Ah, sikur ta dinte populli im se ç’është Ahireti ?! - Artikuj - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E enjte, 24/04/2014, 14:05
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [525]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 0
Vizitorë: 0
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Ah, sikur ta dinte populli im se ç’është Ahireti ?!
Ah, sikur ta dinte populli im se ç’është Ahireti ?!

 
Xheneti është shkallë - shkallë, dhe secili e fiton atë gradë për të cilën punon dhe lodhet.

Kur flasim për ahiretin nënkuptojmë edhe Xhenetin, i cili është shtëpia e bamirësve si dhe Xhehenemin që është shtëpia e keqbërësve.

Të fillojmë nga Xheneti të shtyrë nga shpresa se të gjithë besimtarët besim-drejtë dhe punë-mirë do të jenë banorë të tij.

Ah sikur ta dinte populli im çka është Xheneti!

1. Xheneti është shtëpi e përjetshmërisë
Allahu i Mdhërishëm thotë:
"Për ata që janë të devotshëm, te Zoti i tyre do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësi nga Allahu”. Allahu i vrojton robërit e Vet
(Ali Imran, 15).

Imam Taberaniu transmeton se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Kthimi është te Allahu, qoftë në Xhenet ose Xhehenem, ku do të ketë përjetshmëri (amshueshmëri) pa vdekje dhe qëndrim pa shpërngulje.”

2. Xheneti është vendbanim i begative, ku s’ka fatkeqësi dhe mjerim.
Allahu i Lartësuar thotë:
"Ata që besojnë, mërgojnë dhe luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë e tyre dhe jetën e tyre, janë në shkallë më të lartë tek Allahu. Pikërisht këta janë të fituarit. Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirën dhe miratimin e Tij, si dhe për kopshtet ku do të ketë kënaqësi të përhershme për ta dhe ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Me të vërtetë, vetëm tek Allahu është shpërblimi i madh..” (Et-Tevbe, 20-22)

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Një njeri nga banorët e Xhenetit kërkoi leje nga Zoti i vet që të mbjellë. E Zoti i tha: a nuk je i kënaqur me këto gjëra? Tha: Po, mirëpo dëshiroj të mbjelli. Ai e mbjelli farën, e filloi të rritet kjo bimë, e të piqet dhe të bëhet për tu korrur. U rrit aq shumë saqë u bë sa një kodër. Allahu i tha: Ndalu biri i Ademit, se asgjë nuk të ngop!”

3. Kënaqësi edhe më e madhe se kjo është fakti se banorët e Xhenetit fitojnë dhuntinë më të madhe kur ta shohin Zotin e botëve për çdo të premte. Kjo ditë atje emërtohet dita e shtimit. Vallë, a nuk mallëngjehemi për këtë ditë?!
I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Në Xhenet ka një treg, te i cili vijnë për çdo të premte. Aty ka kodrina me miskë (parfum), të cilën e frynë një erë e veriut e ua përplas fytyrës dhe rrobave të tyre, kurse tyreve ju shtohet bukuria dhe mirësia, e kthehen te familja e tyre e më të mirë dhe më të bukur, kurse familja e tyre u thotë: për Allahun qenkeni bërë më të bukur dhe më të mirë. Edhe këta do tua kthejnë: Edhe ju qenkeni bërë më të bukura dhe më të mira”.

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet dhe banorët e Xhehenemit të hyjnë ne Xhehenem, do të thërret një thirrës: O ju banorë të Xhenetit, keni një premtim të Allahut, të cilin dëshiron tua realizon. Thanë: E cili është ai pretim? A nuk na i ka rënduar peshojat (me të mira), a nuk i ka zbardhuar fytyrat, e na ka futur në Xhenet e na ka shpëtuar nga zjarri?! Atëherë Allahu e largon mbulesën, e ata e shikojnë Atë. Për Allahun nuk ju ka dhënë Allahu gjë më të dashur për ta dhe më të këndshme se sa shikimi në Të”

Ky është edhe komentimi i ajetit:
"Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë” (Kaf, 35).
"Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër! Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë as errësira, as poshtërimi. Ata do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të banojnë përherë. (Junus, 26).

4. Përshkrimi i Xhenetit
a) Ai i ka tetë dyer
I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ”Xheneti i ka tetë dyer, kurse zjarri i ka shtatë dyer”.

Nga Ebu Hurejre:

"Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, mes krahëve të dyerve të Xhenetit ka hapësirë sa mes Mekës dhe Hixhrit, ose sa Mekës dhe Basrës”.

b) Toka e Xhenetit është si buka e bardhë.
I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Toka e Xhenetit është sikur buka e bardhë”.

c) Në xhenet ka lumenj
Allahu i Madhërishëm thotë: "Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë, si dhe pallate të mrekullueshme në Xhenetin e Adnit. Por kënaqësia prej Allahut është shpërblimi më i madh. Kjo është fitorja madhështore.” (Et-Tevbe, 72).

Muhamedi lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Në Xhenet ka deti nga uji, deti nga qumështi e pastaj burojnë lumenjtë”.

Në Xhenet është Kevtheri, të cilin Allahu ia ka dhënë të Dërguarit të tij.

Ai, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Duke udhëtuar nga margaritari i zbrazur nga brenda. Thashë Xhibril, çka është kjo? Tha: Ky është Kevtheri, të cilin ta ka dhënë Allahu, pastaj e futi dorën në baltën e saj dhe nxori misk (parfum). Pastaj mu ngrit shikimi kah Sidertul-Munteha, e aty pash një dritë të madhe.”

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Katër lumenj janë nga lumenjtë e Xhenetit: Sinan, Xhihan, Nili dhe Eufrati”.

Kurse Allahu i Madhëruar për këtë rast ka veçuar sure të plotë në Kur’an, të cilën edhe e ka emërtuar me këtë emër, sureja El-Kevther.

d) Xheneti ka dhoma.

Allahu i Madhëruar thotë:
"E ata qe besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t’u bëjmë dhoma të larta në Xhenet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për ata që vepruan!” (El-Ankebut, 58).
"Ndërkaq, ata që i frikësohen Zotit, do të kenë dhoma të ngritura mbi njëra-tjetrën, pranë të cilave rrjedhin lumenj. Ky është premtimi i Allahut; Allahu nuk e shkel premtimin e Vet. (Ez-Zumer, 20).

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Në Xhenet ka dhoma, ku shihet pjesa e jashtme nga mbrapa dhe pjesa e brendshme nga jashtë. Këto dhoma Allahu ia ka përgatitur atyre që japin ushqim flasin butë, e vazhdojnë agjërimin dhe falen kur njerëzit flenë”.

e) Në Xhennet ka një dru me pozitë të madhe.
Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Në Xhenet ka një dru. Në hijen e të cilit vrapon kalorësi i një kali të shpejtë dhe të stërvitur njëqind vjet dhe nuk i del ne fund” Gjithashtu ka thënë: "Tuba, është një dru në Xhenet, i gjerë aq sa kalëron njeriu për një qind vjet. Rrobat e banorit të Xhenetit dalin nga degët e saja”.

f) Shtëpitë e Xhenetit janë të ndërtuara nga ari dhe argjendi.
I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Xheneti është i ndërtuar nga një tullë e argjendit dhe një e arit. Kurse llaçi mes tyre nga misku me erë të këndshme, hasbahua nga margaritari dhe xhevahiri, dheu nga shafrani. Ai që hyn në te, begatohet e nuk mërzitet, jeton përgjithmonë dhe nuk vdes, nuk u vjetërsohen rrobat e as nuk plaket rinia”.

g) Në Xhenet ka tenda nga margaritari.I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Besimtari ka në Xhenet tendë të ndërtuar prej një margaritari të zbrazur nga brenda e gjatë gjashtëdhjetë mile, e veçantë për besimtarin. Në të ka gratë e veta. Të cilat i viziton besimtari, e ata nuk mund ta shohin njëri-tjetrin (nga madhësia e tendës).
"Tenda është nga margaritari i zbrazur nga brenda, i gjatë në qiell gjashtëdhjetë mile, në secilin skaj besimtari ka gra, të cilat nuk i shohin të tjerët”.

h) Mos pyet për përshkrimin e grave tuaja në Xhenet.
Allahu i Lartësuar thotë: "Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, gëzoji me kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Sa herë që atyre t’u jepet si ushqim ndonjë frut i kopshteve, ata do të thonë: "Këtë e kemi ngrënë edhe përpara”. Por atyre do t’u jepen vetëm fruta të ngjashme me ato të Tokës. Në Xhenet ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe atje do të jetojnë përgjithmonë. (El-Bekare, 25).

Në këtë drejtim flasin shumë ajete kur’anore, ne nuk do të mundemi t’i paraqesim të gjitha, andaj në vijim do t’i përmendim vetëm disa hadidhe që flasin mbi këtë temë.

Transmetohet nga Ibni Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babanë e tij, se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Gratë e banorëve të Xhenetit do t’u këndojnë burrave të tyre me zërat më të bukur që janë dëgjuar ndonjëherë. Prej asaj që do të këndojnë është edhe kjo:

Ne jemi të mira dhe të bukura
Gra të njerëzve fisnik shikimi në to të kënaq syrin.
Prej asaj që këndojnë është edhe kjo:
Ne jemi të amshuara e nuk vdesim
Jemi të sigurta e nuk frikësohemi
Jemi të vendosura e nuk shtegtojmë”

Motra muslimane!

Nuk duhet harruar se Xheneti është shkallë - shkallë, dhe secili e fiton atë gradë për të cilën punon dhe lodhet.

Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Në Xhenet ka njëqind shkallë, të cilat Allahu i ka përgatitur për atë që lufton në rrugë të Allahut. Mes dy shkallëve ka hapësira sa mes qiejve dhe tokës. Kur të kërkoni prej Allahut kërkoni Firdeusin, sepse ai është Xheneti më i mesëm dhe më i larti, e mbi të është Arshi i të Mëshirshmit, e prej tij burojnë lumenjtë e Xhenetit”. Kur të kërkoni prej Allahut, kërkoni Firdeusin!”. (Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejra)

Për fund, ky është përshkrimi i Xhenetit dhe këto janë të mirat që na presin aty. Le të përvjelim krahët e të punojmë seriozisht për ta fituar këtë shtëpi! Ose vallë akoma ka prej nesh njerëz që i japin përparësi jetës së kësaj botë para të mirave të Xhenetit, ose mos vallë akoma jetojnë në neglizhencë shkatërruese?!

Ky është Xheneti, e ku janë ata që punojnë për këtë Xhenet? Ky është Xheneti e ku janë ata që mallëngjehen për të? Nëse vazhdojmë në këto telashe dhe belaja, nëse i japim përparësi të shpejtës kalimtare para të mëvonshmes së përjetshme, vallë a e dimë se ku do të përfundojmë?!.
 
Shkruar nga Muhammed Husjen Jakub
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2010)
Klikime: 440 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Name *:
Email:
Code *:
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2014Create a website for free