Bota po i frikësohet uraganeve të natyrës, kurse uraganit të moralit s’ia vë veshin fare! - Artikuj - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E mërkurë, 07/12/2016, 09:36
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Bota po i frikësohet uraganeve të natyrës, kurse uraganit të moralit s’ia vë veshin fare!
Bota po i frikësohet uraganeve të natyrës, kurse uraganit të moralit s’ia vë veshin fare!

 
A thua vallë, a ka uragan më të rrezikshëm sesa humbja e moralit ndër popuj?   

Pa një ballafaqim të tillë jeta e përbashkët nuk do të ishte e mundur kurrsesi.
Për këtë arsye të riun duhet ta formojmë në pajtueshmëri me normat dhe edukatën morale, ngaqë ky sendërtim i kësaj detyre është objektivi i vërtetë i edukatës morale. S’do mend se edukata morale është një nga shtyllat kryesore të sistemit shoqëror, por assesi s’duhet harruar që edukimi moral është një proces shumë i ndërlikuar. Për këtë shkencëtarët e pedagogjisë thonë:"Më lehtë është të mësosh dije sesa të edukosh dije”, sepse në këtë process ushtrojnë ndikim shumë faktorë të ndryshëm. Andaj, duke e ditur se morali është një nga nevojat parësore në jetë, Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:"Me të vërtetë jam dërguar t’i plotësojë virtytet e moralit tuaj”.Kuptojmë që këtë nuk e ka thënë rastësisht i Dërguari i All-llahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ngaqë nevoja për edukatë morale është e domosdoshme gjithnjë, derisa të ekzistojë njerëzimi mbi këtë tokë.
Jo rrallëherë në media dhe në shtyp hasim se shkëncëtarët kanë pohuar se botës po i  afrohet një kataklizmë jo e largët, si dhe të gjithë popujt e botës po i frikësohen uraganeve të cilat po ndodhin jo rrallë nëpër vende të ndryshme të botës dhe të cilët po bëhen shkaktarë për vdekjen e shumë njerëzve dhe shkatërrimin e shumë vendeve, por aspak ose fare pak ua vran veshin kësaj bote uragani i moralit, i cili po shkatërron njerëzimin pa gjurmë, si brejtësit kur brejnë në fshehtësi.

Kjo botë e cila synon drejt civilizimeve dhe konfirmon të gjithë për lulëzim të tyre, sikur ka harruar ose shtiret injorante kundrejt asaj se popujt po i zhduk amoraliteti si dhe popujt mund të ekzistojnë derisa kanë moral, e nëse e humbin atë, humben edhe ata. A thua vallë, a ka uragan më të rrezikshëm sesa humbja e moralit ndër popuj?A thua vallë, kush do ta përshpejtojë më shumë atë kataklizmë që po e parashikojnë këta shkencëtarë e analistë sesa humbja e moralit?

Me këto imperativa të qarta, Islami si fe e vetme e drejtë dhe e pranuar tek Krijuesi i Gjithësisë, urdhëron njerëzimin për një kultivim të moralit të tij si dhe urdhëron që të ketë drejtësi, madje edhe me një njeri të prishur apo mosbesimtar, ngaqë nëse atij i ofrohet morali ai edhe mund të përmirësohet.
 
Jo rastësisht, shkencëtarët e pedagogjisë pohojnë se, morali është një tërësi nocionesh për të mirën dhe për të keqen, një sistem rregullash, parimesh, synimesh dhe idealesh shoqërore që janë krijuar gjatë historisë së zhvillimit njerëzor. Madje kjo shkencë, vjen në përfundim se përmes këtij sistemi me anë të moralit rregullohet një formë e caktuar e jetesës.Çështja më e vështirë që i ka dalë njerëzimit në luftë për moralin, më tepër se sigurimi i  mundësive për ta luftuar amoralitetin, ka qenë dallimi dhe njohja e armikut, domethënë atij të cilin duhet luftuar. Sa jetë njerëzore e sa përpjekje janë shpenzuar në synim drejt të shtrembrës e i janë bërë mbështetje asaj duke e pandehur për rrugën e drejtë?Veçmas po ndalem në vendin tonë, ku morali dhe e shëmtuara janë ngatërruar aq keq me njëra-tjetrën, saqë përkrahësit e së shtrembrës për ta treguar veten se kanë të "drejtë”, po thërrasin e bërtasin gjer në atë shkallë, saqë njeriu i shkretë shtanget i hutuar. Njëri i thotë e zezë asaj që tjetri i thotë e bardhë, diçka që dikur njihej për të mirë, kurse tash shpallet e "shëmtuar”.
Në këtë botë të opinioneve të gabuara dhe të kritereve e vlerave që ndryshojnë çdo çast, si do të mundemi ta gjejmë e ta njohim të vërtetën e përhershme që nuk ndryshon ngjyrë?
Pa hyrë në mjedisin plot vetëdije, duke mbajtur veten larg defekteve e sëmundjeve me të cilat ndjejmë e përceptojmë, t’i rrekemi një besimi të fortë e të fuqishëm, pa të cilin nuk mund të gjejmë mundësi për të parë të vërtetën, e cila po i mungon botës e atyre që janë të privuar nga lumturitë që i bartë kjo botë. Atyre që i kanë sytë e mbyllur përballë diellit të së vërtetës si lakuriqët e natës përballë dritës. Të tillët nuk i kanë të verbuar vetëm sytë e ballit por të verbër i kanë edhe sytë e zemrës dhe shpirtit, andaj nuk  ndjejnë e përceptojnë asgjë dhe kjo i bën që t’i frikësohen uraganeve të natyrës e jo uraganeve të moralit, ngaqë parashikimet dhe vizionet e tyre janë të cekta dhe ndalen vetëm në këtë botë.
Andaj, për t’i shpëtuar dallgës së shëmtimit dhe për të mos u ngjarë të verbërve në shpirt dhe ndjenja, t’i bëjmë përpjekjet tona edhe më të fuqishme se që janë dhe të prehemi në atë që është e pandryshuar dhe e vërtetë se nëse një qeveri, një popull, një shtet i cili bart vulën e Kur’anit dhe veprës e fjalës profetike të Muhammedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, do të ketë aq pozitë dhe prestigj në botë, saqë e bën gjithsecilin njeri që të përfaqësojë vlera të larta dhe qëllime fisnike të cilat lehtë realizohen, madje ka forcë dhe fuqi shpirtërore të cilat e bëjnë që lehtë të shpëtojë edhe nga uraganet e natyrës.
 
 
Shkruar nga Valbona Kelmendi
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (12/10/2010)
Klikime: 418 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016