E premte, 19/04/2024, 20:56
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Falu para se të ta falin xhenazen!
Falu para se të ta falin xhenazen!
 
 
Unë e kisha lënë namazin, të gjithë më thonin se duhet të falesha:Babai, vëllezërit, motrat..., por unë nuk u binda.

Një ditë prej ditësh cingërroi telefoni. Ishte një njeri i moshuar që po qante. Tha: A je ti Ahmedi? Thashë: Po. Njeriu i moshuar tha: Të All-llahut jemi dhe te Ai do të kthehemi, e gjetëm shokun tënd Khalidin të vdekur në shtratin e tij. Bërtita: Khalidin??? Po ai dje ishte te unë! Njeriu i moshuar duke qarë më tha: Nesër do t'ia falim namazin e xhenazes në xhaminë e madhe. E mbylla telefonin dhe qava:
Khalidi! Si mund të vdes ai aq i ri?? Ndieja se vdekja përqeshej me mua për shkak të pyetjeve të mia qesharake... Hyra në xhami duke qarë. Ishte hera e parë që po ia falja dikujt namazin e xhenazes. Kërkoja Khalidin dhe e gjeta atë përpara të shtrirë, i mbuluar me një pëlhurë të bardhë, krejt përpara, te imami. Nuk lëvizte. Posa e pashë ashtu bërtita. Njerëzit e pranishëm u kthyen kah unë...

Mbulova fytyrën me dorë dhe sillja kokën. Mundohesha të përmbahem, por kot.. Babai im më tërhoqi kah ai dhe më pëshpëriti në vesh: Falu para se të ta falin xhenazen! Mu duk sikur shtiu (me armë), e jo se foli. Nuk u ndalja së qari dhe nuk mund ta largoja shikimin nga Khalidi.

Çfarë do të dëshironte Khalidi, po të ngjallej tashti? Një cigare? Një vajzë? Një udhëtim jashtë vendit? Një këngë? E mendoja veten në vend të tij dhe më kujtoheshin ajetet:

"(Kujto) Ditën kur kërciri do të zbulohet (Ditën e Ringjalljes) dhe do të thirren të bien në sexhde, por ata nuk do të munden. [El-Kalem:42]

Shkuam te varrezat... e lëshuam në varr... Unë mendoja me vete:

A thua, si do të përgjigjet kur të pyetet për veprat e tij???
A do të thotë: Njëzet këngë, gjashtëdhjetë filma, mijëra cigare???
Qava gjatë... Asnjë namaz që do të ndërmjetësonte për të, asnjë vepër e mirë, nuk mund të lëvizja. Babai më priti gjatë. E lashë Khalidin në varrin e tij... dhe u largova.

Ndoshta ai po më dëgjonte duke shkuar...


Përktheu nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (24/12/2010)
Klikime: 1467 | Komentet: 4 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 4
4 enisi  
0
me te vertet me preku ne thellesi te zemres kjo ngjarje allahu ju shperbleft me xhenet

3 Gezimi  
0
EsSelamuAlejkum Allahu ju shperbleft vertet qenka ngjarje interesane EsSelamuAlejkum

2 Nusreti  
0
Allahu ju shperbleft stafub i sinqeritetit per ket tregim te rendsishem

1 zubejda  
1
me te vertet qenka nje njgjarje interesante allahu ju shperbleft

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024