Gibeti - Artikuj - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 10:38
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Gibeti
Gibeti
 

 
 
Kur jeton në një shoqëri jomuslimane mund të biesh lehtë pre e zakoneve të kësaj shoqërie dhe rrjedhimisht nisim t’i shohim veprimet tona sipas standardeve të kësaj shoqërie. 
Madje disa herë shkojmë aq larg, saqë nisim të mendojmë nëse veprimet tona janë më të pranueshme e më të mira se të tyret. Në të vërtetë, ne duhet të kemi standarde më të larta, pasi standardet tona duhet të përputhen me mësimet e Islamit.
 
Ne duhet të kuptojmë se kur bëhet fjalë për moral dhe vlera, Islami është standardi ynë. Një shembull? A e keni dëgjuar rregullën e artë: "Sillu me të tjerët ashtu si do të doje të silleshin të tjerët me ty”. Besoj se po. Vetë i Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, ka thënë, sipas transmetimit të Enesit: "Askush prej jush nuk ka besuar derisa nuk dëshiron për vëllanë e tij musliman atë që dëshiron për veten." (Buhariu) 
I Dërguari i Allahut gjithashtu ka thënë, transmetuar nga Ebu Hurejra:  "Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit duhet të flasë mirë ose të heshtë dhe kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit nuk duhet të dëmtojë (ose fyejë) fqinjin.” (Buhariu). 

Kjo është si hyrje për idenë se ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin sipas Islamit, jo sipas standardeve të jobesimtarëve. Ata le të na ndjekin ne. Kur mendojmë për shembull për gibetin (thashethemet), shumica prej nesh mendojnë se thashethemet janë thënia e diçkaje negative për dikë. Por Islami i ka dhënë një përkufizim më të fortë.
 
Ebu Hurejra tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: "A e dini se çfarë është gibeti?” Ata thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Pastaj, ai tha: "Gibeti nënkupton të flasësh për vëllanë tënd në një mënyrë që ai nuk e pëlqen." I thanë: "Çfarë mendon nëse e gjej atë që thashë tek vëllai im? Ai tha: "Nëse ajo që the gjendet tek ai, në fakt e ke përgojuar dhe nëse nuk gjendet, është shpifje.” (Sahih Muslim, Ebu Davudi, Ahmedi, Tirmidhiu dhe të tjerë) 

Al-Muttalib ibin Abdullahu tha: "I Dërguari i Allahut ka thënë: Gibet do të thotë se një njeri për mend për dikë diçka që është e vërtetë pas shpinës së tij."(Sujuti, Zawa'id Al Jami nga transmetimi i Khara'iti në Masawi Al Akhlaq.  Maliku ka transmetuar diçka të ngjashme me isned mursel siç përmendet në Sahih) 

Imagjinoni pak standardet e larta që islami ka vendosur, që ky gjynah i tmerrshëm të mos kufizohet vetëm në thënien me gojë ose me shkrim. Hasan Ibin Al Makhaariq transmeton se njëherë një grua vizitoi Aishen dhe kur gruaja u çua që të shkonte, Aishja bëri një shenjë me dorë e saj, duke i treguar të Dërguarit alejhi selam se ajo grua ishte e shkurtër. I dërguari menjëherë e qortoi duke i thënë: "Bëre gibet.”  (Ibin Xherir tafseer Al Quraan al Ad’heem, vol. 4, fq. 328) 

Aishja, nëna e Besimtarëve, tregon: "I thashë të Dërguarit alejhi selam: "Të mjafton ty te Safija, që është kështu e kështu” duke nënkuptuar se ajo ishte e shkurtër. Ai u përgjigj: "Ke thënë një fjalë që, po të përzihej me detin, do ta ndryshonte atë.” (Suneni i Ebu Davudit) 

Këtu mund të shohim se gibeti është gjithashtu ajo që ne bëjmë që një person mund të mos e pëlqejë nëse bëhet përpara tij. Ky është një gjynah i rëndë. E di se është e lehtë të nënvlerësohet, por Allahu na ka paralajmëruar për këtë në Librin e Tij: "O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” (Huxhurat, 12)
 
Allahu e ka përshkruar gibetin si një veprim i ngrënies së mishit të vëllezërve e motrave tona. Por mos mendoni për këtë si një akt metaforik. I Dërguari alejhi selam na e vërtetoi këtë në njërën prej mrekullive të tij të mëdha.
Ubejdi, skllavi i liruar i të Dërguarit alejhi selam, ka transmetuar se dikush erdhi tek i Dërguari  dhe i tregoi atij se dy gra ishin duke agjëruar dhe se po vdisnin nga etja. I dërguari alejhi selam u largua pa folur, duke refuzuar t’u japë leje të prishin agjërimin. Ai burrë e luti sërish, duke i përmendur se ato gra ishin në prag të vdekjes. I Dërguari alejhi selam atëherë i tha t’i sillnin ato tek ai dhe të sillnin edhe një tas.
 
Kur ato erdhën tek ai, ai iu drejtua njërës prej tyre dhe i tha të villte në tas. Ajo u bind, duke nxjerrë një përzierje të vjelle, gjak, qelb dhe copa mishi, që e mbushën tasin deri në gjysmë. Pastaj ai iu kthye tjetrës dhe i tha të bënte të njëjtën gjë. Pasi tasi u mbush, ai tha: "në të vërtetë këto të dyja kanë agjëruar nga ajo që Allahu e ka bërë hallall për to dhe e kanë prishur agjërimin e tyre me atë që Allahu e ka bërë haram për to. Ato e kanë shuar agjërimin e tyre duke ngrënë mishin e të tjerëve." (Ahmedi)

Dijetarët tanë na kanë paralajmëruar për këtë dhe na kanë thënë të pendohemi: Kurtubiu ka thënë: "Dijetarët pajtohen se është një gjynah i madh dhe bërja e këtij gjynahu ka nevojë për pendim tek Allahu.” (Kurtubi, Tefsir i sures Huxhurat.) 
I Dërguari alejhi selam na ka paralajmëruar për ndëshkimin e madh që mund të na bjerë si pasojë e këtij gjynahu të madh. 

Ebu Barzah al-Aslami ka transmetuar: "I Dërguari alejhi selam tha: "O bashkësi njerëzish, ai që ka besuar me gjuhë dhe besimi nuk ka hyrë në zemër, mos përgojoni muslimanët dhe mos kërkoni të gjeni të metat e tyre, sepse nëse dikush mundohet të zbulojë të metat e tyre, Allahu do t’ia zbulojë atij të metat e veta dhe nëse Allahu i zbulon të metat e dikujt, Ai e turpëron atë publikisht që ta shohë kushdo, edhe nëse ai e ka fshehur atë në pjesën më intime të shtëpisë së tij.” (Sunen Ebu Davudi, Sahih Sunan Al Tirmidhi, Ibin Hibani, hasen nga Albani) 
Ne flasim për të tjerët, duke nxjerrë në shesh gabimet e të tjerëve dhe Allahu i Madhëruar na e jep ilaçin, duke na i nxjerrë në shesh gabimet tona. Kush do të donte t’i zbuloheshin të metat? Kush do të donte të ndëshkohej në këtë mënyrë? 
O Allah, na ruaj nga zemërimi Yt!
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Mos harroni, në Ditën e Gjykimit, Allahu mund të na falë gjynahet që kemi bërë ndaj Tij, por një person tjetër do të ketë të drejtën të na marrë veprat tona të mira për shkak të të këqijave që i kemi bërë, e njëra prej këtyre të këqijave është edhe gibeti, sakrifikimi i nderit të motrave e vëllezërve tanë muslimanë. 

Ebu Hurejra transmeton: "I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: "A e dini kush është i varfër?” Shokët i thanë: "I varfër në mesin tonë është ai që nuk ka as dërhemë as pasuri.” Ai tha: "I varfër i umetit tim do të jetë ai që në Ditën e Gjykimit do të vijë me namaz, agjërim e zekat, por (do ta shohë veten të falimentuar atë ditë sepse do t’i ketë mbaruar të mirat e tij) duke qenë se abuzoi ndaj të tjerëve, shpifi ndaj të tjerëve dhe hëngri pa të drejtë pasurinë e të tjerëve dehe derdhi gjakun e të tjerëve dhe rrahu të tjerët, të mirat e tij do t’i jepen një tjetri (atij që vuajti prej tij). E nëse të mirat e tij nuk arrijnë të lajnë llogarinë, atëherë gjynahet e tjetrit do futen në llogarinë e këtij dhe ai do të hidhet në zjarrin e xhehenemit.” (Sahih Muslim)

Vijon.
Shkruar nga Shariffa Al Andalusia
Përktheu: Eglantina Muça
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (06/01/2011)
Klikime: 1048 | Komentet: 2 | Ranguar: 3.0/2
Gjithsejt komente: 2
2  
FUQIJA E ALLAHUT XH.SH. ME ZBUKURIM NUK KA FUND .

1  
dwerwrtwer wer

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016