E enjte, 25/04/2024, 11:27
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Dua të jem më afër Allahut, por nuk e di se si!
Dua të jem më afër Allahut, por nuk e di se si!



Nëpër shumë takime dhe prezentime që mbaj, vëllezërit dhe motrat më pyesin edhe këtë: Dua të jem afër Allahut, por nuk e di se si; ose thjesht nuk kam fuqi ta bëj këtë.

 
Nëpër shumë takime dhe prezentime që mbaj, vëllezërit dhe motrat më pyesin edhe këtë: Dua të jem afër Allahut, por nuk e di se si; ose thjesht nuk kam fuqi ta bëj këtë. 
Ndonjëherë, ndjej se jam afër Allahut, dhe, këtë e arrij kur gjendem në mesin e të devotshmëve. Në anën tjetër, kur këta nuk janë afër, unë e humbi këtë afërsi. 
Ndjehem shumë i pafuqishëm. 

Allahu, i Lartësuari është më i miri që i përgjigjet këtij shqetësimi: 

Dhe kur robët e Mi të pyesin ty (O Muhamed a.s.) për Mua, atëherë (përgjigju atyre): Vërtet Unë jam pranë (tyre me Dijen Time), Unë u përgjigjem duave (lutjeve) të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje (pa ndërmjetësues a ndërlidhës). Kështu pra, ata le të më binden Mua dhe le të më besojnë Mua, që në këtë mënyrë të mund të udhëhiqen drejt. (2:186). 

Të identifikuar si muslimanë, ne besojmë në fjalën e Allahut. Sigurisht! Atëherë, a nuk do të duhej të besojmë në ajetin e mësipërm? Natyrisht, ne duam të besojmë; por, çfarë vërtet na mban të besojmë është që zemrat dhe ndjenjat tona duhet të manifestojnë lutje. 

Të imagjinojmë se përballë nesh është një peizash i bukur... por, aty në mes nesh dhe peizashit është edhe një perde. Me një shikim të shpejtë mund ta shohim bukurinë e anës tjetër, por fatkeqësisht jo të tërën. Por ne duam ta shohim të tërën! Atëherë pse nuk e shohim?! Sepse jemi ulur dhe nuk çohemi ta largojmë perden në mënyrë që ta shohim krejt peizashin. 

Largimi i perdes kërkon këto përpjekje: 

E para, duhet të ekzistojë dëshira

E dyta, aftësia 

E treta, duke e mbajtur atë krejtësisht të hapur gjatë gjithë kohës. 

Ndonjëherë, njerëzit mendojnë të jenë afër Allahut, por dëshira nuk është shumë e fuqishme. Besimi është si fara. Duhet të mbillet në tokë pjellore dhe të ujitet. Është proces që do të marrë kohë dhe qëndrueshmëri. 

Për të filluar me këtë, ne duhet të kemi parasysh detyrën më kryesore që Allahu na ka porositur; që është devotshmëria dhe adhurimi. Ky është hapi i parë për të shfaqur afërsi ndaj Allahut. 

Tregon Profeti a.s. se Allahu në një hadith kudsi thotë: 

"…Me asgjë robi Im nuk mund më mirë të më afrohet, pos me atë çfarë Unë e kam obliguar. Dhe vazhdimisht robi Im më afrohet me vepra të mira (nafile), derisa ta dua. E kur ta dua, bëhem veshi i tij, me të cilin dëgjon; syri i tij me të cilin sheh; dora e tij me të cilën kap; këmba e tij me të cilën ec. I këtilli nëse më kërkon diç, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë…” (Buhariu) 

Derisa shfaqim një adhurim korrekt, duhet zgjedhur rrugën drejt pietetit (devotshmërisë) dhe ndershmërisë që u përmendën në hadith; një hap goxha i fuqishëm për t’u afruar tek i Plotëfuqishmi. Njeriu që ka takva (devotshmëri) është më i shquari për të bërë mirë dhe në të njejton kohë dëshiron t’iu prijë të tjerëve në mirësi. 

Dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet). Ata janë të afërtit (tek Allahu), në kopshtet e kënaqësisë. (56: 10, 11, 12)

Ai nuk harron përulësinë e tij përballë Allahut; dhe e di që ai mund ta thirrë Atë me shpresë dhe frikë. Ai dëshiron më shumë afërsi tek Ai. 

Lutjuni Zotit tuaj me përulje dhe në vetveten tuaj. Vërtet Ai nuk i do ata që i kalojnë kufinjtë. Dhe mos punoni djallëzi në tokë, pasi ajo është vënë në rregull dhe drejtojuni Atij me frikë dhe me shpresë. Sigurisht që Përkujtimi i Allahut është kurdoherë pranë mirëpunuesve. (7: 55, 56)

Natyrisht, ky njeri po ashtu e di që sadakaja është një mundësi tjetër që ta sjellë atë më afër Krijuesit të tij; kjo për shkak se Allahu i do ata që i ndihmojnë nevojtarët duke shpenzuar nga pasuria e tyre dhe nuk i pëlqen ata që janë dorështrënguar. 

Tregon Profeti a.s. se Allahu thotë: 

Allahu do të thotë në Ditën e Gjykimit,… O biri i Ademit, Unë të kërkova ushqim, e ti nuk më ushqeve! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botërave?
Allahu do t'i thotë: A nuk e dije ti se një ndër robërit e mi të kërkoi ushqim, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse e ushqeje, do të më gjeje tek ai! 
O biri i Ademit, Unë të kërkova ujë, e ti nuk më dhe! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të të jap ujë, kur Ti je Zoti i botërave? Allahu do të thotë: A nuk e dije ti kur të kërkoi një ndër robërit e mi ujë, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse do t'i jepje ujë, do të më gjeje Mua tek ai! (Muslimi)

Ky njeri i bën të gjitha veprat e mira në mënyrë që ta gjej vetën afër Krijuesit të tij. Dhe, nëse i bën të gjitha këto duke mos ndjerë afërsi tek Allahu siç dëshiron, atëherë ai duhet të shikojë se me kë shoqërohet dhe çfarë kushte posedon. A është shoqëria e tij e dhënë pas bisedave dhe aktiviteteve të kota si dhe neglizhues ndaj Allahut? A mos anëtarët e familjes së tij/saj janë të zënë duke shikuar programe të ndryshme televizive që Allahu nuk i pëlqen dhe në të njejten kohë ai merr pjesë në këto skena? A janë shokët dhe familja shkaku i dobësisë së tij në fe? A është veshja e tij/saj e përshtatshme me veshjen islamike? 

Ndikimi që ka një shok i mirë është shumë më i madh se sa që mund të paramendohet. Duhet ta kemi vëmendjen në atë se çfarë shoku kemi zgjedhur. Duke e ditur prirjen tonë drejt animit të njerëzve dhe çështjeve materiale, Allahu na paralajmëron neve që të mos shmangemi nga e drejta. 

O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin. (63:9) 

Veprat e mira duhet të na shpiejnë drejt zemrës së pastruar duke larguar çdo pakënaqësi ndaj Allahut. Kjo mund të mos jetë e lehtë, veçanërisht për gjeneratën e re. Megjithatë, ata nuk duhet të harrojnë se janë pishtarët e Islamit dhe se mund të ndikojnë në moshatarët e tyre më shumë se sa të moshuarit. Çfarë begatie është ajo që dikush është duke e bërë një gjë të tillë për të fituar kënaqësinë e Krijuesit e tij. 

Kështu, nëse ai është nga ata që janë të afërt me Allahun, do të ketë prehje, kënaqësi dhe dhunti të Xhenetit. (56: 88,89)

Përveç rekomandimeve të lartpërmendura, për ta mirëmbajtur afërsinë me Allahun, duhet ta bëjmë dhikrin (përmendjen e Allahut) sa më shpesh që mundemi. 

O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje (33: 41,42)

Dhikri e zbraz zemren dhe mendjen nga papastërtia dhe sjellë një kënaqësi mjaft domethënse. 

Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut (13:28)

Së fundi, meqenëse besojmë në Fjalën e Allahut, e gjejmë zgjedhjen për t’u afruar te Krijuesi jonë nga ajo që na është dhënë nga Ai. 

Prandaj, më kujtoni Mua që unë t’ju kujtoj ju (2:152)

Autor: Raya Shokatfard

Përktheu: Safet Pllana
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (26/01/2011)
Klikime: 2576 | Komentet: 9 | Ranguar: 4.2/5
Gjithsejt komente: 9
9 irma  
0
allahu ju shperblefte

8 fjolla  
0
selam alejkum perderisa ti kryejm urdhrat e ALLAHUT siq jan namazi,agjerimi,ti ndihmojm nevojtaret,te perkdhelim jetimin,te bejme vepra te mira keshtu jemi afer ALLAHUT dhe do ta fitojm kenaqsin e ALLAHUT INSHALLAH. ALLAHU NA BOFT PREJ NJERZVE TE MIR E QE I DON ALLAHU NA FORCOFT NE KET DIN JAA RABBI

7 qendresa  
0
ALLAHU XH.SH me asgje robi im me mir nuk mund te me afrohet perveq me at qe une e kam obliguar. dhe vazhdimisht me ofrohet me vepra te mira nafile derisa ta dua. ALLAHU na befte prej te sinqerteve prej te devotshmeve na forcoft ne kete din JAA RABBI

6 Nehati  
0
Eselam alejkum

5 Nehati  
0
Eselam alejkum vllazer dhe motra afer Allahut jemi kur ta kryem se pari imanin ku Allahu thote "Ne nuk i krijuam njerzit dhe xhinet veq se te me adhurojne mua" ateher ne duhet ta adhurojme Allahun me namaz zekat agjerim haxhe respektimin e prinderve sadak etj andaj dhe Allahu do na doje neve Zoti na i boft dashura imanin dhe namazin pa te cilen ska xhenet dhe shpetim selam alejkum

4 valbone  
0
Fakt qe me afer ALLAUT mund te jemi vetem permes namazit edhe permes kryerjes se urdherave te ALLAHUT dhe obligimeve qe i kemi ndaj KIJUESIT ton InshALLAH do te jemi prej te shpetuarve ne kete bote edhe ne Ahiret Amiiiiiin Elhamdu-lil-lah.ALLAHU EKBER.

3 SHpresa  
0
dua te jem muslimane

2 SHpresa  
0
un jam muslimane dhe do te jam

1 bajram  
0
selamun alejkum , pershendetje nga tetova.
BISMILAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
NJERIU ME I AFERT TE ALLAHU.XH.SH. VETEM NE NAMAZ SEXHDEJA, SEPSE PJESA E NAMAZIT QUHET SEXHDE, DHE ME TE VERTET INSHALLAH
DO TE JESH SHUM AFER ME ALLAHUN .XH.SH.

SURETU ER RRUM, AJETI 26;E TIJ ESHTE CKA KA NE QIEJ DHE NE TOK DHE VETEM ATIJ I PERULEN.
ADHURUESIT E ALLAHUT .XH.SH. INSHALLAH U AFROFSHIN ME NJE AFERSI SHUM TE AFERT.


Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024