E enjte, 28/03/2024, 20:33
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Dhikret dhe duatë gjatë ditës së xhumasë
Dhikret dhe duatë gjatë ditës së xhumasë
 

 
Shkruar nga Fexhrie Kaçiu
 
1. Dërgimi i salavateve.
I Dërguari i Allahut është prijësi i njerëzimit dhe dita e xhuma (e premtja)  është dita më e mirë e javës. Të dërguarit sa më tepër salavate mbi Pejgamberin alejhi selam gjatë kësaj dite ka shpërblime të shumta. 
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Prej ditëve tuaja më të mira është dita e xhumasë: në këtë ditë është krijuar Ademi, në këtë ditë i është marrë shpirti, në këtë ditë do të ndodhë fryerja e burisë së parë, në këtë ditë do të ndodhë fryerja e dytë e burisë, në këtë ditë dërgoni sa më tepër salavate mbi mua ngase salavatet që i dërgoni më prezentohen.” Sahabët thanë: "O Resulullah, të prezentohen salavatet kur ti je i kalbur?” Tha: "Allahu ia ka bërë haram tokës t’i hajë trupat e pejgamberëve.” (Ebu Davudi)

2. Leximi i sures Kehf. 
Ebu Seid el-Hudriu ka transmetuar se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:
"Kush lexon suren Kehf ditën e xhumasë do t’i jepet ndriçim prej drite nga e xhumaja në xhumanë tjetër.” (Hakimi)
Ibn Umeri transmeton se Profeti, alejhi selam, ka thënë:
"Kushdo që këndon suren Kehf të Xhumanë, ai do të mbushet me dritë që do të ngrihet nga fundi i këmbës deri te maja e flokut. Ajo do të jetë dritë për të në Ditën e Ringjalljes dhe do t’i falet çdo gjë nga e xhumaja në xhumanë tjetër.”

3. Të bërit sa më tepër dua me shpresë se e zen orën kur pranohen duatë.
Në një moment të kësaj dite Allahu i Lartësuar i plotëson nevojat dhe u përgjigjet lutjeve dhe kërkesave tona.
Xhabiri transmeton nga Pejgamberi, alejhi selam, i cili ka thënë:
"Dita e xhumasë ka dymbëdhjetë orë dhe në njërën prej këtyre orëve nëse një rob i Allahut i lutet për diçka Atij, Ai me siguri do t’i përgjigjet lutjes së tij. Kërkojeni atë në orën e fundit pas namazit të ikindisë.” (Muslimi)
Shënim: 
Dijetarët kanë shumë mendime rreth kësaj ore. Ibni Haxheri dhe Mundhiriu anojnë kah mendimi se kjo orë është ora e fundit pas ikindisë duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Ebu Maliku nga Ebu Hurejra r.a. i cili transmeton nga Pejgamberi, alejhi selam: "Dita më e mirë në të cilën ka dalë Dielli është dita e xhumasë, në këtë ditë është krijuar Ademi dhe në këtë ditë ka zbritur nga Xheneti, në këtë ditë iu është pranuar pendimi dhe në këtë ditë ka vdekur dhe në këtë ditë do të ndodhë Kiameti.
 
Ditën e xhuma çdo qenie bërtet prej mëngjesit deri në mbrëmje nga frika e Kiametit përveç njerëzve dhe xhinëve. Në këtë ditë është një orë, nëse e qëllon këtë orë muslimani duke u falur dhe duke kërkuar diç prej Zotit, Allahu i përgjigjet.” Kabi pyeti: ‘Kjo është një ditë gjatë tërë vitit?’
Ebu Hurejra tha: ‘Kjo është për çdo xhuma.’ Kabi pasi që kishte lexuar Tevratin tha: ‘Të vërtetën e ka thënë Alejhi selami.’ Vazhdoi Ebu Hurejra dhe tha: ‘Takova Abdullah bin Selamin e i tregova bisedën që pata me Kabin e ai më tha: ‘Unë e di cila orë është ajo.’ Atëherë më trego! Tha: ‘Është ora e fundit e ditës së xhuma.’ I thashë: ‘Si mund të jetë ora e fundit e ditës së  xhuma kur Muhamedi,  alejhi selam, ka thënë: "Nëse e qëllon duke u falur…” e në këtë orë nuk ka namaz?’ Abdullah b. Selami tha: ‘A nuk ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: "Ai që ulet në një vend duke e pritur namazin është në namaz derisa ta falë atë namaz.”’
I këtij mendimi është edhe Albani.

Kurse el-Xhevzije thotë: "Ato dy orët janë orë ku lutjet pranohen edhe pse ora e fundit pas ikindisë është e përcaktuar dhe e pandryshueshme kurse ora e namazit lëviz me lëvizjen e kohës së namazit. Kështu kemi vepruar me dy hadithet.”
 
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (06/01/2011)
Klikime: 3000 | Komentet: 3 | Ranguar: 4.5/6
Gjithsejt komente: 3
3 besa  
0
Pershendetje...Kam nje pytje per juu nese do te mundeni te me ndihmoni sadopak......une fal namazin....por koheve te fundit "Vdekja" me rri ne mendjee shume dhe po krijon ne muaa nje lloj frike,per nje moment ndjehem e pafuqishme...Do doja te dija se qfar mund te bej ne keto rastee ose si mund ta evitoj kete.......

2 zelfije  
0
mire dita deshta me ju vete diqka a bane me fale namazin me je thane surete ne shqipe kure baje namaz .

1 isa hajdini  
0
selam alekum allahu ju rujt

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024