E enjte, 25/04/2024, 15:53
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Dekodimi i Kur'anit

Dekodimi i Kur'anit

 

artikuj

A mundet një ide ta ndryshojë botën, dhe çfarë thotë Kurani për këtë? A mundet një ide ta shpëtojë njeriun?...
 

Nga: Edin Tule

A mundet një ide ta ndryshojë botën, dhe çfarë thotë Kurani për këtë? A mundet një ide ta shpëtojë njeriun? Sa kohë nevojitet, duke llogaritur në veprimin e progresionit shtatëfishor të Kuranit që ideja e këtij punimi të arrin deri te gjashtë miliard njerëz? Si funksionon progresioni shtatëfishor i përmendur kur kemi të bëjmë me bimët, të hollat dhe idetë?

Në Kuranin fisnik Allahu i madhërishëm thotë:

"Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet.” (El - Bekare, 261)

Meditimi im për këtë verset ka filluar pas bisedës telefonike me mikun tim të dashur i cili më pyeti a thua dikush prej ulemave ka llogaritur sa kokrra gruri nëse nga shtatë kallinj mbijnë njqëind kokrra, p.sh. pas pesë viteve?

Kam vërtetuar punimet e mbi dhjetë komentuesve klasik të Kuranit për këtë çështje dhe kam parë që në këtë verset kanë shikuar vetëm nëpërmjet prizmës së shpërblimit të shumëfishtë të Krijuesit.

Askush nga ata nuk është preokupuar me numrin preciz ose implikacionet e gjera të versetit.

Studentët e matematikës janë të njohur me llogaritjen matematikore të kokrrave të hashashit. Nëse një bimë e hashashit ka 3.000 kokrra dhe nga secila kokërr mugullon nga një bimë edhe me 3.000 kokrra, nëse shumëzimi i hashashit vazhdon me këtë progresion, për katër deri pesë vjet e tërë toka e planetit tonë do të mbulohej me hashash. Dikush mund të thotë, ëndrra të çuditshme të hashashit!

 

KRIJIMI I KAPITALIT FINANCIAR

Duke folur për numrat është interesant të përmendim llojin e shpërblimit që kërkoi nga mbreti zbuluesi i njohur i lojës së popullarizuar të shahut.

Mbreti i mahnitur me lojën, me zemërgjerësi i ofroi zbuluesit të kërkojë shpërblim çfarë të dëshirojë. Ky me "modesti” i tha që dëshiron në gjithë 64 fushat e shahut kokrra gruri, kështu që duke filluar nga fusha e parë, në secilën fushë tjetër të merr vlerën e dyfishtë të fushës mëparme. Gjegjësisht, në fushën e parë të merr një kokërr gruri, në të dytën dy, në të tretën katër, në të katërtën tetë, në të pestën 16, në të gjashtën 32, etj. Mbreti qeshi për shkak të kërkesës modeste, duke mos menduar shifrat të cilat në fund fitohen në këtë progresion.

Shifra e cila fitohet në 64 fusha duke pasuar progresionin e përmendur, është 18.446.744.073.709.551.615 kokrra gruri. Kur ky numër kuadrilion shumëzohet me peshën e një kokrre gruri, fitohen 460 miliard ton gruri e që është më shumë se korrja njëmijëvjeçare e grurit në tërë botën.

I tërë dimensioni i (këtyre) numrave mund të përjetohet nëse i paraqesim në mënyrë plastike. Kjo do të ishte, thonë ekspertët, nëse do të kemi një hambar të gjerë 10 metra, 4 metra të lartë, i cili zgjerohet nga planeti Tokë e deri te Dielli (largësia prej Tokës deri te Dielli është afro 150 milion km) dhe prapa.

Numri i kokrrave të grurit të përmendura në progresionin shtatëfishor në Kuran është edhe më impresiv.

Vini re! Do të njehsojmë vetëm numrin e kokrrave të grurit nga një kalli dhe do të arrijmë deri te numri fantastik.

Nëse nga një kokërr mbijnë shtatë kallinj dhe në secilin kalli 100 kokrra, këto janë 700 kokrra. Nëse nga secila kokërr mbijnë edhe shtatë kallinj dhe në secilin kalli nga 100 kokrra, fitojmë numrat në vijim për katër vite, nëse është fjala për një korrje në vit:

Pas një viti nga një kokërr do të fitojmë 7 x 100 = 700 kokrra.

Pas dy viteve: 700 x 700 = 490.000.

Pas tri viteve: 490.000 x 700 = 343.000.000.

Pas katër viteve: 343.000.000 x 700 = 240.100.000.000.

Meqë sipërfaqja e tokës është 148.280.000.000 m2, numri i kokrrave të grurit që do të fitojmë pas katër viteve vetëm nga një kalli gruri, me progresion shtatëfishor, mjafton që të mbillet dendur çdo metër katror i Planetit!

Natyrisht, numrin përfundimtar e paramendojmë në kushte ideale, d.m.th. në kushtet e mungesës së plotë të dëmtuesve: minjët e fushës, shirat, acari, thatësia dhe indiferenca njerëzore.

Zoti i Gjithëdijshëm i botëve ofron analogjinë me progresionin shtatëfishor madhështor në kontekstin e të hollave. Për ndryshim të grurit (bimëve), i cili anatomikisht është i aftë dhe zhvillohet e shumohet, të hollat nuk janë.

Ai i cili paramendon këtë fakt, gabimisht kupton këtë verset dhe vështirë mund të shërbehet me te.

Por në çfarë mënyre atëherë funksionon mesazhi në këtë verset?

Të shikojmë para kësaj, si funksionojnë mesazhet në hadithin vijues i cili poashtu është i lidhur ngushtë me shumimin e kapitalit ekzistencial.

Omer ibn el-Hattabi r.a transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s. qa ka thënë: "Sikur ju sinqerisht të mbështeteni tek Allahu, Ai do t’u jepte furnizim sikur ju jep shpezëve të cilat në mëngjes fluturojnë të uritura e në mbrëmje kthehen të ngopura.” (Tirmidhiu)

Fjala kyqe në këtë hadith është: ". . . në mëngjes fluturojnë!” Sepse udhëzon në kërkim me kohë për rastet e rëndësishme.

E ku fluturojnë? Nga foleja të cilën me mund dhe durim e ndërtojnë! Le të vështrojmë shkurtimisht çfarë i nevojitet një trumcaku të ndërtojë një çerdhe mesatare.

Një shkencëtar gjerman ka llogaritur që një fole e trumcakut përmban nga 630 qime të gjata të kalit, 1.715 qime të shkurtëra, 195 copëza balte, 3 gjethe të mëdha, 20 gjethe të madhësive të ndryshme, 45 gjëra mëndafshi, dhe 35 gram lesh deleje.

Për të qenë foleja kompakte dhe e banuar, i gjithë materiali duhet lidhur me pështymën e zogut që e prodhon në organizmin e tij.

Fluturimin nga foleja ia mundëson në mes tjerash edhe ushqimi adekuat, dëshira e madhe dhe caku i qartë.

Para se të kthehemi në folenë e tij, në mes tjerash analizon çdo centimetër katror të sipërfaqes së tokës nëpër të cilën fluturon dhe me shpejtësi shfrytëzon rastet e njohura. Nëse hasin në arrë të fortë dhe lajthia, nuk shërbehen me lutje pasive, por shërbehen me fuqinë automobilistike duke hedhur në cak arrat dhe lajthiat në autorrugët e frekuentuara. Pas kësaj kthehen në çerdhe të ngopur dhe natyrisht gjatë tërë këtij procesi mbështeten tek Zoti i tyre.

Kthehemi tani te verseti në fillim dhe mënyrën e funksionimit të progresionit shtatëfishor.

Nëse e japim 1 euro (ose një projekt vullnetarisht, shërbim që nuk do ta paguajmë) sinqerisht në emër të Allahut, gjegjësisht për një qëllim të lartë në të cilin nuk ka absolutisht asnjë interes personal, Allahu i madhërishëm na shpërblen për këtë mirësi në atë mënyrë që si kthim na ofron shtatë koncepte financiare të volitshme, ndërsa në secilin nga këto koncepte nga 100 ide biznesi ose projekte.

Nga ne, natyrisht pritet që këto koncepte dhe ide të biznesit t’i njohim, shënojmë, përpunojmë, të konsultohemi me ekspertët, riarsimojmë, t’i masim me parametra preciz të ideve me shansën më të madhe të praktikimit, duke marrë parasysh afrimin dhe kërkimin e vendit konkret dhe kohës, etj., dhe të lëvizim në realizimin e tij.

Kapitali i arritur nga ideja realizuese kërkon fisnikërim dhe qarkullim të mëtejm nëpërmjet projekteve të rinj, përndryshe progresioni ndalet.

Edhepse për një dhënie të sinqertë të hollave, gjegjësisht projekt të zhvilluar në emër të Allahut, dhënësi fiton si shpërblim raste të paparashikuara për zhvillim financiar, fare pak ka të tillë që me kohë i njohin këto raste duke vepruar me mjaft mençuri dhe shpejtësi.

Mënyrën si na ofron Krijuesi i Urtë, konceptet e përmenduara dhe idetë, vërehet në tablon e gjerë të shenjave në veten tonë dhe rreth nesh, mesazheve, imazheve, mendimeve, etj. Shumica e këtyre shenjave të përmendura dhe shanseve në shikim të parë duken të thjeshta dhe njerëzit duke pritur shanse të arta me shikim nga distancat e mëdha, i lëshojnë duke u sjellur ndaj tyre plotësisht me shkapërderdhësi, ndërsa shkapërderdhësit kanë afinitet ndaj varfërisë, siç thotë verseti fisnik:

"Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.” (El - Israë, 27)

 

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (18/08/2010)
Klikime: 1190 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024