E mërkurë, 24/04/2024, 04:11
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Gruaja e Sinqertë
Gruaja e Sinqertë


Ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem: Atij njeriu qe ALlahu i madheruar tebareke ve teala ja ka dhan nje gjuh me te cilen e perkujton ALlahun e madherim ja ka dhan nje trup i cili ben saber ne bela dhe ne sprova me te cilat e sprovon ALlahu i madheruar ja ka dhan nje grua te ndergjegjshme dhe te mir e cila i ndihmon burrit per te mirat e dynjas dhe ahiretit personit te atille me te vertete atij eshte dhene hajri i dynjas i ahiretit,I kesaj dhe botes tjeter,i kesaj dhe botes tjeter.

Gjuh e cila e perkujton Allahun e madherum trup i cili ben saber ndaj sprovave te ALlahut te madherum dhe grua te ndershme dhe te ndergjegjshme e devothsme e thjellshme e mir e cila te ndihmon ne kryerjen e punve te dynajs dhe te ahiret te dinit dhe te dynjas personi i tilli eshte dhan hajri i kesaj dhe botes tjeter.

Po vllezer musliman dhe motra muslimane Pejgamberi salALlahu alejhi ve selem u drejtohet grave muslimane duke i thene:

Nese gruaja i falen 5 kohe namaz e agjeron muajin Ramazan e respekton burrin e saj e ruan nderin e saj,i thuhet asaj diten e gjykimit:
Urdhero futu ne cilen dere xhenetit nga te tet dyrt e xhenetit sa i ka zgjidhe ti grua e devotshme dhe e sinqert cilen dert te xhenetit po don mu fut ne te.

Sepse ke pas frigen ALlahut e madheruar ne ket dynaj duke falur namazin ne rregull duke agjeruar Muajin Ramazan pastaj ke rrespektuar burin tand qe ALlahu subhanehu ve teala e ka ba farz e ke nderu e ke rrespektu ja ke dhan hakun burit e ke rrujtur nderin nderin tand urdhero futu xhenet nga cila der te duash tet dyert e xhenetit.

Namz,agjerim,rrespekt burrit dhe mbrojtje e nderit apo rruajtje e nderit.
Kater gjera qe ja garantojne gruas xhenetin me emrin e ALlahut subhanehu ve teala.

Vellezer dhe motra muslimane gruaja e ndershme eshte ender e cdo mashkulli musliman eshte shpres e cdo te rriu qe
Allahu i madheruar tja mundesoj nje rroberesh e Allahut e cila ka frig ALlahun subhanehu ve tela e cila nga friga e ALlahut subhanehu ve teala e rrespekton burrin.

Grua e cila te ndihmon ne punt e dynjas dhe ne punt e ahiretit.
Gruaja e devotshme ka hak dhe obligim te madh ndaj burit dhe haku dhe obligimi I burit eshte hak dhe obligim i Allahut azeve xhel per sa i perket gruas.

Ka than Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem:
Pasha Ate qe jeta ime eshte ne doren e Ti,nuk e ka kry gruaja obligimin e Allahut deri sat a kryn dhe ta con ne vend obligimin e burit te saj.

Haku Allahut eshte lidhur ngusht me hakun e burit persa I perket gruas.
Gruaja e mir te ndihmon ne realizimin dhe plotsimin e gjysmes se dinit ka than Pejgamberi salALlahu alejhi ve selem ne hadithin te cilin e trasmeton Enesi radijAllahu anhu:

Atij te cilet Allahu I ka be risk(ja mundson)nje grua te devotshme,ja ka mundsuar dhe ja ka lehtesuar ALlahu kryerjen e gjysmes se dinit e gjysmen e dinit le tic cel ai syt vet dhe ta plotson edhe ate gjys dhe I plotsohet atij dini gjith me emrin e ALlahut azeve xhel.

Gruaja e mir dhe e devotshme lumturi dhe kenaqesi e kesaj dynjaje.
Ka than Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem:

Prej gjerave te cilat e bene njeriun te lumtur jane tri por edhe prej gjerave qe e ben njeriun te mjere jane tri:

1.Gruaja e ndergjegjshme dhe e mir
2.Shtepia e gjere dhe qe e ben rahat zotin e shtepis
3.Dhe kerri(automobile)kali apo mjeti te cilin e perdor per hecje dhe transport.

Dhe ne te kunderten gjerat qe e bejne burrin te mjerr kry e tyne eshte:

1.Gruaja e keqe
2.Shtepija e ngusht
3.Dhe mjeti trasportues qe nuk e ben rahat ate.

Dhe tana me I pas mashkulli dhe zoti I shtepis sikur most a ket gruan e ndershme nuk I vyn asgja,
Nuk ka mundsi me qen I lumtur edhe ne pallat me fut ate edhe tan ate mirat e dynjas me ja dhan nese nuk ka fat ne zgjedhjen e gruas te devotshme ai ka deshtuar ne jete dhe nuk ka mundesi I shkreti me qen I lumtur me at rrobresh te ALlahut azeve xhel.

Gruaja e ndershme e sinqert I prêt dhe I pranon urdhrat e burit me plot knaqesi dhe me gjoks te hapur perderisa nuk urdheron buri per ndonje haram perndonje gjynah per ndonje mekat perndonje veper qe ALlahu eshte hidheruar ne te.

Perderisa e urdheron per pune te mira qe ALLahu eshte I knaqur gruaja e prêt urdhrin e burit me gjoks hapur duke shpresuar se dot futet ne hadithin e Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem qe I ka pergezuar grate met mira kur eshte pytur se cila grua eshte me e mira ja Resul Allah ka thane:

Eshte ajo grua kur e shikon buri e bent e lumtur( e disponon e qetson e rehaton sepse I mjaftojne telashet e rruges telashet e jashtme brengat e jashtme merzit dhe lodhjet dhe mundet I mjaftojne te shkretit burr dhe mezi prêt me shku te shpija e vet dhe nashta bile aty e takon me te dashurin dhe me te afermin e tij dhe te jetes se tij dhe e bent e lumtur posa ti jep selam dhe ta cel deren e shtepis),dhe e ndegjon kur e urdheron dhe vazhdon hadithi Pejgamberit salALlahu alejhi ve selem dhe nuk e kundershton burin ne ate qe nuk ban me kundershtuar.

C'do gje qe ka drejte buri pra qe nuk eshte ALlahu I hidheruar ne te gruaja menjeher I pergjigjet.
Gruaja e ndershme dhe e devotshme I flet burit me edukat dhe rrespekt nuk e grit zerin ma lart se buri nuk I flet burrit sikur femijut te saj te vogel po I prêt me rrespekt dhe me nder duke kujtuar hadithin e Pejgamberit salALlahu alejhi ve selem:

Me pas qen se e urdheroj dikend qe ti bej sexhde dikuj nga rrespekti I madh do ta kisha urdheruar gruan te I bej sexhde burit te saj.

Hak te madh ka gruaja vllezer dhe motra muslimane ndaj burit sexhdja nuk lejohet se eshte perulje e cila I perket vetmit Allah tebareke ve teala dhe eshte ibadet dhe adhurim kurse rrespektet e tjera te gjitha duhet te vijne ne konsiderat persa I perket gruas ne rraportet e saj me burin.sepse gruaja eshte ajo qe duhet ta kuptoj se:

Kenaqesija e burrit te saj ne menyra te ndryshme eshte kenaqesija e ALlaut azeve xhel dhe hidhrimi I burrit (ALlahu na ruajt)eshte hidherimi I ALlahut hidhirimi I melaikeve

Te Allahut tebareke ve teala.
Pejgamberi salALlahu alejhi ve selem e keshillon nje grua nje here dhe I thot:

A ke burr ti oj moter.

Po ja Resulull Allah.

Me trego si sjellesh me burin tand

Gruaja thot:Ja ResulAllah nuk kursej as mundin e fundit per ta bere burin te lumtur dhe te knaqur aq sa kam mundesi.

Mundohem ne maksimum te mos e zgjenjej burin tim por ai te jete I kenaqur ne veprat fjalet ne sjellet e mija dhe ne jeten teme krejt.

Atehere Pejgamberi salALlahu alejhi ve selem me nje edukat te larte I pergjigjet asaj gruje duke I then:

Ke kujdes ne raportet e tuaja me burrin tand sepse ai eshte xheneti yt.
Sa prej Motrave tona i praktikojne keto fjale?... Sa prej grave tona i praktikojne keto fjale?... Keni kujdes motra muslimane, juve te cilave All-llahu xh.sh ju ka nderuar dhe ju ka bere gra te besimtareve , te atyre te cilet e qesin kryt ne sexhde, e madherojne All-llahun xh.sh, ua mbrojne juve nderin, Juve te cilave ju ka bere All-llahu nana, u ka nderuar shume, keni kujdes se burrat e juve jane Xhennet per juve, apo Xhehennem per juve, pra Hape deren e Xhennetit apo All-llahu na ruajt te kunderten, apo All-llahu na ruajt te ne te kunderten e ke hapur deren e Xhehennemit, nuk ke nevoj me e hape, ajo hapet vet.

Sepse Pejgamberi alejhi salatu ve selam eshte ai i cili ka thane: Cila Grua vdes, apo ajo grua e cila vdes dhe burri i saje, eshte i knaqur me te ka per tu futur ne Xhennet, pra ne te kunderten (eudhubil-lah) Nese gruaja vdes dhe burri i sajna nuk eshte i knaqur me te, dhe eshte i hidheruar ne te, po kuptohet se ka per te hyre ne xhehennem.

Lailahe Iall-llah...Sa prej grave tona vdesin e burrat tone jane te knaqur pa to, bile pushojn, qetesohen e pushojn...dhe jane te knaqur pa to, se sa qe kane qene me to...e qysh ato ta fitojne Xhennetin e All-llahut xh.sh.

Gruja e sinqerte , vllezer - i ndihmon burrit ne respektin e prinderve te tij, sepse ajo eshte e bindur se Burri nuk munde ta fitoje Xhennetin per derisa t'i hidheroje Prinderit...perderisa ti jape perparesi gruas , ma shume se nanes dhe babes, per ate te shkrete Xhennet nuk ka, e ajo eshte interesuar qe burrin e saje ta qon ne Xhennet, pra i ndihmon burrit, ne respektin dhe nderin e prinderve te tije, dhe e kujton hadithin e Pejgamberit a.s se personi i cili ka mashkulli hakk ndaj tina eshte Nana , pastaj serish ka thene Nana, pastaj ka thane Nana ..pra nuk ka thene gruaja ..se gruaja nuk ka me shume perparesi se nana....se gruaja e devotshme eshte ajo e cila arrine ta bashkoj dashurine e burrit ndaj saje dhe dashurine e burrit ndaj prinderve te tije.

Gruja e devotshme eshte e interesuar per dunjane e burrit qe e thame ne fillim, ..per ate arsye e kshillon burrin c'do sabah, c'do mengjes kur del prej shtepise, dhe e percjelle ate ne pune te tije, sikur ka qene rasti i disa grave te vjetra te muslimaneve te pare, te cilat i kane kshilluar burrat e tyre duke iu thane : " O ti njeri , ke frige All-llahun xh.sh ne kerkimin e rriskut, te furnizimit, Mos na sjell rrisk haram, mos na sjell ushqim haram...sepse na mujm ta durojme vapen e urise ne kete dunja, por nuk munde ta durojme vapen e zjarrit te Xhehennemit, ne Ahiret.

Keto jane keshillat e grave te devotshme, per dunjane e burrave te tyre, e jo me i lodhe burrat , bo ckat dush , merre kut dush , un e dua kete dhe kete, sepse filanja e ka kete dhe kete, edhe une gjalle nuk munde te jetoj pa pase dhe pa ble, sikurse ajo qe i ka ...apo don me i ble..dhe i shkreti burri detyrohet ose me rrejt ose me vjedhe ose me hije kredit atje haram, ose mu rras borgj deri nfyt, e pastaj mos me pase fytyre me ju dale borgjlive perpara, e neser me i dale All-llahut perpara , per me ja ba qefin gruas se tije.

Grua te sinqerte i thuhet asaj?....Grua te sinqerte i thuhet asaj?... Ajo nuk ka te beje me grua te devotshme...
Gruja e devotshme e don Xhennetin...pra thot :" Bojna saber, nga vapa e urise ne kete dunja, e nuk mujme me ba saber nga vapa e Xhehennemit ne Ahiret....Don Xhennet..e porosit burrin per Xhennet, e kshillon burrin per Xhennet, sepse eshte nis per Xhennet dhe e don Xhennetin dhe nuk ka kush qe e ndane nga Xhenneti..

Hatabin ibn Rebah: thote kam qene me Abdullah ibn Abbasin r.a : Nje here kur kaloj nje grua e zeze para nesh, e vjeter dhe e shtyre ne moshe,
Abdullah ibn Abbasi,po i thote , Hatase, apo don me te treguar me e pa nje grua prej Xhennetlive, nje grua prej Xhennetlive ne kete dunja qe po hece, thote : Po,

Ajo grua e cila kaloj tash para nesh, e zeze dhe e shtyre ne moshe, ajo eshte prej Xhennetlive.

Cuditet Hatabi , se si ka mundesi nje njeri ne mesin tone, qe ece, me kane prej Xhennetlive?!

Ateher Abasi r.a fillon dhe i tregon per ngjarjen e quditshme, te asaj gruaje te devotshme, e cila don xhennet, thot: moti qysh moti, para shume viteve, kjo grua ishte e re, dhe erdhi te pejgmaberi a.s dhe po i thot :Ja Rasulall-llah: Un jame nje grua e semure nga nje semundje (qe ne e quajme sot: Epilepsi) , kurr tum rrok me bje te fikt nuk di ku jam...Ja Rasulallah, lute ALl-llahun xh.sh , qe te me sheroje, Pejgamberoi a.,s don qe te i jap nje kshill dhe nje ligjerat te forte sahabve per durim dhe saber, dhe i thote asaj gruaje: "Nese don e luti Allahun dhe te sheron, por Nese don, ban saber dhe ke per te hyre ne xhennet".

Gruaja nalet dhe mendon: "Te sherohem nga kjo dunja dhe prap te vdes apo te kerkoj saber nga Allahu dhe te bej durim" , sepse kjo dunja kalon me veshtirsit e vogla dhe te mdhaja qe ka, dhe te hyj ne Xhennet. Dhe nuk kujtohet gjate dhe i thote Pejgamberit a.s : Pra Ja Rasulall-llah: Po baj saber e te shkoj ne Xhennet.

Pastaj vazhdon gruja, thot Ja Rasulall-llah: Un e kam nje te mete tjeter, kur te me rrok ajo semundje une zhvishesh, i hjeki teshat prej trupit e pastaj kur po me vjen vetedija, epo hy ne vete e po e shoh se jam zhveshur, po me vjen turp nga njerezit, po kam marre.

Lute All-llahun xh.sh, Ja Rasulall-llah , qe mos te zhvishem.
Pejgamberi a.s , thote: Po, kam me lutur All-llahun xh.sh qe mos te zhvishesh.Kjo grua pastaj tregojn, ata te cilet kane jetuar me te, se kurr nuk ka ndodhur ne jeten e saje, me i ardhur ne jeten e saje , me i ardhe nje raste te tille, vetem duke qene ne namaz, edhe ate ne segjde , duke e madheruar All-llahun xh.sh, Grate te cilat dojne Xhennet , dojne Xhennet vellezer te nderuar:

Esma bin tebi yezid - Ka ardh te pejgamberi a.s dhe ika thane: Ja Rasul-lullah une jam nje grua e derguar nga grate e tjera, nga delegacioni i grave te tjera, perfaqesuese e grave te tjera, kame ardhur te ti me ta percjellur nje porosi nga motrat besimtare, nga ata te cilat dojne Xhennet , Ja Rasulall-llah ,
Urdherojme tha Pejgamberi a.s qe ta degjojme se qka eshte porosia me te cilen ke ardhur ti,

Thote : Ja Rasulall-llah: "Burrat po shkojne ne Xhihad, ose po luftojne, ose po vriten, dhe po knaqen ne Ahiret, me shkalle te larte te Shehidit, ose po fitojne ne kete dunja ,pasuri te madhe dhe ne te dy rastet jane fitimtare te All-llahu, ndersa ne grate nuk e bejme as ate e as ate, na lejo edhe neve Ja Rasulall-llah, qe edhe ne te marrim pjese ne Xhihad. Dojme te bejme gara me burra.

All-llahu ka thene:
...dhe ne pune te mira, dhe ne Xhennete , le te bejne gara Garuesit... por ata garues mjerisht kane vdekur, kan shkuar dhe jane harruar, kane mbetur vetem emrat e tyre, dhe ngjarjet e tyre te cilat ne i lexojme dhe i kujtojme, por ne larg dhe shume larg jena prej tyre....Lailahe ilall-llah....

Pejgmaberi a.s pasi e ndegjoj kete porosi te kesaj gruaje teper serioze , ju pergjegj me nje pergjegje te madhe:, dhe i tha:

"Lajmroj te gjitha ato gra pas teje qe i takon , lajmroj te gjitha ato gra qe i takon., se: Respekti i burrave te juaj, dhe hakku i juaj me ja dhan burrave te juaj eshte baraz me xhihadin fisebil-lilah, dhe ne fund tha: Dhe pak prej juve grave ka , te cilat mundeni me ba nje gja te tille., pak prej tyre ka se jane ne ate shkalle.

Ja rasulallah, nese ti ju thu atyne grave te shkalles se gjenerates tende, te cilat jane edukuar dhe jane shkolluar ne medresen e Muhamed Mustafase, a.s , e cka ju themi na grave tona, te cilat jane te edukuara ne shkollen e askujt, ne medresen e askujt, te cilat medrese dhe shkolla nuk kane terbije dhe edukate.Nuk figuron diqka ne te, qe mesohet respekt dhe hakk i burrit, e qysh dojne motrat dhe grate tona me ja dhane hakkin burrave te tyre,kur nuk jane te informuara dhe te vedijesuara per peshen e madhe qe e ka burri per sa i perket gruas muslimane.

Po Vllazen musliman, grat e ndergjegjeshme dhe te sinqerta , shpejtojne per ne Xhennet...i shtyjne burrat e tyre per Xhennet, prej xhennetit pejgamberi a.s ka thene: ALl-llahu e meshirofte ate burre i cili qohet naten, i fale 2 reqate namaz, e zgjon gruan e tij, dhe i thot qu oj ti gru, falu edhe ti, se eshte koha e trete, eshte pjesa e trete e nates, eshte kur All-llahu xh.sh, nuk i kthen duat mbrapa, e ti oj fisnike ke nevoje me u lut te All-llahu xh.sh., e nese nuk zgjohet, e sterrpik me uje, dhe e zgjone ate grua dhe All-llahu e mshirofte ate grua e cila qohet ne mes te nates dhe fale namaz, dhe e zgjon edhe burrin e saje, dhe i thote: qu o ti i dashuri i jem, ti qe kam deshir me qen burri im ne ket dunja dhe ne ahiret, qu fale namazin qe eshte ma imire se gjumi, madheroje All-llahun se eshte koha kur njerezit flejne e All-llahu don qe ne kete kohe te madherohet All-llahu s.v.t,

Qato jane gra te devotshme dhe te sinqerta.

Ka qene nje Fatime te Ezubejrije. nje grua nga Iraku, e cila vendos me shku me ba haxhin, pastaj shkon te vorri i pejgamberi a.s ne medin, i jep selam, falet ne xhamin e Pejgamberit a.s dhe vendos mu kthy ne Mekke dhe me mor nje shtepi me qira dhe me jetuar atje nje kohe te gjate, me adhuruar All-llahun xh.sh karshi Qabes se shejte, Don All-llahu xh.sh dhe kjo grua,
2 vite rradhas verberohet dhe i humbe te pamurit, por ishte grua e cila ne jeten e vete, nuk e kishte lane namazin e nates, edhe pasi ishte verbuar , namazin nuk e len, e verber, dhe nje herit duke zbritur ashtu e verber ne pjesen e trete te nates,per me fale namaz nafile, rrezohet prej shkalleve dhe i thene dy brinje, e verber i thej brite, dhe qashtu zhagaz nuk don me lan namazin pa fale, me madheruar All-llahun xh.sh. ,dhe falet qysh mundet dhe e zen gjumi, dhe e sheh Pejgamberin a.s ne anderr, i cili po vjen me Ebu Bekrin dhe me Umerin, i afrohen afer futne ne shtepine e saje, Pejgamberi a.s e pshtyne xhyben e tije ne nje skaje, dhe i thote merre kta dhe fshij syte, dhe menjehere i sherohen, dhe merre kta e qite ne vendin ku ke dhimte, dhe i largohet dhimta dhe sherohet, dhe u tregon pastaj njerezve per kete ngjarje, dhe nje kohe te gjate eshte morre shembull ajo grua e devotshme dhe e sinqerte , per devotshmerine e saje.

Vellezer Musliman, Biseda per grate e devotshme eshte e gjate dhe e gjate dhe sa nevojen e kemi nkete kohe per grate e devotshme por nuk mundemi me ja dhan hakkin ksaj teme, vetem se ta lusim All-llahun xh.sh, me krejt emrat e tije, dhe cilesit e Tij, qe kto gra tona te cilat thua se nje numer i madh i tyre vetem se jane muslimane me emer por nuk kane nga islami kurgje.

Ti udhzoj ALlahu azevexhel ti drejtoj ALlahu i madheruar ti ktheje ne rrugen e Tij se vetem Allahu eshte Ai i cili mundet mi drejtu perndryshe ne nuk kemi fuqi e as mundesi e as kush ne ket dynja se cfar hovi kane marre ne ato nga e shtremta dhe devijimi me i drejtuar perpos ALlahut te madherum.

Pra Zoti jon te lutemi Ty me te gjith emrat e Tu dhe cilsit e Tua ti drejtosh motrat dhe grate tona muslimane dhe tja mundsosh dhe djemve tan te ri qe te martohen me gra te devotshme me gra te sinqerta te cilat i ndihmon atyre ne punt e dinit dhe te dynjas.

All-llahu ju nderofte dhe ju respektofte dhe ju shperblefte per sabrin e juaj qe e keni bere gjate leximit te kesaj teme..

Es-selamu Alejkum We Rahmetullahi We Berekatuhu! -

Valeriana AJDINI
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (07/01/2010)
Klikime: 1833 | Komentet: 3 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 3
3 armend  
0
allahu na udhezoft te gjitheve muslimanve kudo qe jan muslimant

2 ina  
0
ALLAHU na udhezofte e na e shtofte dijen inshaALLAH......

1 armend  
0
tungi

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024