E enjte, 28/03/2024, 20:30
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Dashuria te Allahu
Dashuria te Allahu

 
Shkruar nga J. Kastrati

Ibnul Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë) përmend dhjetë shkaqe që shpiejnë në dashurinë e Allahut ndaj robërve të Tij dhe në dashurinë e robërve të Tij ndaj Zotit të tyre. Ato janë:

E para: Leximi i Kur'anit, duke u thelluar në mendime rreth kuptimit dhe domethënies së tij.

E dyta: Afrimi te All-llahu me vepra vullnetare, pasi t'i ketë zbatuar ato të detyrueshmet, ashtu siç thuhet në hadithin kudsij: "Robi im më afrohet Mua me vepra vullnetare derisa ta dua." [Transmeton Buhariu]

E treta: Përkujtimi i vazhdueshëm i All-llahut në çdo gjendje, me gjuhë, me zemër dhe me vepra. Se sa e madhe është dashuria e ndonjërit ndaj All-llahut përcaktohet nga këto gjëra.

E katërta: Dhënia përparësi gjërave që i don All-llahu, para gjërave që i kërkon pasioni i njeriut.

E pesta: Zemra, e cila është e uritur për Emrat dhe Cilësitë e All-llahut dhe zemra, e cila bredh nëpër kopshtet e diturisë.

E gjashta: Shikimi në Madhështinë, Mirësinë dhe Bujarinë e fshehtë dhe të dukshme të All-llahut.

E shtata: Kjo është më madhështorja nga të gjitha; që zemra të jetë e butë, e përulur dhe e bindur ndaj All-llahut.

E teta: Vetmimi me All-llahun në pjesën e tretë të natës, në kohën e zbritjes së Tij, duke lexuar librin e Tij dhe duke e përfunduar atë (leximin) me kërkimfalje dhe me lutje për pranimin e pendimit.

E nënta: Ulja me robërit e dashur dhe të sinqertë (të All-llahut), për të përfituar nga fjalimet e tyre frytdhënëse. Dhe mosfolja, përveç nëse ka dobi prej saj ose nëse e din se me atë përmirëson gjendjen e vet apo kanë dobi të tjerët.

E dhjeta: Largimi nga çdo gjë që qëndron në mes të zemrës dhe All-llahut.

Këto dhjetë gjëra do t'i sjellin të dashuruarit fitimin e gradës së vërtetë të dashurisë. Kjo do t'i shpiente ata te i Dashuri i tyre (All-llahu i Lartësuar).


Përktheu nga gjermanishtja: J.Kastrati

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (24/12/2010)
Klikime: 838 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024