E premte, 29/03/2024, 02:32
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A më ka bërë dikush magji?

Pyetje:

Selam alejkum!

Ju lutem, kam një pyetje që më është bërë ves. A më ka bërë dikush magji-sihër se nuk jam e martuar dhe me atë njeri që njihem nuk e pranon kërkesën time por insiston në të tijën e ai nuk kërkon tjetër vetëm zina-seks dhe unë këtë nuk e dua  në asnjë mënyrë. Ju lutem, më jepni një këshillë rreth kësaj! Mbetshi me të mira!


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Motër, nuk duhet të kompleksohet muslimania nga magjia – sihri. Ndonëse magjia mund ta ketë ndikimin e vet negativ, ne megjithatë duhet ta kemi parasysh se me ndihmën e Allahut Fuqiplotë jemi mbi magjinë derisa jemi respektues të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i përfillim urdhrat e tyre dhe heqim dorë nga ndalimet e tyre. 

Kuptoj se në këtë kohë ka shumë njerëz të pandërgjegjshëm dhe të pandershëm, dhe nuk kërkojnë nga gjinia e kundërt gjë tjetër, përveç mundësisë për shfryrjen e epsheve të tyre. Allahu na udhëzoftë të gjithëve në Rrugën e Drejtë!
Mirëpo, femra duhet ta kuptojë se nuk i lejohet të dalë për të biseduar qoftë edhe për martesë e vetmuar me një mashkull të huaj. Paramendo sikur për ju të interesohej dikush fillimisht dhe interesimin e tij do ta shprehte përmjet ndonjë shkuesi (lajmësi – msiti) tek kujdestari i juaj dhe krejt në fund, pas miratimit të dy familjeve do të varej puna nga takimi i juaj, i cili do të ndodhte në praninë e një të afërmi tuaj. Vallë, në këtë rast ai ofertues serioz, a do të kishte karakter të tillë dhe guxim që të kërkonte nga ju vetëm atë që e keni përmendur? Apo do t'ju kishte shikuar me syrin e xhelozisë sikur të ishe bashkëshortja e tij.

Andaj porosia ime do të ishte që mos lejoni të takoheni me njerëz që nuk janë serioz në kërkimin e bashkëshortes, por shikojnë të gjejnë thjesht një partner të përkohshëm të jetës, andaj edhe nuk ka se çka t'ju propozojë, përveç dëshirës së tij shtazarake dhe nuk ka se si t'i pranojë kushtet tuaja. Pra, seriozitet më shumë nga ju, që të gjeni para vetes njerëzit seriozë me oferta serioze.

Allahu e di më së miri!




                                                 Muhamed Dërmaku

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (28/02/2011)
Klikime: 4453 | Komentet: 10 | Ranguar: 4.0/1
Gjithsejt komente: 10
10 Allah vetem ty te kam  
0
mirmrama ! e kam ni pytje e dua ni person shum por aj nuk eshte per martes nuk e di pse aj me ka than mua qe do te martohemi por me ne fund um la dhe une shum vuaj per te dhe smuj e durroj ma dhimt aka naj hoxh naj magji ? a mos um ka ba aj mu diqka . me respekt !

9 GJENIUiVOGEL  
0
Selam alejkum
Ata qe kan frike nga martesa jan quna. Megjithate nuk mendoj se meshkujt mysliman & gocat myslimane me bindje të fortë kan frike nga martesa por qiftet të cilët martohen thjesht pendohen pasi martohen sepse nuk kan njohurit bazë të martesës! Ekzsiton mundesia edhe te shkaqeve te tjera , po ajo qe me se shumti i shtyn meshkujt ta vonojn martesen me shume do thoja se kane friken mos marrin ndonje vajze te "paedukat" sesa nga martesa si ceremoni.
Kështu nuk do duhej të mendon një myslimane. Po nuk ia di njeriu vlerën martesës edhe nuk do martohet.Veç me vetminë s'mund të jetosh! Edhe pse vet jam beqar mendoj se martesa është gjë e bukur. Nga qiftet e palumtura që na rethojnë e shoh e vlersoj shum martesën.
Nuk eshte e vertet ata që thonë se martesa ka ca grindje qe avash avash shtohen,qik vjerra qe ste le rehat,femijet qe qajne dhe gjëra të tjera si keto ju lutem atyre qe jane beqare ti mos i besojne keto sepse ia vlen te lidhesh jeten me dike dhe te krijosh familje myslimane sepse martesa nuk te kufizon "lirinë" është e kundërta ajo shtohet edhe më dhe kshtu i jep kuptim jetës.
Lexova nje shprehje diku qe thoshte: Po ndonjehere duhet pasur edhe frike nga martesa...sepse jeta eshte bere e veshtire, njerzit jan bere te mos kesh shume besim, ekonomia ka ren deri ne fund te kembeve. S'duhet të preokupohemi me kso mendimesh negative por të shpresojm te i madhi Zot.Martesa eshte goxha hap i madh! Pë një person që nuk ka lexuar asnjë libër madje mbi martesën ështe normale te ndjeje frike para se ta hedhe ate hap!!!Nuk ka kuptim jeta te rrish gjithmone beqar! Atëher e kuptojnë se ndihen gati,kur gjejne ate qe mendojne se i pershtatet e kur duan te hedhin atë hap.
Në fund martesa eshte nje hap i dashur tek Allahu. Martesa është gjysma e besimit. Pra të martohemi me vrap!

8 Lulesa  
0
Jam e pa martuar i kam 32 vjet , disa thuan nuk ben ta vonosh martesen disa thujn kur e ke kismet te shkrujtme nese e kam te shkrujtme kismetin ateher pse un hyj ne gjynah nese e vonoj edhe un dua ta krijoj familjen time edhe un se kam lehte te gjithe shoqet me jan martuar skam me as shoqeri . Nuk me cilet kismeti donjeher bie ne depresion aq sa zdua te jetoj me them kot te jetoj krejt te bejn shtypje ndersa ti nuk ke ne dore asgje smundesh si te martohem nuk nvaret nga une

7 emine  
0
selam all-ahu este me i madh dhe i di qellimet mirpo vezvesja e jote e shumt te ben te mendosh kishe ke siher .fillo me ibadet fillo me falemderimin e all-llahut pendou per gjunahet te ciet i ke be se krejt njerzt jemi gjunahqar,shikoh rreth e qark dhe behu falemderues per te mirat qe ty ti ka dhan e shum njerz te tjer nuk e kan
per tradhtin e njerzve nuk je vec ti e para qe te kan tradhtu ata kan tradhtu edhe emanetin e all-llahut perseri all-llahu alem alm

6 a  
0
a ka ba dikush magji nese te hedh sheqer apo krip tek dera e hymjes edhe qfar dmth kjo

5 shuki  
0
jam ni vajz jam ka vuj prej ni smundje ne kry e kam veshin e bllokum qe 13 vjet edhe kurfar smuje sme kan tha mjekt qe kom po tash e kam ni trishtim te cilin se di suj e pershkruj me u ka ranu kryt edhe kaniher menoj qe po qmendna thom pse jan knjerzit e imagjinoj sene te tilla edhe tash e kam edhe ni shtrengim ne gjoks edhe suj rri as ne kallabllak as ne vende te mbyllta se kqyri mu tranu prej meneve a mendoni ju qe a mos kom sehir runa zoti prej njerzve te lig apo naj smundje diqka te lutem ma kthen pergjigjjen

4 alma  
0
Besoj ne Zot dhe gjithashtu e fali namazin me rregull, por jam shume e ftofur nga kjo jete si dhe asgje sme ben pershtypje edhe pse i kam vetem 18 vjet, shume njerz cuditen kur i them se nuk pres kurre qe do te behet mire edhe kjo jete nuk eshte asgje.. e di qe mendoni se ndoshta jam zhgenjyer nga dashuria por jo nuk jam zhgenjyer por vetem nga njerzit te cilve ju kam besuar si dhe edhe ne momenten ma te gzuara ndoshta une prape jam e palumtur dhe vetem mendt te vdekja me rrin ... qka mendoni ju lutem a duhet nje muslimane te mendoj keshtu.. si dhe gjithmone them sme dhimbet jeta sot pot vdes smendoj dy her me than po du me jetu . ju lutem le te me kthej dikush perggjigje...

3 endi  
0
@1 anonim Ty nuk ke bere pyetje dhe as qe pret pergjigje ty po pret tet ngushellojne te tjeret une kerkoj falje qe te komentova pasi nuk jam une ai qe duhet te te pergjigjem por vetem dua te te them qe ty vete duhesh te behesh e fort dhe nuk duhet te dorzohesh pasi prap e njejta hene po na ban drite dhe i njejti diell po na ngroh Selam a.

2 ela  
0
kam ni pytje1 une baj lutje tan ditne thom dov bi shahdet po sum pelqen vetja se nuk itham me zemr po mdoket se i tham si vjerrsha edh shpesh ja marr vetit inati pse sdi mu lut me zemr? qa thon me pa anderr tu ra shahadet edh kejt dovt tu ithan me ren shum shpesh shof anderr tu thon dova?

1 anonim  
0
Kam nje pyetje nese mundet mundesisht me u pergjigj..Kisha lidhje me njerin mandej u fejova dhe bera niqah dmth me prezencen e hoxhes... Kishim edhe (marredhenie.s.) mirepo doli trathtar dhe u ndam .. Tani un jam shume keeq se vetem me shfytezoi dhe me me laa.nese mundet pergjigjen?? Me ndihmoni me lehtesoni shpyrtin :(

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024