E martë, 23/04/2024, 08:59
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Bilali r.a që qante nga Dashuria per Pejgamberin alejhi selam
Bilali r.a që qante nga Dashuria per Pejgamberin alejhi selam

 
Bilali r.a Nga tregimet e shkurtra më të bukura, mbi dashurinë ndaj të Dërguarit tonë s.a.v.s. I pari që thirri ezanin në xhaminë që është ndërtuar në Medinën e Ndritshme, i urdhëruar nga Pejgamberi a.s. dhe që vazhdoi me këtë ezan për gati dhjetë vjet. Këtë gjë shumë prej nesh e dinë, apo e kanë lexuar apo edhe e kanë studiuar, por atë që shumë kush nuk e di është se, ku mbeti Bilali pas vdekjes së të Dashurit të tij dhe tonë Muhamed ibn Abdullahut (s.a.v.s.) Bilali, i mërzitur me qëndrimin në Medinën e zbrazët pa të dashurin e tij Muhamedin a.s., shkoi një ditë te Ebu Bekri dhe i tha:

- O halifi i Resulullahut, kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit të thotë: "Puna më e mirë e besimtarit është xhihadi për hir të Allahut” ...Ebu Bekri i tha: - E çka do të thuash me këtë o Bilal? Bilali tha:
- Do të doja të luftoja për hir të Zotit deri sa të vdes ...Ebu Bekri i tha: - Po kush do të na thërras ezanin atëherë? Bilali, duke i rrjedhur sytë lot tha: - Unë nuk i thërras askujt ezan pas të Dërguarit të Zotit....Ebu Bekri i tha: - Megjithatë, rri dhe thirre ezanin për ne o Bilal!Bilali ia ktheu:

- Nëse ju o Ebu Bekër, më keni liruar për veten tuaj, le të bëhet si të doni ju, e nëse më ke liruar për Allahun, më le të lirë dhe për Atë për të cilin më ke liruar. Ebu Bekri, duke ndjerë veten keq, tha:

- Po si jo, të kam liruar për Allahun, o Bilal!Bilai udhëtoi për në Siri, dhe mbeti atje i vendosur dhe muxhahid. Ka thënë për veten e vet:

-"Nuk mundja të qëndroja në Medinë pas vdekjes së Pejgamberit (s.a.v.s.)”.Kur donte të thërriste ezanin dhe vinte te fjala: "Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Zotit” iu ndalte zëri dhe qante, prandaj u largua për në Sham dhe iu bashkangjit muxhahidëve.Pas dy vitesh, Bilali pa në ëndërr Të Dërguarin a.s. duke i thënë: "Ç’është kjo ashpërsi, o Bilal?
Pse nuk vjen të na vizitosh? ”Këtë vërejte Bilali e morri seriozisht, e i pikëlluar u kthye në Medinë.

Erdhi te varri i Pejgamberit a.s., filloi të qajë deri sa e vërshuan lotët. Atje takoi Hasanin dhe Husejnin (nipat e Të Dërguarit s.a.v.s.), filloi t’i përqafoj dhe t’i shtrëngoj në kraharorin e tij. Ata i thanë: "Na ka marrë malli të na thërrasësh ezanin para agimit”.

Atëherë, Bilali u detyrua të ngjitet mbi kulmin e xhamisë dhe kur filloi ezanin me "Allahu Ekber, Allahu Ekber”…, Medineja gati sa nuk u trondit, dhe kur erdhi te shqiptimi i fjalës "Eshhedu enne Muhammederr-Rresulullah” (Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguar i Allahut), dolën nga shtëpitë e tyre edhe gratë…

Nuk është parë ndonjëherë në ndonjë rast të kenë qarë më tepër burra e gra se atë ditë.Kur emiri i muslimanëve, Omeri r.a. e vizitoi Shamin, muslimanët kërkuan prej tij që të ndërmjetësoj te Bilali që të thërras ezanin në njërin prej namazeve. Omeri e ftoi Bilalin kur koha e namazit kishte ardhur dhe kërkoi prej tij që ta thërras ezanin. Bilai duke respektuar emirin e muslimanëve u ngrit dhe filloi me ezanin…

Nga zëri i tij, dhe mallëngjimi për kohën që jetuan bashkë me Resulullahun s.a.v.s., dhe kur Bilali ishte muezin i tij, qanë të gjithë sahabët që ishin prezent sa asnjëherë më parë, ndërsa Omeri r.a. ishte ai që më së shumti qau.Në momentet e fundit të jetës së tij, Bilalit i qëndronte pranë bashkëshortja e tij, e cila qante, kurse vet ai e ngushëllonte: "Mos qajë,… nesër do të takoj të dashurit,…

Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me ty o Bilal dhe me të gjithë sahabët!"
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (01/05/2011)
Klikime: 1062 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024