E mërkurë, 24/04/2024, 11:31
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Cila femër është më e mirë tek Allahu?

Pyetje:
Selam alejkum!

Cila fem
ër është më e mirë tek Allahu?



Përgjegje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Femra e cila mund të jetë e mirë dhe e vlerësuar pozitivisht nga Allahu i Madhërishëm nuk mund të thuhet se është kjo apo ajo, por përgjithësisht mund të përfundohet se ajo që i respekton ligjet e Allahut Fuqiplotë, i jetëson urdhrat e Allahut dhe largohet nga haramet e Tij, duhet të jetë e mirë dhe e vlerësuar te Allahu. Ndërsa cila do të ishte më e mira në superiore, do të thuhet se ajo që më shumë është praktikuese e Islamit dhe krahas obligimeve, kryen edhe gjëra të tjera të mira në mënyrë vullnetare. I dërguari i Allahut thotë: "Kur gruaja i falë të pesë kohët e namazit, agjëron gjatë muajit të Ramazanit, e ruan nderin e saj dhe e dëgjon burrin e saj do të hyjë në Xhenet nga cila derë të dëshirojë.” (hadith hasen)
 

Allahu në Kur’an ka thënë: "Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu.” (Nisa’, 34)
 

Në vazhdim do t’i përmendi disa cilësi, me të cilat duhet të stolisej femra. 

Nëse femra është e pamartuar, ajo duhet:
1. Ta respektojë Allahun duke i përfillur urdhrat e Tij dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij!
2. Të ketë sjellje të mira me prindërit e saj!
3. Ta ruajë nderin e saj!
4. Të mos dalë nga shtëpia pa lejen e babait, apo kujdestarit të saj!
5. Të jetë e mbuluar sipas veshjes që e parasheh Islami!
6. Ta ruajë dhe ta ulë shikimin e saj nga e ndaluara!
7. Nëse obligohet të flasë me ndonjë njeri mashkull, të flasë me turp dhe edukatë!
8. Kur përgjigjet në telefon dhe vëren se ndonjë mashkull është paraqitur, që i shpreh fjalë të dashurisë dhe të ngjashme, atëherë mos ta zgjasë bisedën dhe mos të bie pre e njerëzve të pamoralshëm, të cilët i zgjedhin fjalët e lehta, të buta dhe mallëngjyese, por ta mbyllë menjëherë telefonin, sepse siç thuhet "shikimi, pastaj përshëndetja e biseda e më vonë termini dhe në fund takimi”.
 

Nëse femra është bashkëshorte, ajo duhet:
1. Ta respektojë Allahun duke i përfillur urdhrat e Tij dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij!
2. Ta respektojë burrin e vet në çështjet ku nuk kundërshtohet Islami!
3. Ta gëzojë burrin e saj me pamjen e vet kur ai e shikon atë!
4. Ta ndihmojë burrin e saj në respektimin e ligjeve të Allahut!
5. Mos t’ia "ndyjë” shtratin e tij me dikë tjetër!
6. Bukuritë e veta mos t’i zbulojë për askënd tjetër pos burrit të saj!
7. T’i mbajë sekretet e burrit të saj!
8. Ta durojë burrin e saj dhe të pajtohet me pak!
9. Nëse burrin nuk e ka afër, do ta ruajë atë në nderin e saj dhe në pasurinë e tij!
10. Kur e ka afër, e ruan gjuhën që mos ta lëndojë atë!
11. Mos t’i përdorë fyerjet, akuzat e ankesat!
12. Mos t’i përbuzë të mirat e burrit ndaj saj, nëse ai ndonjëherë nuk sillet mirë me të!
13. Të kujdeset për edukatën e fëmijëve të saj, për veshmbathjen dhe pastërtinë e tyre!

Nëse femra është në shkollë si nxënëse, ajo duhet:
1. Të jetë respektuese e Allahut në çdo situatë!
2. T’i falë pesë kohët e namazit në shtëpi dhe në shkollë!
3. Ta zgjedhë shoqërinë e mirë!
4. T’i përfillë obligimet e saj ndaj prindërve dhe mësimdhënëseve!
5. Të jetë e suksesshme në shkollë duke treguar zellin e saj për mësim, seriozitetin, qëllimin e pastër, Frikrespektin ndaj Allahut etj.!
 

Kur femra të dalë në rrugë, ajo duhet:
1. Ta respektojë Allahun duke i përfillur urdhrat e Tij dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij!
2. Ta ulë shikimin nga gjërat e ndaluara dhe të mos i shikojë ata që nuk i lejohet t’i shikojë!
3. Të ecë me edukatë dhe me turpëri!
4. Të mos shikojë shumë anash pa nevojë!
5. Të mos i zgjas bisedat pa nevojë me shitësit, nëse ka dalë për të blerë diç!
6. Të flasë fjalë të sinqerta dhe të mira!
7. Të vishet sipas veshjes islame!
8. Të mos thyhet e spitullohet në veshje dhe ecje!
9. Të mos vetmohet me meshkuj të huaj në ndejë, taksi etj.!
10. Të mos ec pa mashkull përcjellës, me të cilët nuk i lejohet martesa – mahrem!
11. Të mos dalë pa nevojë, e kur del të kthehet fill pasi ta kryejë punën!
12. Të mos i zbulojë bukuritë e saj trupore dhe stolitë para meshkujve të huajë!
13. T’ju ikë vendeve ku frekuentojnë shumë meshkujt!


Kur femra merr pjesë në ndonjë ndejë, ajo duhet:
1. Ta përkujtojë Allahun e Madhërishëm shpesh!
2. Ta ruajë gjuhën e saj duke mos përgojuar askënd dhe duke mos i bartë fjalët e të tjerave!
3. Ta ruajë sekretin e burrit të saj, nëse është e martuar!
4. Të largohet nga ndejat e dyshimta dhe të përziera me meshkuj!
5. Të mos prezantojë në tubimet dhe ndejat e këqija, ku merren me thashetheme dhe me humbje kohe!
6. Të mos e përshkruajë ndonjë femër tjetër para ndonjë të afërmi të saj!
7. Të thërras në rrugën e Allahut duke urdhëruar për të mirë dhe ndaluar nga e keqja!  


Të thërras në rrugën e Allahut duke urdhëruar për të mirë dhe ndaluar nga e keqja!
  Nëse kështu femra i respekton detyrat e saj dhe nuk kërkon të dalë nga të drejtat e saj duke u pajtuar me atë që i ka dhënë Allahu si detyra dhe të drejta, do të jetë femër e pranuar dhe e vlerësuar lartë tek Allahu!
Allahu e di më së miri!



                                                     Muhamed Dërmaku

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (24/04/2011)
Klikime: 2163 | Komentet: 3 | Ranguar: 4.0/5
Gjithsejt komente: 1
1 Shpresa Halili  
0
Nuk jane shume....!

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024