E enjte, 18/04/2024, 23:35
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Bretkosat dhe tërmeti
Bretkosat dhe tërmeti

 
Tërmeti i Kinës. Një tërmet i cili ka shkatërruar zona të shumta, ka zhdukur njëqind mijë njerëz dhe ka zhvendosur qindra mijëra të tjerë. Paralajmërim nga Allahu i Lartësuar dhe prej llojeve të dënimit të lehtë, për të cilin Allahu i Madhërishëm thotë: "Dhe, Ne do të bëjmë që të shijojnë një dënim më të lehtë në këtë jetë, para dënimit të madh në jetën e përtejme, me qëllim që të kthehen në rrugën e drejtë."(Sexhde, 21)
Ky paralajmërim s'është specifik vetëm për kinezët, por për njerëzit mbarë, në mënyrë që ti kthehen Zotit, Krijuesit, Furnizuesit të tyre dhe të pendohen për mëkatet dhe gabimet e tyre.

Por fenomeni i çuditshëm, i cili i ka mahnitur shkencëtarët është largimi i një numri të madh bretkosash drejt një vendi të sigurt. Banorët e qytetit të goditur nga ky tërmet kanë vërejtur këtë dukuri, por pa i kushtuar ndonjë kujdes, por më pas është mësuar se Allahu i Madhërishëm i ka pajisur këto krijesa me organe paralajmëruese të cilat i nd
i
ejnë frekuencat shumë të ulëta të cilat shfaqen nga toka para ndodhjes së tërmetit. Ato zëra nuk i dëgjojnë njerëzit, por i dëgjojnë bretkosat, tregohen vigjilentë dhe largohen nga vendi i rrezikut.

Kjo dukuri nuk mund t'i kalojë besimtarit pa i ardhur në mendje Fuqia e Allahut të Gjithëfuqishëm dhe se Ai nuk krijoi asnjë krijesë kot, por çdo krijesë kryen funksionin, detyrën dhe qëllimin e vet, madje edhe mund të përfitohet prej tyre. Dhe, në të vërtetë, sot shkencëtarët qëndrojnë në laboratorët e tyre me qëllim që të zbulojnë fshehtësinë e bretkosave dhe orvaten të përfitojnë nga ato për paralajmërimin e tërmeteve dhe fatkeqësive.

Shkencëtarët kanë mësuar se disa kafshë i ndjejnë frekuencat e zërave të ulët, të cilat i lëshon toka si sinjal për afrimin e tërmetit. Mirëpo aparatet e shkencëtarëve, me gjithë përparimin e madh teknologjik, nuk mund t’i analizojnë këto frekuenca dhe paralajmërimet për tërmete. Kësisoj, këto krijesa gjithashtu i janë nënshtruar njeriut, me qëllim që ai të mësojë prej tyre. Këtu qartësohet fjala e Allahut të Plotfuqishëm, që thotë: "Ai ka vënë në shërbimin tuaj çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë." (Xhathije, 13) 

Shkencëtarët gjithashtu deklarojnë se shumica e kafshëve dhe gjallesave, si shpezët, elefantët, balenat, peshqit dhe të tjerët, kanë mundësinë e paralajmërimit për tërmetet, uraganet dhe fatkeqësitë natyrore.

Të vegjlit e bretkosave ikin dhe grumbullohen në vende të sigurta larg zonave të tërmetit, i cili ka goditur vendin. Bretkosave, për të cilat mendojmë se nuk logjikojnë, Allahu u ka dhënë mundësinë e dallimit të frekuencave të ulëta të tërmeteve. Për njerëzit është e pamundur t’i ndiejnë ato, por bretkosat i dallojnë. Meditoni për fuqinë e Allahut të Lartësuar te këto krijesa të pafuqishme!

Të mendojmë dhe të kuptojmë mëshirën dhe dhuntinë e Allahut ndaj nesh. Të nxitojmë të punojmë veprat e mira, në mënyrë që të na shpëtojë Allahu nga këto fatkeqësi që pllakosin tokën sot. Atëherë, të angazhohemi të bëjmë lutje ngase Allahu i Lartësuar thotë: "Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin. Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli, ndërsa Atij lutjuni me frikë dhe shpresë. Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve." (A'raf, 55-56)
 

Përktheu: Almedin Ejupi

Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: ShpendXhelili (26/03/2011)
Klikime: 2192 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024