Dëmtuesit e zemrës - Artikuj - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 04:45
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Dëmtuesit e zemrës
Dëmtuesit e zemrës

X-ray of a Human heart - 3D rendered Stock Photo - 5385307

 
Duhet ta mbajmë parasysh se çdo mëkat është dëmtues për zemrën. Mëkatet janë më të rrezikshme për zemrën sesa plagët për trupin. Ibën Kajimi ka thënë: "Mos shiko se sa është mëkati që bën, por shihe urdhrin e kujt po e thyen.” 
Mëkatet janë si plagët, por edhe plagët e vogla të çojnë në vdekje. Mëkatet janë si lëkurat e bananeve, mund t’i shkelësh dhe të rrëzohesh. Pra, duhet të kemi kujdes, të mos bëjmë mëkate sado të vogla që mund të na duken. Ibën Mesudi ka thënë: "Besimtari i sinqertë e shikon mëkatin si një shkëmb e frikohet sikur po i bije, kurse mëkatari e shikon atë si një mizë në hundën e tij dhe e largon me dorë.” 

Faktorët kryesorë që ndikojnë në dëmtimin e zemrës janë:

1. Dilema-dyshimi.

2. Ndjekja e epsheve.

Çdo dilemë ose dyshim i panevojshëm të shtyn deri te:

- Shikimi i harameve dhe

- Shtimi i fjalëve të kota.

1. Shikimi në haram është dëmtues më i rrezikshëm.Allahu i Madhërishëm thotë: "Thuaj (o Muhamed) besimtarëve të ulin shikimet e tyre dhe të ruajnë pjesët e tyre të turpshme...” (Nurë, 31) 

Ahmedi transmeton se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Shikimi në haram është shigjetë nga shigjetat e helmuara të shejtanit dhe ai që e ruan shikimin për hir të Allahut, e ndien ëmbëlsinë e imanit.”

Nëse dikush shikon gjëra të ndaluara, zemra e tij do të ha një kopsht plehrash dhe nuk është në gjendje të bëjë dallimin në mes të mirës dhe të keqes.

2. Fjalët e kotaHyri Omeri te Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me ta, dhe e gjeti duke e tërhequr gjuhën e tij. Omeri i tha: "Çka po bën të faltë Allahu?” Ai iu përgjigj: "Kjo mua më çon në humbje.”

Abdullah ibën Mesudi ka thënë: "Për Zotin, që nuk ka zot tjetër përveç Tij, nuk meriton kush burg më të gjatë se gjuha. Resulullahu, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Prej Islamit të mirë të një personi është të larguarit e tij nga ajo që nuk i intereson.” 

Faktori i dytë ishte ndjekja e epsheve ku bëjnë pjesë:

1. Lënia e namazit dhe e Kur’anit

2. Lënia e zekatit

3. Amoraliteti

4. Thirrja në rrugë joislame

5. Ngrënia e kamatës

6. Ngrënia e pasurisë së jetimit

7. Ofendimi dhe përqeshja e njerëzve

8. Gënjeshtra

9. Bartja e fjalëve

10. Zbukurimi i meshkujve ashtu si nuk iu lejohet

11. Bisedimi për gjërat që vet nuk i punon. 
Këto kategori njerëzish, si dënim në varret e tyre do të kenë:

1. Lënësit të namazit dhe Kur’anit i shtypet koka në varrin e tij.

2. Lënësit e zekatit do të piqen në pllaka të zjarrta, do të kullosin sikur shtazët dhe kanë për të ngrënë nga gjembat e pemës zekum dhe gurët e Xhehenemit.

3. Prostitutat do ta hanë mishin e ndytë, do të kenë pamje të tmerrshme, rroba dhe erë shumë të keqe, do të piqen në furrë të zjarrtë dhe do të varen prej gjinjve të tyre.

4. Thirrësve në rrugë joislame – do t’u këputen buzët e tyre me dana të hekurta apo të zjarrit.

5. Ngrënësit e kamatës do ta kenë barkun sa një shtëpi, do të shkelen nga turma të mëdha njerëzish, do të notojnë në një lumë me gjak dhe do t’u mbushet barku me gur të varrit.

6. Ngrënësve të pasurisë së jetimit do t’u bëhen buzët sa të deveve, do t’u mbushen barqet me zjarr, i cili do t’u dalë nga mbrapa.

7. Ofenduesve dhe përqeshësve me njerëz, do t’u këputet mishi nga krahët e tyre, do ta hanë mishin e tyre dhe do t’u thuhet: hani ashtu siç e hanit mishin e vëllezërve tuaj, si dhe do t’i gërvishtin fytyrat e tyre me thonj të bakrit.

8. Gënjeshtarit i shqyhet nofulla me grep të hekurit në të dy anët.

9. Bartësit e fjalëve janë në një kodrinë të errët si të çmendur, kur t’iu fryhet zjarri nga mbrapa do t’ju del prej hundës, gojës, veshëve dhe syve.

10. Meshkujt, të cilët zbukurohen ashtu si nuk ju lejohet, do t’u këputen lëkurat e tyre me dana hekuri, kurse gratë, të cilat zbukurohen si nuk ju lejohet, do të zihen me erë shumë të keqe duke vajtuar.

11. Ata të cilët flasin atë që nuk e punojnë, do të jenë me nofulla të shkrira.

A e mendon këtë ndonjëherë? Nuk ka njeri që do të shpëton nga shtrëngimi i varrit madje as fëmija. Të gjitha këto që i cekëm më lart ishin hadithe nga i Dërguari ynë, Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Ata të cilët i ndjekin epshet e tyre dhe nuk i nënshtrohen Allahut do të shpërblehen me këto dënime që i cekëm më lart. Allahu në Kur’an thotë:"Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të pamurit e tyre.” (Muhamed, 23).

Zemra është pjesë e trupit, nëse është e shëndoshë është i shëndoshë i tërë trupi, e nëse është e sëmurë është i sëmurë i tërë trupi. Pra, zemra qenka një margaritar i çmuar, të cilën ne duhet ta urdhërojmë ashtu siç na ka obliguar Allahu, duhet ta ruajmë shumë, sepse mund të na bie në fundin e errësirës së detit, ku do të tretet në atë errësirë e nuk do ta gjejmë kurrë.

Pyetni vetveten se sa po e çmoni këtë margaritar të çmuar?

Apo do ta humbni në fundin e errësirës së detit ku do të tretet e nuk do ta gjeni kurrë?!
 
Shkruar nga Firdesa
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (19/11/2010)
Klikime: 1165 | Komentet: 2 | Ranguar: 1.0/1
Gjithsejt komente: 2
2  
....... A e mendon këtë ndonjëherë? Nuk ka njeri që do të shpëton nga shtrëngimi i varrit madje as fëmija. Të gjitha këto që i cekëm më lart ishin hadithe nga i Dërguari ynë, Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të........

qysh tash a edhe thmit d.m.th. i perjetojn ato a ??? 100% e kum kuptue keq. nese muni mu ma spjegu najkush mir ish kan.

flm.


1  
kam deviuar o vllazni qe 1 jav nuk kam falur asnjë vakt e nuk e disha qka kam qfar jete po baj isha shum nervoz po o vlla All-llahu ju shperbleft se me keni kthy edhe ni her ne Jetë jam duke qajtur me tërë qenjen time te gjitha keto qe i cekni vertet jan hak qe do te ndodhin po edhe diqka kisha lutur te punojn muslimanet edhe ma shum si kjo e sotit edhe esht ora 12 36 e mesnates do te fali namaz e juve All-llahu ju shperbleft me te mira si Ai di ma së mir

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016