mëkatet.

A dëshiron rehati në mendje, zgjërim të gjoksit qetësi të nefsit, zemrës dhe jetë të rehatshme. Bën istigfar sa më shumë.
A dëshiron që të jesh e fort në trup, shëndet të mirë, larg pengesave, dëmeve, sëmundjeve dhe fatkeqësive? Bën istagfar sa më shumë.
A dëshiron t’i largohesh dënimit, të jesh e mbrojtur prej fitneve? Bën istigfar sa më shumë.

A dëshiron që Allahu të jetë në ndihmën tënde, të begatojë me fëmijë të mirë dhe besimtarë, me pasuri të hallallit dhe rrisk të gjërë? Bën sa më shumë istigfar. A dëshiron që Allahu t’i falë mëkatet, t’i shtojë të mirat si dhe ta ngrejë gradën tënde? Bën istigfar sa më shumë.
Istigfari është ilaci yt i dobishëm dhe kurim i suksesshëm për t’u pastruar nga mëkatet, i Dërguari i Allahut na ka urdhëruar që gjithmonë dhe përgjithmonë të bëjmë istigfar ku thotë: "O ju njerëz kërkoni falje dhe pendohuni te Allahu se unë kërkoj falje te Allahu dhe pendohem njëqindë herë në ditë”.

Vlera e istigfarit

1- Është bindje ndaj Allahut të Lartësuar.

2- Është shkak për faljen e mëkateve: Allahu i Lartësuar thotë: "Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se ai vërtet falë shumë” (Nuh: 10)


3- Është shkak për zbritjen e shiut, Allahu i Lartësuar thotë: "Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk.” (Nuh: 11)

4- Është shkak për shumimin e pasurisë dhe fëmijëve, Allahu i Lartësuar thotë: "Ju shumon pasurinë dhe fëmijët.” (Nuh: 12)

5- Është shkak për hyrjen në xhennet, Allahu i Lartësuar thotë: "Ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” (Nuh: 12)

6- Është shkak për shtimin e forcës në cdo kuptim, Allahu i Lartësuar thotë: "O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthehuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë.” (Hud: 52)

7- Është shkak për mundësimin e përjetimit të mirë, Allahu i Lartësuar thotë: "E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) tek Ai, se Ai do të ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat të caktuar dhe cdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin ditës së madhe.” (Hud: 3)

8- Largon fatkeqësitë të mbron nga dënimi, Allahu i Lartësuar thotë: "Po Allahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfrë)” (El Enfal: 33)

9- Është shkak për të marrë shpërblimin e merituar, Allahu i Lartësuar thotë: "…dhe cdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar…” (Hud: 3)


10- Gjëja që më së shumti që kanë robërit nevojë është istigfari, sepse gabojnë gjatë ditës dhe natës, e nëse bëjnë istigfar (kërkojnë falje për mëkatet e bëra) Allahu ua falë ato.

11- Istigfari është shkak për zbritjen e mëshirës, Allahu i Lartësuar thotë:
"Ai (Salihu) tha: "O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos i kërkoni falje Allahut që të mëshiroheni.” (En Neml: 46)

12- Istigfari është kefaret i mexhlisit.

13- Është pasim i të Dërguarit të Allahut sepse ai ka kërkuar falje në një mexhlis shtatëdhjetë herë, ndërsa në një transmetim tjetër njëqindë herë.

Thënie rreth istigfarit:

1- Është tranmetuar se Llukmani i ka thënë djalit të tij: "O biri im, mësoje gjuhën tënde të deklarojë: "All llahummegfirli (o Zot më fal mua) sepse ka momente në të cilat Allahu nuk e kthen mbrapsht lutjen.

2- Aliu Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: "Allahu robin e vet nuk do ta kishte frymëzuar për të kërkuar falje për mëkatet e kryera, sikur të donte ta dënonte”.

3- Katade ka thënë: "Kurani ju udhëzon në sëmundjet tuaja dhe në ilacet tuaja, sa i përket sëmundjes suaj janë mëkatet, ndërsa ilaci juaj është istigfari.

4- Ebu Minhali ka thënë: "Robi nuk ka bërë komshi më të mirë në varrin e tij se istigfari”.

5- Hasani ka thënë: "Shpeshtojeni istigfrin në shtëpitë e juaja, në rrugë, tregje, mexhlise, sepse ju nuk e dini se kur zbret mëshira”.


Kohët e përshtatshme për istigfar (kërkim të faljes)

Istigfari është i ligjëruar në cdo kohë, por ai është i obliguar në rastet e bërjes së ndonjë mëkati, gjithashtu është e pëlqyer të bëhet pas veprimit të ndonjë pune të mirë, si istigfri tri herë pas namazit, istigfri pas haxhit e të tjera.
Është i pëlqyer në kohën e syfyrit, sepse Allahu i Lartësuar i ka lavdëruar ata të cilët bëjnë istigfar në këtë kohë. Thotë: "… dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë.” (Ali Imran: 17)

Mënyra e istigfarit (kërkimit të faljes)

1- Zotëriu i istigfarit dhe më i miri është që robi të thotë: "ALL-LLAHUMME ENTE RABBI LAILAHE IL LA ENTE, HALEKTENI WE ENE ABDUKE WE ENE ALA AHDIKE WE WA,DIKE MESTETA,TU, EUDHU BIKE MIN SHERR-RRI MA SANA,TU EBUU LEKE BINI,METIKE ALEJJA WE EBUU BIDHENBI, FEGFIR LI, FE INNEHU LA JEGFIRUDH DHUNUBE IL LA ENTE”.
(O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi yt, do të qëndroj besnik në marrëveshjen dhe premtimin që e kam bërë ndaj Teje sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që e kam vepruar. Unë jam mirënjohës për dhuntitë Tua, i pranoj mëkatet e mia, të lutem më fal, sepse nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje)

2- ESTAGFIRULL LLAH, (Kërkoj falje Allahut)

3- RABBIGFIR LI, (o Zot më fal mua)

4- ALL LLHUMME INNI DHALEMTU NEFSII FEGFIRLI, FE INNEHU LA JEGFIRUDH DHUNUUBE IL LA ENTE, (o Zot unë i kam bërë padrejtësi vetvetes, më fal mua sepse nuk i falë mëkatet askush tjetër përec Teje)

5- RABBIG FIR LI WE TUB ALEJJA INNEKE ENTET TEUWABUL GAFURR ose ETTEUWABURR RRAHIM, (o Zot më fal mua, pranoje pendimin tim se Ti je Falësi)

6- ALL-LLAHUMME INI DHALEMTU NEFSI DHULMEN KETHIJRAN WE LA JEGFIRUDH DHUNUBE IL LALL-LLAHE, FEGFIR LI MEGFIRATEN MIN INDIKE, WERHAMNII INNEKE ENTEL GAFUURURR RRAHIM”(O Zot unë vetes i kam shkaktur shumë padrejtësi, vetëm Ti je që falë mëkate, andaj më fal dhe më mëshiro, ngase ti je Ai që falë dhe që është i mëshirshëm)

7- "ESTAGFIRULL LLAHU EL LEDHIJ LA ILAHE IL LA HUWE EL HAJJUL KAJJUM WE ETUBU ILEJHI” (I lutem Allahut të Madhërishëm, i Cili nuk ka Zot tjetër pos Tij, është i Gjallë dhe i Përjetshëm, që të m’i falë mëkatet dhe të ma pranojë pendimin).

Përktheu: Merita Rexha

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (31/12/2010)
Klikime: 1768 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 2
2 bekim  
0
e mundshme asht se Ai ( Muhammedi s.a.v.s. ) gjithashtu e ka pasur Xhennetin e garantuar qe nga kjo bote mirepo prap se prap ai ka falur pes kohe Namaz dhe ka fal Namaz vullnetar, e kur e ka pyetur Aishja r.a. duke iu drejtuar: O i Derguar i All-llahut po ti qe nga kjo bote e ke te garantuar Xhennetin, pse falesh aq shum, Ai i eshte pergjegjur: A mos te jem un rob falemenderues...
Urtesia e Pejgamberit eshte e padiskutueshme dhe Ai e ka bere ate ( ka kerkuar falje ) sepse ju ka thene qe edhe tjereve ta bejne ate, e ti tash i nderuar Buzhala Ilaz paramendoje dikush te thot ty bej kshtu e vet nuk ben...
un te pakten e kuptoj kshtu kete urtesi te Pejgamberit a.s. , mirepo te kisha lutur qe edhe me teper te hulumtosh rreth jetes se Profetit me te dashur

1 buzhala ilaz  
0
I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: "Unë kërkoj falje te Allahu i Lartësuar dhe pendohem shtatëdhjetë herë në ditë”.
Këtë e ka vepruar i Dërguari i Allahut të cilit Allahu ia ka falur të gjitha mëkatet.

qysh asht kjo e mundshme (sidomos fjalia e fundit), kur muhamedi s.a.v.s.(nese bahet fjal per pengamerin muhamed s.a.v.s.) nuk ka ba kurr ndonjë mekat?


Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024