Disa ilaçe nga mjalti - Tema tjera shkencore - Kurani dhe shkenca - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 10:37
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Disa ilaçe nga mjalti
 
Disa ilaçe nga mjalti

 
Apiterapia mund të definohet si mënyrë natyrore e shërimit, në të cilën shfrytëzohen veç e veç dhe në kombinime të ndryshme prodhimet bletare. Ato, para së gjithash, janë mjalti, pluhuri i luleve apo tufku i luleve, rrëshira e bletëve dhe dylli apo propolisi, amëza qumështore, helmi i bletës dhe dylli.

Prodhimet e bletëve janë një thesar i vërtetë i materieve shëruese, nga të cilat më të rëndësishme janë ato me cilësi antibiotike. Përmbajnë edhe vitamina, aminothartina esenciale dhe minerale, përkatësisht fermente dhe materie të pazëvendësueshme aktive të cilat u japin cilësi të posaçme shëruese.

Mjalti

Mjalti i krijuar nga nektari të cilin bletët me përkushtim e mbledhin dhe deponojnë në koshere, shërben si ushqim për bletët. Bletarët mbledhin "tepricën” dhe e shesin. Ka cilësi antibakteriale, ndërkaq shfrytëzohet edhe për shërimin e plagëve dhe plagëve të shkaktuara nga djegiet, si edhe për të mbajtur pastërtinë plagës dhe përshpejtimin e shërimit. Forcon qëndrueshmërinë e organizmit, ndihmon në shërimin e hepatitit dhe në zbutjen e problemeve me lëkurën.

Amza qumështore

Bletët amzën qumështore e prodhojnë për ushqimin "e fëmijëve” të vet që jetojnë në koloni. Bleta mbretëreshë me to ushqehet tërë kohën e periudhës së larvave, ndërkaq bletët punëtore vetëm tri ditët e para. Amza qumështore prodhon bletë punëtore në gjëndra të posaçme. Shfrytëzohen në kozmetikë, gjenden në kapsula dhe shërben për ngritjen e qëndrueshmërisë së organizmit, ndërkaq shpesh flitet edhe për bamirësinë e saj në luftë kundër plakjes.

Pluhuri i luleve

Bletët mbledhin pluhurin e luleve nga lulet dhe e shfrytëzojnë si albumine për ushqim. Bletari mund të mbledhë pluhurin, i cili pastrohet dhe thahet apo ngrihet para se t’u shtohet ilaçeve natyrore apo para se të shfrytëzohet si shtesë në ushqim. Pluhuri i luleve përmban vitaminën B12, por edhe vitamina të tjera. Mirëpo, dobia e suksesit të përdorimit të rregullt të pluhurit të luleve më siguri është e lidhur me albuminat, vitaminat, aminothartinat dhe me përbërës të tjerë të dobishëm, që shërbejnë si katalizatorë në organizëm. Mirëpo, meqë një numër i madh i njerëzve është alergjik ndaj pluhurit të luleve, rekomandohet "testimi’ me një sasi të vogël preparatit të përgatitur para se të merret cilado qoftë prodhim që përmban pluhur lulesh. Pluhuri i luleve rregullon tretjen, ndërkaq vepron pozitivisht edhe në bronke.

Në disa shtete pluhuri i luleve shfrytëzohet për hiposensibilizim, domethënë për shërimin e alergjisë nëpërmjet futjes graduale të sasisë gjithnjë e më të madhe të alergjenit të caktuar.
 
Mrekullitë e mjaltit

Mjalti është lëng i trashë dhe i ëmbël me ngjyrë qelibari, që e bëjnë bletët me nektarin e disa luleve dhe që përdoret si ushqim.
Nektarin është burimi kryesor i karbohidrateve të cilin bletët e shndërrojnë në sheqer, glukozë dhe fruktozë. Mjalti përmban mbi 15% ujë, bletët në zgjua e mbulojnë me dyll i cili e mbron nga lagështia dhe prishja. Mjalti gjithashtu përmban minerale, aminoacide, acide organike si p.sh acidi i thneglës, acidi i mollës, acidi i limonit dhe pigmente pastaj derivate t klorofilit dhe komplekse të vitaminës B.
 
Mjalti i malit që ka ngjyrë të errët përmban 13 herë më shumë minerale se mjalti i luleve ai sidomos është i pasur me hekur. Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban.
Mjalti përmban veti dizinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas një studimi mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh.
Kështu që janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit. Përveç shërimit të jashtëm mjalti ka dhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Kështu do ishte e rekomandueshme 2 lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metode, mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast, lufton bakteret dyfish më shpejt, se sa një tretje sheqeri.
 
Mjalti zbut kollën natën Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen e natës dhe t’u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë, të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes. Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjidhja më e mirë. Rezultatet kanë qenë aq të fuqishme sa mundemi të themi qartazi se mjalti është më i mirë, sesa të mos jepet asnjë lloj ilaçi, derisa përmbajtja e shurupit dextromethorphan nuk është i mirë”, ka thënë doktori Ian M. Paul nga universiteti Hershey në Pennsylvania. Mjalti reagon edhe kundër mikrobeve.
 
Mjalti nuk u rekomandohet fëmijëve më të vegjël se një vjeç, për rrezikun e rrallë, por serioz që mund të shkaktojë helmimin me ushqim të njohur si botulizam. Për fëmijët më të rritur është në përgjithësi i sigurt, por doza duhet rritur varësisht nga mosha e fëmijës. Gjysmë lugë është e mjaftueshme për fëmijët prej dy deri në pesë vjet, derisa luga e plotë me mjaltë duhet t’iu jepet fëmijëve më të vjetër se 11 vjet. Derisa dy lugë mjaltë duhet t’i hanë personat prej 12 vjet e më të vjetër.
Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: ShpendXhelili (22/03/2011)
Klikime: 1232 | Ranguar: 5.0/3
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016