E mërkurë, 24/04/2024, 11:04
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukimi i fëmijëve

Emërtimi i fëmijëve
Emërtimi i fëmijëve

 
Ajo për çka kemi më së shumti nevojë në këtë kohë janë fëmijët e edukuar dhe mjedisi i shëndoshë në të cilin do të jetojnë. Për ta arritur këtë nevojitet njohja e dispozitave lidhur me fëmijët, në mënyrë që fëmija të edukohet në frymën e Islamit që nga fillimi.

Përveç kësaj, çdo njeri duhet të jetë i vetëdijshëm për rëndësinë e gjerë të vënies dhe bartjes së emrit.
Shikuar nga ana formale emri paraqet shenjën e jashtme për shënimin dhe identifikimin e personalitetit. Meqë emri e shënon një njeri, ai duhet të jetë stolia më e bukur e tij, sepse e përcjell, jo vetëm nga lindja deri në vdekje, por edhe pas vdekjes.

Të pastruarit e fëmijës pas lindjes, si dhe të dhënit e emrit është synet. Bejhekiu, r.a., në Sunenin e tij thotë se fëmijës i jepet emri ditën e parë. Këtë gjithashtu e theksojnë edhe Buhariu e Muslimi, gjersa ulema-ja lejon shtyrjen e dhënies së emrit fëmijës deri në ditën e tretë, deri në ditën e shtatë (ditën e akikës), por edhe para dhe pas kësaj.

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: "Ditën e Gjykimit, ju do të thirreni me emrat tuaj dhe emrat e baballarëve tuaj, andaj veni emra të bukur!”
"Çdo fëmijë është peng i akikës së vet. Ajo therret për të në ditën e shtatë, atë ditë i jepet emri dhe i rruhet koka.”

Dhënia e emrit të pëlqyeshëm fëmijës është obligim i prindërve. Nëse prindërit nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët rreth emrit të fëmijës, babai ka përparësi që në këtë rast ta zgjedhë emrin e fëmijës, gjë që e konfirmojnë shumë hadithe, dhe ngase fëmijët quhen sipas babait, e jo sipas nënës, siç thekson edhe Kur’ani: "Ju thirrni ata në etërit e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë tek Allahu.”(33:5) – por edhe në ditën e Gjykimit njerëzit do të thirren sipas emrave të baballarëve të tyre.

1. Emri i fëmijës duhet të jetë i bukur, ashtu që mos ta përbuzin njerëzit dhe mos ta injorojë fëmija pasi të rritet dhe kuptojë, si p.sh.: nuk duhet të jetë emër i cili flet për pesimizëm dhe fajësim paragjykues, apo të ketë kuptim të keq, apo të jetë emër i ndonjë personi i cili është i njohur me mbrapshti, plangprishje dhe të ngjashme.
Pejgamberi s.a.v.s. i ndërronte emrat e këqinj me emra të bukur. Muslimi e shënon hadithin se Resulullahu, alejhi selam, e kishte ndërruar emrin "Asia - mëkatare me emrin "Xhemile –e bukur”.

2. Ndërsa, emrat më të dashur te Allahu janë emrat të cilët tregojnë robërim (nënshtrim) ndaj All-llahut të Madhërishëm. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: "Emrat më të pëlqyeshëm për Allahun, azze ve xhel-le, janë Abdullah (rob i All-llahut) dhe Abdurrahman (rob i të Gjithmëshirshmit), më të bukurit Harith dhe Hemmam, kurse më të shëmtuarit janë Harb dhe Murret.” (Nesaiu)
Këtyre u bashkangjiten edhe emrat tjerë të bukur të All-llahut xh.sh. (Esmaul-Husna), si p.sh.: Abdul-Aziz, Abdul-Alim (rob i të Gjithdijshmit), Abdul-Halik (rob i Krijuesit), Abdul-Melik (rob i Sunduesit të pakufishëm).

3. Gjithashtu, është e pëlqyer të vëhen emrat e pejgamberëve, sahabëve, tabi’inëve dhe të të devotshmëve, me qëllim të vazhdimësisë së përkujtimit të tyre si dhe nxitjes për pasimin e tyre.
Buhariu në Sahihun e tij e shënon hadithin: "Jepnu emra sipas emrit tim, por mos u jepni sipas ofiqit tim.” – ndërkaq ofiqi i Resulullahut, alejhi selam, ka qenë Ebu Kasim.

Po qe se i shikojmë emrat e sahabëve apo pasardhësve të tyre – tabiinëve, do të shohim se ato në rrënjë janë: ose emra bimësh si p.sh. Talha (akaci – bananë), Seleme (gur), Handhale (kungull i egër – citrullus colocynthus), apo emra të kafshëve dhe shpezëve si p.sh.: Esed (luan), Fehd (leopard), Hejthem (shqiponjë), Sakër (skifter). Apo emra të gjërave të ngurta dhe gjërave natyrore, si p.sh.: Bahër (det), Xhebel (kodër), Sahër (gur). Apo emra të prejardhur, si p.sh. Amir, Salim, Omer, Seid, Fatime, Aishe, Safije dhe Mejmune. Apo emra të paraardhësve të famshëm të cilët ndiqen prej Pejgamberëve dhe të devotshmeve, si p.sh.: Ibrahim, Ismail, Jusuf, Musa dhe Merjem.
Islami nuk ia imponon familjes islame që t’i emërojë fëmijët e vet – meshkuj apo femra – me emra të caktuar arab apo joarab, sidomos nëse emrat përkatës kanë kuptim të mirë në gjuhën e vet, por këtë ia ka lënë vullnetit të familjes dhe shijes së saj. Muslimanët vazhdonin t’u lenin femrave dhe meshkujve shumë prej emrave joarab edhe pasi e përqafonin Islamin, edhe pse jetonin në mjedis arab. Shembull për këtë është Marija, kopte, nëna e Ibrahimit, djalit të Pejgamberit, alejhi selam, e cila u popullarizua me emrin e saj kopt, egjiptas.

1. Por, sipas Islamit është e ndaluar që fëmijët t’i emërojmë me emra të melekëve, si: Xhebrail, Mikail, Israfil apo Melek sepse kjo tregon emitimin e paganëve në lënien e emrave të melaqeve.

2. Gjithashtu, është e ndaluar që fëmijës t’i jepen emrat e bukur të All-llahut xh.sh. të cilët janë ekskluzivisht për Të dhe emrat të cilët janë cilësi të Tij, si: el-Ehad, er-Rezzak, el-Halik, es-Semi, el-Besir, er-Rahman, el-Muhejmin, el-Xhebbar, el-Mutekebbir, el-Halik, el-Bari, etj., siç ndalohen edhe emrat e Kur’anit dhe sureve të tij, si: Taha, Jasin, Hamim e të ngjashme me këto.

3. Janë të ndaluar edhe emrat që nuk janë enkas për Zotin, por që janë në trajtën e shquar, si: El-Aziz, El-Hakim, El-Alij, El-Halim dhe të ngjashëm. Ndërkaq, përdorimi i këtyre emrave (cilësorëve) në trajtën e pashquar, nuk është i ndaluar. Kështu, janë të njohur emrat e sahabëve si: Ali, Hakim, e pastaj edhe emrat: Aziz, Halim, Reuf, Kerim, Reshid, Hadi, Nafi dhe të ngjashëm me këta.

4. Emri, gjithashtu nuk duhet të jetë me kuptim të tregimit të robërisë për dikënd tjetër pos All-llahut, si p.sh.: rob i Qabes – Abdul-Ka’be; rob i pejgamberit – Abdun-nebij, etj.

5. Emra të ndaluar për fëmijët muslimanë janë edhe emrat që janë të posaçëm për fetë e tjera, si: Gjorgj, Zheklin, Majkëll, Xhozef, etj., meqenëse muslimanët e kanë të ndaluar t’i imitojnë ata.

6. Emra që duhet t’u largohemi janë edhe emrat e tiranëve, si: Faraoni, Karuni, Ebu Xhehli dhe të ngjashëm si dhe emrat e liderëve të kufrit dhe ateizmit, si: Marks, Lenin, etj.

All-llahu na ndihmoftë!
                                                                                       Përgatiti: Fexhrie Kaçiu
Kategori: Edukimi i fëmijëve | Shtuar nga: shpend-xhelili (29/07/2010)
Klikime: 1745 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 flutura  
0
HAHA EDHE MUA MA KA NDUAR EMRIN MUSLIMAN

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024