E mërkurë, 24/04/2024, 21:17
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

I falënderuari (El Hamid)
 
 
I falënderuari (El Hamid)
 
 
”O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun e Allahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.” (Fatir, 15). 


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: ”O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun e Allahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.” (Fatir, 15).

I falënderuari në Qenien e Vet, emrat, cilësitë, dhe veprat e Veta. Emrat e Tij janë më të mirët, cilësitë e Tij më të përsosura, veprat më të plota e më të mira. Veprat e Allahut sillen mes dhuntisë dhe drejtësisë.

I falënderuari është Allahu për shkak të shumë cilësive të Tij falënderuese. Allahu është i falënderuar në dy aspekte:

1. Të gjitha krijesat shqiptojnë falënderimin e Tij, çdo falënderim nga banorët e qiejve dhe të tokës, të parët e të fundit prej tyre, në këtë dhe në botën tjetër. Çdo falënderim që nuk është shqiptuar e që ka qenë i përcaktuar dhe obliguar në çdo kohë e moment. Pa dyshim se Allahu është meritor nga shumë aspekte, ndër to: Allahu është Ai që i ka krijuar, furnizuar, dhuruar me begati të dukshme e të padukshme të asaj e kësaj bote, ka larguar nga ata fatkeqësi dhe sprova, ngase çdo begati është prej Allahut, dhe vetëm Ai largon fatkeqësitë. Për këtë arsye Ai meriton ta falënderojmë në çdo kohë e moment.

2. Ai falënderohet për emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e larta e të përsosura. Të gjitha falënderimet dhe cilësitë fisnike e të bukura i takojnë Atij, çdo cilësi e përsosur. Çdo cilësi prej cilësive të Tij meriton falënderim të përsosur. Atij i takon falënderimi për Qenien e Tij, falënderim për cilësitë e Tij, për veprat e Tij, për krijim, për ligjet e Tij, kozmologjike dhe të sheriatit, dispozita të shpërblimit për këtë dhe botën tjetër. Për gjithë atë që meriton të falënderohet nuk është e kapshme për mendjet dhe nuk mund të bëjnë llogari lapsat.
 
 
Shkruar nga Husein Eserraxh
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (11/07/2011)
Klikime: 819 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024