E enjte, 28/03/2024, 22:03
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Hadithe të ndryshme të Muhamedit alejhi selam
Hadithe të ndryshme të Muhamedit alejhi selam
 

 
Prej Ebi Dardasë r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. atij i ka thënë:Lutju All-llahut,dhe adhuro Atë kur je në rehati,nëse dëshiron që Ai të të përgjigjet kur do të jesh në vështirësi.

1 .I dërguari i Allahut s. a. v. s. ka thënë: "Gruaja- femra e cila e ka zbuluar trupin e saj apo vishet me rroba shumë të ngushta, nuk do t'ia ndiej erën e xhennetit në distancë prej 500 vitesh".

2. I dërguari i Allahut s. a. v. s. ka thënë: "Unë i mallkoj vetëm tre lloje të njërëzve:
Ata njerëz që nuk kujdesen për prindërit e tyre kur ata janë të shtyrë në moshë.
Ata njerëz që nuk e shfrytëzojnë përparësinë e plotë të muajit të shenjt Ramadan.
Ata njerëz (koprracë) të cilët nuk thonë Sal- Allahu Alejhi ve Selem, kur të përmendet emri im (të dërguarit salavatë mbi pejgamberin)".

3. I dërguari i Allahut s. a. v. s. ka thënë: "Personi është inteligjent kur ai vazhdimisht mendon dhe përgatitet për vdekje".

4. I dërguari i Allahut s. a. v. s. ka thënë: "Më mirë është për një mashkull që t'i futet një gozhdë e çelikut në qendër të kokës së tij, se sa ai t'ia prekë shuplakën e ndonjë gruaje të huaj (përshëndetje me dorë)"

5. Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari robi (i All-llahut) në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse i ka kryer namazet sipas rregullave, atëherë do të jetë i shpëtuar dhe i mirëpritur. Nëse namazet do të jenë të paplota (të mangëta), do të përjashtohet nga mirësia dhe do të jetë i humbur. Nëse do të ketë diçka të paplotësuar nga fardet (obligimet e domosdoshme), All-llahu U do t'u thotë (melekëve):
"Shihni se a ka kryer robi Im ndonjë namaz vullnetar, me të cilin do t'ia kisha plotësuar fardin."
Pastaj edhe veprat tjera do të gjykohen në të njëjtën mënyrë.

6. "Agjërimi është Imi dhe Unë jam ai që jep shpërblimin për të. Agjëruesi i lë ngashërimet seksuale, ushqimin dhe pirjen për hir Tim. Agjërimi është mburojë, e ai që agjëron ka dy gëzime: kur han iftarin dhe kur takohet me Zotin e vet. Ndryshimi i erës së gojës së agjëruesit është më i mirë në syrin e All-llahut sesa era e miskut."

1.Prej Ebu Dardasë r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s i ka thënë:
Puno për All-llahun sikur ti e sheh Ate,numëroje veten në rradhët e të vdekurve,kij kujdes,mbrohu nga lutja e të dëmtuarit,sepse,kur i dëmtuari i lutet All-llahut kundër teje,lutjet e tij ngrihen tek All-llahu sikur flaka e zjarrit.
2.Prej Aus bin Ausit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s ka thënë:Dita më e lavdëruar është dita e xhuma,andaj sa më shumë mëçoni salavat,ngase,salavati juaj më paraqitet mua

3. Ebu Hurejre r.a. e ka dëgjuar Pejgamberin a.s duke thënë:Nga gjërat që ju kam ndaluar largohuni.Gjërat që ju kam porositur zbatoni sa të keni mundësi.Ata që ishin para jush u bënë helaç (u zhdukën),sepse,bënin shumë pyetje dhe kundërshtonin Pejgamberët e vet.
4.Prej Ebu Dher bin Xhenade dhe Muadh bin Xhebelit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Frigohu prej All-llahut kudo që të jesh.
Nëse bën ndonjë vepër të keqe,pas asaj bëne një të mirë,do ta shlyesh Atä (të keqen),dhe ,Ndaj njerëzve sillu me sjellje të mirë

5. Prej Ebu Hurejres r.a. trensmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Ndani ushqimin(të varfërve)-Përshëndetni njëri tjetrin me selam-Mbani kontakte të mira me farefisin tuaj-Falni namaz natën kur njerëzit flejnë-Do të hyni në Xhennet të sigurt duke mos u frikësuar dhe do tju përshëndesin Melekët me selam.

6.Prej Ebu Dardasë r.a. trensmetohet se Pejgamberi a.s ka thënë:Ditën e Gjykimit do të thireni sipas emrit tuaj dhe të prindërve tuaj,andaj emërtoni fëmijët tuaj me emra të mirë.

7.Prej Ajjad bin Samit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
-Kur të flitni thoni të vërtetën
-Kur të premtoni zbatojeni premtimin
-Kur të lihet diçka amanet,çone në vend
-Ruani nderin tuaj
-Ruani sytë tuaj nga të shikuarit haram
-Ruani duart tuaja (nga të bërit keq)

8.Nga Ebu Hurejre r.a. trensmetohet se pejgamberi a.s ka thënë:
-Kush beson All-llahun dhe Ditën e gjykimit,le ta nderojë mysafirin
-Kush beson All-llahun dhe ditën egjykimit,le të mbajë lidhje të mira me farfisin.
-Kush beson All-llahun dhe ditën e gjykimit le të thotë fjalë të dobishme ose le të heshtë.

9 .Prej ebu Dherit r.a. transmetohet se ka thënë:Miku im (Pejgamberi a.s) më ka porositur të mos i shikoj ata që janë më lartë se unë (me pasuri,pozitë shëndet etj.),por ti shikoj ata q¨janë më poshtë se unë.Më ka porositur ti dua të ngratët dhe të rrij me ta.Më ka porositur të sillem mirë me të afërmit dhe ti vizitoj ata,edhe nëse ata më kthejnë shpinë.Më ka porositur që të them të vërtetën,po edhe nëse ajo është e hidhur.Poashtu më ka porositur të them sa më shumë:LA HAULE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH.

10 .Prej Enesit r.a. trensmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:A dëshiron të të lajmëroj për një tregëti që me të do të shpëtosh nga dënimi e do të meritosh kënaqësinë dhe shpërblimin e All-llahut?Po tha ai.Pejgamberi a.s vazhdoi:Pajtoj njerëzit kur ata mes vete hidhërohen dhe afroj kur ata largohen.

11. Prej ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënëRazzërpos dhikrit mos folni shumë,sepse të folurit shumë ashpërson zemrën.Njerëzit më larg All-llahut janë ata që kanë zemër të ashpër.
12. Prej ibni Mesudit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Keni kujdes që gjithmonë të jeni të drejtë,sepse e drejta çon drejt mirësisë,mirësia çon në Xhennet,dikush prej njerëzve vazhdon duke fol dhe punuar drejt deri sa të shkruhet te All-llahu i drejtë,poashtu keni kujdes që ti shmangeni gënjeshtrës,sepse gënjeshtra çon në punë të ndyta,e ato çojnë në zjarr.Njeriu vazhdon të gënjej derisa të shkruhet tek All-llahu gënjeshtar.

13. Prej Ummu Enesit r.a. transmetohet se ajo i ka thënë Pejgamberit a.s:-O I Dërguar i All-llahut më këshillo.Pejgamberi a.s. i ka thënë:Largohu prej gjunaheve,do të bësh shpërngulje më të mirë.Zbatoj farzet,sepse ato janë xhihadi më i vlefshëm.Përmende All-llahun gjithmonë,sepse ti nuk mund të bësh ndonjë punë më të dashur tek All-llahu,përpos të p¨rmendurit e Tij sa më shumë.

14. Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Nxitoni në punë të mira para se të ndodhë ndonjëra nga shtatë gjërat e vështira:
-Vallë!A mos pritni varfërinë e tju shtyjë të harroni (punët e ahiretit)
-Apo,pasurinë e cila jy shtynë të azdiseni e të bëheni zullumqar;
-Apo,ndonjë sëmundje që tju shkatërojë shëndetin tuaj;
-Pleqërinë e cila ju humb (fuqinë)
-Apo,vdekjen që ju rri në pritje;
-Apo Dexhalin,më e keqja që mund të ndodhë;
-Ose,Vallë!Mos po e pritni Ditën e Kijametit e cila është më e vështirë dhe më e hidhur.

15. Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thënë:Unë ty të këshilloj me një këshillë,nëse ti e mban mend (dhe vepron me të) shpresohet të keshë dobi prej saj.
-Vizitoj varrezat,se ato të përkujtojnë ahiretin;
-Laj të vdekurit sepse të parit e trupit të vdekur (të shtangur) dhe larja e tij është një këshillë,mësim i madh;
-Fal namazin e të vdekurve,se ndoshta me të zbutet zemra dhe pikëllohet,kurse i pikëlluari është nën mëshirën e All-llahut;
-Qëndro afër të ngratëve,ulu me ta dhe kudo që ti takosh përshëndeti me selam;
-Rri me ata dhe ushqehu bashkë me njerëzit e sprovuar,nëse don të jesh modest ndaj All-llahut;
-Vesh rrobe të trasha,të ashpra që të mos depërtojë tek ti mendjemadhësia dhe vetmashtrimi;
-Po,ndonjëherë zbukurohu, kur të adhurosh Zotin tënd,për të qenë i bukur dhe i pastër gjatë ibadetit,e jo për krekosje para njerëzve.

16. Prej Xhundub bin Xhenedah r.a. transmetohet se ai e ka pyetur Pejgamberin a.s:O i Dërguar i All-llahut,cila sadaka (lëmoshë) është më e vlefshme?Ai u përgjigj:Ajo të cilën e jep njeriu kur ai vet ka nevojë,e i ja jep të varfërit fshehurazi.

17. Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ak thënë:O Eba
Dher,të mësosh një ajet nga libri i All-llahut (Kurani) është më e dobishme se sa të falish njëqind rekate (nafile namaz),të përpiqesh të përfitosh diç nga dituria do të ishte më mirë se sa të falish njëmijë rekate (nafile).
 
18. Prej Ebi Dardasë r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. atij i ka thënë:Lutju All-llahut,dhe adhuro Atë kur je në rehati,nëse dëshiron që Ai të të përgjigjet kur do të jesh në vështirësi.

19. Abdullah bin Mesudi r.a.thotë:Më ka këshilluar Pejgamberi a.s. dhe më ka thënë:O Abdulla,kur të jesh duke agjëruar parfumosu;Bëhu i disponuar;Mos u trego i hidhëruar,i mërrolur;Përgjigju ftesës së muslimanëve se atë e ke obligim,përpos nëse ke arsye,nuk mban përgjegjësi;Falja namazin e xhenazez,atij që vdes prej miletit tonë (muslimanëve) po edhe sikur të jetë mëkatar i madh;O Abdulla,sikur ti shkosh All-llahut me mëkate të mëdha sikur kodra,do ta kesh më lehtë sesa të shpifësh,të dëshmosh rrejshëm kundër ndonjë besimtari.

20. Transmeton Enesi radijall-llahu anhu nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i cili thotë: Kush posedon tre gjëra, do të shijojë ëmblësinë e imanit: ta don Allahun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd, ta don vëllain e tij vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër (mosbesim) pasi që Allahu e ka shpëtuar, ashtu siç urren hyrjen në zjarr. (Buhariu dhe Muslimi)

21. A nuk e ke dëgjuar thënien e të Dërguarit të Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të – ku ka thënë: "Dy lloje prej banorëve të zjarrit nuk do t'i shoh . . . ” dhe ka përmendur: " . . . dhe ato gra të veshura por në realitet të zhveshura, që vishen shkurt dhe ngusht që t'u duken pjesët e trupit dhe ato gra që përdridhen dhe i kanë kokat e tyre si të deveve, nuk do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do ta ndiejnë erën e Xhenetit edhe pse aroma e tij ndihet nga një largësi e madhe.” {Muslimi}

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (13/07/2011)
Klikime: 1375 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024