E enjte, 28/03/2024, 19:14
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Duaja e Istihares Arabisht-Shqip

Duaja e Istihares Arabisht-Shqip

Duaja e ISTIHARES (arabisht)

"Allahumme in-ni estekhiruke bi ilmike. Ue estakdiruke bi kudretike, ue es’eluke min fadlikel-adhim.

Fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta’lemu ue la a’elemu, ue ente ‘allamul – gujub.

Allahumme, in kunte ta’elamu enne hadheI emru (emerton ketu nevojen tende) hairun li fi dini ue ma’ashi ue akibeti emri ue ‘axhilihi ue axhilihi fakdirhu li ue jes-sirhu li thumme barik li fihi.

Ue in kunte ta’elemu en-ne hadhel emru sherrun li fi dini ue me’ashi ue akibeti amri ue ‘axhilihi ue axhilihi fasrifhu anni uesrifni anhu uakdir li al-hajre haithu kana thum-ma ardini bihi”




DUAJA E ISTIHARES (Shqip)

” O Zot, me diturine Tende kerkoj hajrin! Kerkoje ndihme prej fuqise Sate, kerkoj prej te mirave te Tua te shumta, sepse Ti je

i gjithefuqishem, e une jam i dobet, Ti di cdo gje e une nuk di, Ti je Ai qe i di te fshehtat.

O Zot, nese kjo pune e imja (emeron ketu deshiren, hallin, etj) eshte hajr per fene dhe jeten time, per kohen e tashme dhe te ardhmen, bej te mundshme qe te realizohet, lehteso dhe beko.

E nese kjo pune eshte e demshme per fene dhe jeten time , per te tashmen dhe te ardhmen dhe per ne ahiret, largoje prej meje dhe me largo mua nga ajo, me percakto hajrin kudo qofte, pastaj me bej te kenaqur me te.”




Arsyet e namazit të istihares

Të katër shkollat juridike islame janë të pajtimit se namazi i istihares praktikohet në rastet kur një person nuk di si të marrë vendimin e duhur.

Në rastet kur dihet se një gjë është e mirë ose e keqe, si për shembull veprat e adhurimit, bërja e veprave të mira ose e veprave të këqija, nuk ka nevojë të falet istihare.

Nuk ka vend për të falur istiharen kur bëhet fjalë për gjëra që janë të detyrueshme, haram ose mekruh, por istihareja ka të bëjë me gjëra që janë të lejuara.

Istihareja pra falet kur njeriu duhet të zgjedhë mes dy gjerave të lejuara, si për shembull kur duhet të zgjedhë se në cilin vend të shkojë për të marrë dije, ose me cilin a me cilën duhet të martohet, ose kur vendos për ndonjë çështje për të cilën ka hezitim mes zgjedhjeve.



Ka thene i Derguari i Allahut - Muhamedi a.s.:



"Lumturia e birit te Ademit varet nga te qenurit i lumtur me çka Allahu i ka dhene atij, mërzia e birit te Ademit vjen nga mosfalja e Isti'hares, dhe pakenaqesia e birit te Ademit rezulton nga qenia jo i kenaqur me çfare Allahu i ka dhene atij."



Hadith - al-Tirmidhi # 2151. [I cilesuar si Sahih dhe Hasen]



Duaja e Istihares eshte transmetuar nga Xhabir Ibn 'Abdullah i cili ka thene se: "Profeti, alejhi selam (paqja qofte mbi te), na mesonte te bejme Istiharen per gjithe çeshtjet/punet tona, ashtu siç na mesonte suret e Kuranit. Ai (profeti) na thoshte: 'Nese ndonjeri prej jush mendon te beje diçka, le te fale dy rekate namaz (jo prej namazit farz) dhe te thoje (pas namazit) duane e Istihares..."



Pra, Namazi i Istihares eshte ai namaz ne te cilen ne myslimanet pyesim Allahun e gjitheditur dhe qe i ka shkruar tashme ceshtjet tona, se cilen rruge duhet te marrim. Per te falur namazin e Istihares, njeriu duhet te fale dy rekate namaz (jo-farz), dmth ato mund te jene dy rekate sunet ose nafile dhe mund te falet ne çdo kohe te dites apo nates. Si i tille mund te sherbeje edhe nje namaz sunnet i ndonje vakti, por duke i vene si nijet pervec namazit te synetit edhe nijetin e Istihares.



Per shembull, le ta zeme se do te falesh namazin e sabahut (synetin), atehere ver ne zemren tende si nijet " Une po fal synetin e sabahut dhe njekohesisht edhe namazin e istihares". Ne kete namaz, pasi ke falur dy rekate te zakonshem me Fatihane, nje sure dhe te gjitha te tjerat sipas rregullit, ulu ne uljen e fundit tek "Etehijatu..." ,thuaj ato qe thua zakonisht dhe pasi te japesh selam dhe te besh pak dhikr pas selamit si psh. estagfirullah, estagfirullah, estagfirullah, Subhanallahi uel hamdulilahi ue la ilahe ilallah uallahu ekber, etj. thuaj kete dua , qe quhet "Duaja e istihares" (ne qofte se nuk e dime permendesh, por desherojme te falim kete namaz, atehere mund ta mbajme copen e letres me duane te shkruar afer vetes dhe pastaj, pas selamit, ta marrim letren ne gjunje dhe ta lexojme duane.

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (23/05/2010)
Klikime: 6628 | Komentet: 6 | Ranguar: 4.6/5
Gjithsejt komente: 6
6 afrim95  
0
S.A me mundon diqka po nuk e di se qka esht 1.nuk mundem me bo dallimin prej renes dhe realitetit 2.nuk mundem ta shprehi at qe e mendoj dhe ta realizoj at qka e mendoj 3 kaniher nuk e di se qka dua dhe zdi se qka te kerkoj si ta gjej at qka dua une 4 shumicen e rasteve flas formalisht pa zemer me cdo person rall her flas me zemer me njerzit dhe kam problem me koncetrim dhe me haresen athu qka munet mu kon kjo qysh me gjet qka po me mundon mu dhe qfar lutje duhet me bo!

5 saranda  
0
Es selam Alejkum ju lutem me tregoni a mun te behet falja e namazit ne gjuhen shqipe ju lutem me ktheni pergjigje Es selam Alejkum.

4 bajram  
0
selamun alejkum
namazi i istikfares eshte nje nder namazet mè tè afèert tek ALLAHU.XH.SH.
nè dy rekate namaz eshte shum mir te lexohet prej suretu en nisa, ajeti.106 deri 113.
per cdo rast veshtersije fali dy rekate istikfar namaz inshallah allahu.xh.sh ta plotson deshiren.
suretu el bekare: ajeti 186: ekur robèt e mi tè pyesin ty pèr mua, unè jam afèr, i pèrgjigjem lutjes kur lutesi me lutet, pra pèr tèqen ata tè drejt tè udhèzuar,le tè mè pegjigjenatamua dhe lè tè mè besojn ata mua.

3 linda  
0
ES SELAM ALEJKUM....ju kisha lut nese e keni edhe Namazin e istikfares ta postoni ketu...

2 Lili  
0
Selam Aleikum drejtoju Allahut te te ruaj vella, sepse me sa po lexoj ti je person i ndjeshem dhe perjeton tek vetja fatkeqesin e tjetrit ...Pra vuan per te kqen qe i ndodh nje njeriu tjeter...Kjo eshte miresi ne fakt por kujdes..

Njerezit e vjeter na thonin "Mblidhe veten" Ti mos u ligeshto, por se NE CDO RAST qe te ndihesh keq ... mer abdes dhe fai dy rekate namaz ... me mendimin se cdo e keqe qe i ndodh njeriut ESHTE E CAKTUAR nga ALLAHU...jeta e kesaj bote eshte PROVE .

DHE FORCA JONE SI BESIMTARE ESHTE TI KALOJME PROVAT ...LUTJA ESHTE SHPETIMI I TE GJITHA TE KEQIJAVE ...ALLAHU TE NDOHMOFTE.. Ma bej hallall per keshillen Aleikum selam


1 SHpejtimi  
0
Es Selam Alejkum Qka Osht Ka Ndodh Me Mua Se Sa Her Endegjoj Eh'Zanin Me Terqethet Trupi EDhe Pse Mua All-llahu Xh.sh, Ma Ka Mundesua Me i Ba Ibadet 5 Kohet. Dhe kur Ndegjoj Naj Kujt Qe e Ka Godit Ndonje e Keqe Un Gjat Asaj Dite Endi Shum Keq Veten Sikur Tme Kishte Ndodh Mua. Es Selam Alejkum

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024