E premte, 19/04/2024, 19:34
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Deri kur t’i festojmë festat e të huajve?!
Deri kur t’i festojmë festat e të huajve?!
 

 
Shkruar nga Valbona Kelmendi
Ne si popull musliman i kemi doket, zakonet, festat dhe traditat tona të cilat na i ka mësuar Allahu në Kur’an dhe i Dërguari i Tij në hadithe. Andaj, ne duhet që ta pasojmë në mënyrë të përpiktë rrugën e ehli-sunnetit dhe të mos i japim vetes asnjëherë zgjidhje tjetër në mes të këtyre dyjave që u cituan më lart, sepse, po zgjedhëm diçka tjetër, ta dimë se jemi të devijuar nga rruga e vërtetë ashtu siç na ka treguar Allahu në Kur’an:
”Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i Dërguari i Tij, nuk i takon(nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.” (Ah’zab: 36).

Duke parë lajthitjen e popullit tonë në shumë sfera të besimit që i takojmë, ne detyrohemi të flasim për këtë lajthitje të cilës duhet t’i kushtojmë rëndësi të veçantë me qëllim që t’i largojmë prej saj.
Tregohet për nënën e Enesit, radijallahu anhu, se ka shkuar te i Dërguari alejhis selam dhe i ka thënë: "Unë këtë fëmijë timin po ta dhuroj ty që të të shërbejë dhe të edukohet prej teje. Ndërsa, i Dërguari alejhis selam bëri dua për të që Allahu t’ia shtojë besimin dhe pasurinë, ta udhëzojë, t’i japë shumë fëmijë dhe hallall. Tregohet për Enesin radijallahu anhu se ka thënë: "Unë i kam varrosur vet me këto duar të mia afër 90 nipa dhe mbesa”.
 
Mirëpo, ka transmetime se ai i ka pasur 125 fëmijë, nipa dhe mbesa të tij dhe për të gjithë është kujdesur që të jenë të udhëzuar në Islam, si dhe kjo ka ndodhur kështu, sepse për të ka bërë dua i Dërguari alejhis selam.Ky burrë fisnik tregon se si kanë shkuar njëherë me Resulull-llahun alejhis selam në Medine dhe aty e kanë parë popullin duke i festuar disa festa për dy ditë me radhë dhe i kanë pyetur ata:
"Çfarë janë këto festa që ju i festoni dy ditë radhazi?”Ata ia kthyen: I kemi festuar në injorancë dhe ende i festojmë. Muhamedi, alejhi salam, iu ka thënë: "Këto dy festa ua ka zëvendësuar Allahu me dy festa të tjera: festën e Fitër Bajramit dhe Festën e Kurban Bajramit, e që janë më të mira se këto të dyja që po i festoni ju ”.

Ne e dimë se ka pasur festa edhe para Islamit, mirëpo Allahu na caktoi këto dy festa si festa të muslimanëve. Për këtë Allahu thotë në Kur’an:"Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje program (të posaçëm në çështje të veprimit)." (Maide: 48).
Pra, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se cila festë është për dhe cila nuk është.

Ne jemi vetëm disa ditë para festës së ashtuquajtur "Viti i Ri”, e që mjerisht shumë prej muslimanëve e festojnë këtë duke mos e ditur që kjo nuk është festë e jona. Po ashtu, kjo festë nuk është as festë e krishtërve por ata e kanë marrë këtë festë prej paganëve. Ka thënë i Dërguari i Allahut alejhis selam:
"Do të vijë një ditë kur muslimanët do të dehen me alkool, po atë alkool do ta quajnë me një emër tjetër, duke menduar që s’është dehës, mirëpo ai është i tillë.”
Kjo kohë veç ka ardhur te ne, pasi Bajrami po shndërrohet në Vit të Ri e Viti i Ri në Bajram. A nuk është kjo një shortim i festave tona me festat që s’na takojnë neve?!

Vetvetiu bëhet pyetja: çfarë dallimi kanë lënë në mes të këtyre festave? A nuk po urohet viti i ri, ashtu si urohet Bajrami? A nuk po festohet viti i ri ashtu si festohet Bajrami ynë?
 
A nuk gatuhet për vitin e ri ashtu si po gatuhet në Bajram?
Edhepse te ne festohen shumë festa, ne muslimanëve Allahu na ka zëvendësuar këto me dy festa, për të cilat na tregoi i Dërguari alejhis selam.Deri kur do të vazhdojmë të jemi dhe të sillemi edhe si musliman edhe si jomusliman, edhe si fetar edhe si jofetar dhe deri kur do të vetëdijesohemi që të mos shkelim në kufirin të cilin na e ka ndaluar Allahu përderisa aq shumë kujdesemi për kufijtë të cilët i ka ndaluar njeriu si krijesë e Allahut.

Të nderuara motra.
Këta të cilët po e ngrejnë Isain alejhis selam më lart se që duhet, me qëllimin kinse e duan shumë, le ta dinë se ne e duam atë më shumë se ata, sepse, ai është vetëm i Dërguar i Allahut, dhe për mënyrën se si duhet t’i duam të dërguarit na ka mësuar Allahu në Kur’an.
Kështu që për neve ai mbetet i dërguar e asgjë më shumë, ndërsa, dashurinë që ia dhurojnë ata, është kufër (pabesim), është mëkat prej mëkateve të mëdhaja, e veprat e tilla e nxjerrin njeriun nga rruga e drejtë dhe e dërgojnë në humbje dhe shkatërrim në të dy botërat, mirëpo, fatkeqësisht që muslimanët po solidarizohen me ta në këtë festë dhe po e festojnë bashkë me ta.

Motra të nderuara!
Nëse duam ta njohim Islamin dhe ligjet e rregullat e tij, duhet ta mësojmë mirë historinë e Pejgamberit alejhis selam dhe të njihemi me jetën e tij profetike.

Pejgamberi alejhis selam në një hadith ka thënë:"Do të vjen një kohë kur muslimanët do t’i pasojnë të tjerët pëllëmbë pas pëllëmbe, hap pas hapi, dhe po u futën ata në vrimën e hardhucës edhe ata do të futen aty ”.

Sahabët u habitën dhe disa prej tyre thanë: "O i Dërguari i Allahut, a do t’i pasojmë hebrejt dhe të krishterët?!
Pejgamberi alejhis selam iu përgjigj: ”Po kend tjetër do ta pasoni.”

Ndërsa, në një hadith të Ebu Hurejres transmetohet se shokët e të Dërguarit të Allahut i kanë thënë: "A do ta pasojnë Fursin (Persinë) dhe Rumin (Romakët)”.

Këta kanë qenë popuj të humbur të cilët i kanë pasuar hebrejt dhe kanë qenë superfuqi të asaj kohe, mirëpo ishin të humbur nga besimi. Motra të nderuara, a nuk po e vëreni se si festohet viti i ri në familjet tona dhe a po punojmë ne që t’i bindim të tjerët se nuk duhet vepruar kështu? A nuk po e vërejmë se jemi sikur të humburit? Ata vendosin bredhin për vitin e ri edhe ne e vendosim bredhin, ata vendosin drita ndriçuese edhe ne vendosim drita ndriçuese, ata bëjnë zbukurime edhe ne bëjmë zbukurime, etj.. A nuk është kjo solidarizim i plotë me ta në festat e tyre?!

A mos vallë ne kemi harruar se Pejgameberi alejhis selam ka thënë:
"Kush i gjason një populli ai do të jetë me të”. Dhe hadithi tjetër:
"Do të ringjalleni me ata që i doni dhe i pasoni …”

A mos kemi harruar se Allahu ka mundësi të na e marrë shpirtin në ato momente dhe si do të jetë halli ynë para Allahut të Madhërishëm? Motra të nderuara.
Ne jemi dëshmitarë sesa harxhimet bëhen për ta festuar këtë festë të cilës duhet dhënë fund. Vërejmë se si njerezit për t’u pasuruar me biznesin e tyre i bëjnë disa lirime për të pasur konsumatorë edhe më të shumtë në dyqanet e tyre në prag të këtyre festave, ndërsa, këtu ia vlen ta cekim historinë e Resulullahut alejhis selam i cili ka vrapuar për në xhenet e të cilit ia ka zbardhur flokët sureja Hud dhe motrat e saj, përderisa te ne tash ndodh plotësisht e kundërta.
Çfarë dallimi i madh në mes të Dërguarit dhe neve. Neve po na zbardhë vrapimi pas dynjasë dhe të mirave të saj, ndërsa i Dërguari i Allahut me premtime dhe dëshira të realizuara u zbardh nga frikrespekti ndaj Allahut të Lartësuar.

Një dijetar në vitin e 7 hixhrij, në kohën kur muslimanët ende ishin në rrugën e drejtë ka thënë: "Sa te jesh më larg shejtanit dhe pabesimtarëve, prej të cilëve dallohesh me pamje, doke e zakone,me veshje e mbathje po edhe me festa dhe cilësi të tjera, dije se je i shpëtuar dhe je prej banorëve të Xhenetit inshaAllah, ndërsa nëse je prej të kundërtës së kësaj, dije se je i humbur dhe je prej banorëve të zjarrit, Allahu na ruajtë”.

Ne duhet ta dimë se jeta nuk ka hijeshi pa besim dhe nuk ka vlerë pa të, mirëpo ajo është aq më e shëmtuar kur nuk ka vepër që e nxjerr nga vetja për shkak të besimit.
Nuk duhet të jemi prej atyre që ta kemi besimin në gjuhë e zemrën boshe nga ibadetet ndaj Allahut të Lartësuar, por, duhet të jemi prej atyre që e duan Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shumë se vetveten e çdo gjë tjetër.

Lus All-llahun që të na bëjë prej atyre që janë gjithmonë në rrugën e drejtë dhe që janë të shpëtuar, të cilët kujdesen për fenë e tyre ashtu siç kujdesen për sytë e ballit apo si nëna që kujdeset për fëmijën e saj, si dhe njëkohësisht lus Alahun që të na bëjë prej banorëve të xheneteve të larta! Amin!

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (24/12/2010)
Klikime: 1126 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024