E enjte, 25/04/2024, 21:16
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Çfarë je duke pritur?! Dyert e pendimit janë të hapura
Çfarë je duke pritur?! Dyert e pendimit janë të hapura
 
Pendimi është burim rrjedhës i çdo mirësie dhe lumturie në këtë botë dhe në botën tjetër.

Pse pendim?

Të gjithë falenderimet i takojnë vetëm Allahut, Falësit të mëkateve, Pranuesit të pendimit, Ndëshkuesit të ashpër. Ai është që hap dyert për ata që kërkojnë faljen e Tij, dhe Ai është që lehtëson shkaqet, arsyen, motivin për ata që kërkojnë pendim. Paqja qoftë mbi të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ve selem (që Allahu e dërgoi si mëshirë për njerëzit) dhe familjen e tij dhe as’habët e tij.

Të gjithë jemi mëkatarë:

Të gjithë jemi mëkatarë... Të gjithë jemi gabimtarë... E kujtojmë Allahun në disa çaste dhe e harrojmë Atë në disa tjera, i shikojmë veprat tona në një kohë dhe jemi të pavëmendshëm në kohët tjera. 

Ne të gjithë kemi mëkate dhe gjithmonë bëjmë gabime. As unë dhe as ju nuk jemi të pagabueshëm. I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi vem selem, tha: "Të gjithë bijt e Ademit janë mëkatarë. Më i miri prej mëkatarëve është ai që pendohet." [Transmetuar nga: Tirmidhiu, Ahmedi, Ibn mAxhe dhe sheikh Albani e ka klasifikuar si hasen (të mirë)].

Mirëpo, çfarë do të thotë pendim?

Pendim do të thotë të përmbahemi, shmangemi (së brendshmi dhe së jashtmi) nga ajo që Allahu e urren, dhe për të bërë (së brendshmi dhe nga pamja e jashtme) atë që Allahu pëlqen. 
Pendimi është esenca, thelbi i legjislacioneve të Islamit dhe argument i besimit.

Pendimi është udhëzim që mbron nga dëshpërimi dhe humbja e shpresave. Është burim rrjedhës i çdo mirësie dhe lumturie në këtë botë dhe në botën tjetër.

Pendimi është esenca, thelbi i fesë, burimi i jetës dhe arsyeja e lumturisë. 
Pendim do të thotë që të përmbahemi nga mëkati për shkak të frikës ndaj Allahut, ndjenja e keqardhjes, ndjenja fajtor për të bërë atë, dhe për t’u përcaktuar për të mos bërë atë përsëri aq sa kemi mundësi. Pendim është ndjenjë e fajit mbi atë që ka ndodhur, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut në veprat e tashme dhe të ardhme, dhe duke u përmbajtur nga mëkatet.

Pse të pendohemi?

Një person mund të pyesë: 

Pse duhet të heqë dorë nga mëkati që më jep kënaqësi? 

Pse duhet të ndalojë së shikuari filma dhe të ndëgjuarit muzikë, ndërsa ato më japin pushim, qetësim, çlodhje ?

Pse duhet të përmbahem nga thirrjet telefonike të pahijshme që kam dëshirë? 

Pse duhet të ndalem së shikuari haram, ndërsa kjo më jep kënaqësi? 

Pse duhet të jem i prangosur me namazin dhe agjërimin ndërsa nuk më pëlqen të jem i lidhur e as i prangosur? 

Pse...? Pse...? Pse...?

A nuk është e mirë për personin që të bëjë çdo gjë që i jep atij/asaj kënaqësi dhe pushim? Çfarë më jep kënaqësi është ajo që ju e quani "mëkat". Pra, pse duhet të pendohem?

O vëllau im i dashur dhe ti motër e nderuar, para se t'i përgjigjem pyetjes tënde, unë dua që ti të dish se nuk kam kërkuar asgjë, pos kënaqësisë tënde, duke shpresuar asgjë, pos pushimit tënd, dhe duke menduar asgjë, pos mirësinë tënde në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër.

Tani, do t'i përgjigjem pyetjes tënde. Duhet të pendohesh, sepse:

1 - Pendimi është bindje ndaj urdhrave të Zotit tënd, Ai është që ka urdhëruar atë duke thënë: 
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَّصُوحًا

"O ju që keni besuar, pendohuni te Allahu me një pendim të sinqertë …”(Et-Tahrim, 8)

Dhe 
urdhri i Allahut meriton që të pranohet me dëshirë dhe respekt.

2 - Ky është një shkak për suksesin tënd në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu i Gjithëfuqishëm thotë:
وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَ الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

" … Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (En-Nur, 31)

Prandaj, zemra nuk ndjen mirësinë, suksesin, kënaqësinë dhe lumturinë, përveç kur ai adhuron Zotin e tij dhe pendohet tek Ai i Larti.

3 - Kjo është një arsye për të fituar dashurinë e Allahut. Allahu i Gjithëfuqishëm thotë: 
إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ

" … Allahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.” (El-Bekare, 222)

A ka kënaqësi më të mirë sesa kënaqësia që e ndjen, kur ai/ajo e din se Allahu e do, kur ai/ajo është penduar tek Ai Subhaneh i pa të meta?!

4 - Kjo është një arsye për të hyrë në Xhenet dhe për të shpëtuar nga zjarri i Xhehenemit, Allahu i Gjithëfuqishëm thotë:

فَخَلَفَ مِن بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلَاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ ۖ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا
مَن تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَأُولَٰئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ وَلَا يُظْلَمُونَ شَيْئًا
"E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në Gajja). Me pëjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në Xhenet dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.” (Merjem, 59-60)

A ka diç që meriton të kërkohet, më shumë se Xheneti?!

5 - Ky është një shkak për të pasur bekime dhe rritje në fuqi, pasuri e fëmijë. Allahu i Gjithëfuqishëm thotë: 
وَاللَّهُ يَدْعُو إِلَىٰ دَارِ السَّلَامِ وَيَهْدِي مَن يَشَاءُ إِلَىٰ صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ

"Allahu thërret për në Xhenet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.”(Junus, 25)

Dhe, Ai thotë: 
فَقُلْتُ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ إِنَّهُ كَانَ غَفَّارًا يُرْسِلِ السَّمَاءَ عَلَيْكُم مِّدْرَارًا وَيُمْدِدْكُم بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَيَجْعَل لَّكُمْ جَنَّاتٍ وَيَجْعَل لَّكُمْ أَنْهَارًا

"Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” (Nuh 10-12)

6 - Kjo është një arsye për shlyerjen e mëkateve dhe shndërrimin e tyre në vepra të mira, Allahu i Gjithëfuqishëm thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَّصُوحًا عَسَىٰ رَبُّكُمْ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ

"O ju që keni besuar, pendohuni te Allahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’u shpie në Xhenete, nën të cilat rrjedhin lumenj …” (Tahrim 8)

Dhe, Ai i Lartmadhëruari thotë:
إِلَّا مَن تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا فَأُولَٰئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ ۗ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا

"Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqiat ua shndërron në të mira. Allahu është Mëshirues, ndaj Ai falë shumë.” (El-Furkan, 70)

Motër muslimane!


A nuk janë këto mirësi dhe vlera - dhe shumë të tjera përveç tyre - që meritojnë të jenë të kërkuara me anë të pendimit?! 

Pse e privojmë vetveten nga kënaqësitë e tyre?! Pse i bëjmë padrejtësi vetvetes tonë me mëkatim ndaj Allahut dhe e privojmë vetveten nga fitimi i kënaqësisë së Tij?! Ne duhet të bëjmë atë që na sjellë këto rezultate dhe fryte.

Lus Allahun Subhanehu ve Teala të na e mundësoj
ë pendimin në këtë muaj të bekuar, gjatë të cilit dyert e Xhenetit dhe dyert e pendimit janë të hapura!

Andaj ... Pendohu ... Çfarë je duke pritur ?!!


Përktheu: Ummu Muhlisa
http://bismilah.kurandhesunet.net
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (18/09/2010)
Klikime: 1657 | Komentet: 2 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 2
2 dona  
0
allah mos e nderprej namazin vetem faluu edhe lute allahun per ket breng qe ke qe me siguri qe do te qetsohesh edhe do te jesh i perqendrua mir ne namaz ti vetem lute allahun per ket selam alejkum

1 ermal  
0
selam alejkum. jam nje djal kam reth 1 vit qe e fal namazin por kam nje problem qe me duhet nje sugjerim. kur vete per te falur namazin me vijn me mendje lloj lloj mendimesh te keqija dhe nuk jam asnjehere i qet ne namaz ne perqendrohem dot nuk kam durin nervozohem dhe kur vete per tu falur me duket sikur me pengon dicka perbrenda. ju lutem me sugjeeroni dicka... faleminderit

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024