A lejohet të studiohet psikologjia? - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 04:48
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A lejohet të studiohet psikologjia?

Pyetje:

Selam alejkum! 
Jam maturante dhe dëshiroj të studioj InshaAllah mirëpo kam problem në zgjedhjen e drejtimit, andaj a lejohet të studiohet psikologjia?



Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Motër e nderuar, sa i përket drejtimit të psikologjisë duhet të kihet parasysh se psikologjia merret me studimin e gjërave shpirtërore dhe është prej lëndëve filozofike, të cilat në përgjithësi në dituritë islame i kanë zëvendësimet adekuate të tyre. Kjo gjë nënkupton se të praktikuarit e atyre njohurive që nxirren nga studimi i këtyre drejtimeve nuk lejohet për shkak se në mënyrë të tërthortë nënkupton të refuzohen shkencat islame dhe praktikat e tyre, që janë obligim për muslimanin, dhe në bazë të konsideratës dhe praktikës së tyre ai shpërblehet në dynja dhe ahiret. Sa i përket njohurive rreth shpirtit, Allahu qartë ka treguar, ku thotë:
"Do të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: "Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni”.”
 (Isra’, 85)

Në drejtimin e psikologjisë mësohen shumë gjëra në të kundërtën e mësimeve islame, mësohet dhe pretendohet të dihet shumë rreth çështjeve më të ndërlikuara, për të cilat nëse nuk ke njohuri nga shpallja hyjnore, nuk ke nga kush t’i arrish ato njohuri, ndërkohë që ne jemi të obliguar t’i respektojmë parimet islame, e jo ideologjitë, përvojat dhe praktikat e krijesave respektivisht njerëzve. Allahu në Kur’an thotë:"A nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata (hipokritë) që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe profetëve të tjerë para teje? Ata kërkojnë gjykimin e zotave të rremë, ndërkohë që janë urdhëruar t’i mohojnë ato. Djalli dëshiron që t’i nxjerrë ata krejtësisht nga udha e drejtë.”
 (Nisa’, 60)

Lexoji këto me vëmendje ajete ku Allahu thotë:
"Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me të vërtetën, si përmbushje të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre. Prandaj gjykoji ata sipas asaj që të ka zbritur Allahu dhe mos ndiq dëshirat e tyre, duke u shmangur kështu nga e Vërteta që të është shpallur. Ne për secilin nga ju kemi sjellë një ligj dhe një rrugë të qartë. Sikur të donte Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai kërkon që t’ju provojë në atë që ju ka dhënë, andaj bëni gara për punë të mira! Të gjithë do të ktheheni te Allahu e Ai do t’ju lajmërojë për çështjet, rreth të cilave kishit kundërshti. Prandaj gjykoji sipas asaj që të ka shpallur Allahu e mos ndiq dëshirat e tyre të kota! Ki kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që të ka shpallur Allahu! Nëse ata të kthejnë kurrizin e nuk dëgjojnë gjykimin tënd, atëherë ta dish se Allahu do vetëm që t’i dënojë për disa gjynahe të tyre. Në të vërtetë, shumë njerëz janë të pabindur.” (Maide, 48 dhe 49)

Në anën tjetër, ka disa dobi që mund të arrihen nga studimi i psikologjisë. Njohuri që e pasurojnë diapazonin e njohurive të njeriut pozitivisht, si dhe njohuri negative, të cilat mësohen për tu ruajtur prej tyre, pra studiohet për qëllim kritik. Nga kjo rezulton se dikush është mirë që ta studiojë këtë shkencë shoqërore. Mirëpo për ta ditur se kush është ai që mund ta studiojë, duhet të kemi ndonjë kriter të qartë. Në këtë rast kriteri, që lejon studimin e kësaj shkence dhe shkencave tjera simotra, është njohuria e mjaftueshme e shkencave islame, të cilat njohuri i ka bazë për vete, kurse psikologjinë do ta studionte për ta parë se çfarë thotë ajo lidhur me ato tema të caktuara, e jo për ta marrë ndihmën e parë apo bazat e njohurisë lidhur me ato tema që i studion psikologjia.

Ju personalisht mund ta dini për vete se ju lejohet apo jo ta studioni psikologjinë.

Allahu e di më së miri!
 


                                                   Muhamed Dërmaku  

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (24/04/2011)
Klikime: 1970 | Komentet: 13 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 7
7  
SIMBAS KTYRE CDO GJE ESHTE HARAM HAJ MOR MOS NA I LINI NJEREZIT TE PASHKOLLUAR DUKE I SHPIFUR SE ZOTI DO TJU DENOJ NE VEND QE TU JEPNI VULLNET JU I MBUSHNI ME DISA IDE E JUAJA FANATIKE PA MOS E DITUR MIR E MIR SE CKA ESHTE PSIKOLOGJIA TE NJEJTEN GJE JE DUKE E BER EDHI TI TASH DUKE UA MBUSHUR MEDJEN ME SENDE TE PAVERTETA E KENI MESU FJALEN HARAM PSE NUK U THONI DIREKT BEHUNI HOXHOLLAR

6  
Po pedagogjia ?

5  
I nderuar hoxhe,nese ju pohoni se eshte e ndaluar te studjohet psikolgjia si shkence ngase ajo ka te beje dhe me filozofin si shkence,ateher me thuaj ti mua,se qfar bene dijetaret Islam si : Ibni Sinai,i cili merrej edhe me filozofi,logjike,fizike,matematike dhe metafizike.Gjithashtu ka shkruar edhe libra :Esh-Shifa,En-Nxhat,Kitabul Isharat Fil Felsefetil Amme,El kanun fil fit-tib.Thone se numri i veprave te tij arriti deri ne 100.Pastaj kemi Ibni Rushdin i cili mesimet i mori nga Ibni Baxhe.U quajt edhe komentues i veprave te Aristotelit.Shkroi vepra ne : Apologetike,Fikh,Gramatike,Medicine,Astomi,Filozofi etj. Ne lemine e filozofise ka shkruar keto vepra: Tehatut Tehaful,Vershimi i lidhshmerise mes filozofise dhe sheriatit,Seadetu Nefs,Zbulimet e metodologjise argumentuese mbi besimet e komunitetit fetar.Mos te permendi te tjere...Por ajo qe dua te them eshte se ndoshta jeni gabim,ndonse gjerat nuk jan ashtu si ju mendoni,si ju i shihni...Filozofija eshte nena e te gjitha shkencave tjera,ndersa psikologjina konsiderohet si femija i saj.Une kam ndermend te studjoj psikolgjine,e smbas jush gati se eshte kot fare.Ju lutem lexoni me shume per lemin e psikologjise,qe edhe kur te merrni per argument ajetet,te mos i merrni vetem ashtuu kot,vetem aty ku ja merr mendja juve dhe ku ju konvenon.Jo doemosdo te gjithe duhet te behen "HOGJOLLARE",nese do duhej ti ndohmojme islamit ateher duhet te studjojme te gjitha shkencat,sepse asnje shkence spo asnje dituri nuk mund te jete e pa dobishme ne cdo aspekt.Allahu na falte!

4  
Selamu alejkum

I nderuari Muhamed Dermaku, lexova përgjigjen tuaj me kujdes dhe vëmendje, por fatkeqësishtnuk gjeta diçka të argumentuar në atë që thoni. Filimisht, psikologjia nuk është shkencë e cila merret me studimin e çështjeve të shpirtit, e as që ka lidhje me çështjet shpirtërore. Çka është Psikologjia është mirë ta studioni vetë termin psikologji, andaj është mirë të konsultoni pak ma shumë literaturën kur të jepni përgjigje, sepse kështu devalvohet edhe shkenca edhe feja.
Çështja tjetër, ajetet dhe hadithet që i keni sjellë si argumente, apsolutisht nuk kanë të bëjnë me këtë që e thoni, ju vetëm keni bërë manipulim me ajete apo ma mirë me thënë shpjegim të ajetevfe sipas hamendjes suaj.
Në fund mos luani me këtë fe, sepse kjo fe është adhurim, është dituri dhe shkencë, e në emër të fesë mos pengoni njerëzit të studjojnë, sepse dihet se kujt i konvenon që ne muslimanët të kemi njerëz të pa shkolluar.
Me nderime
Selam

3  
Psikologjia ka filluar si shkenc mbi studimin e shpirtit por shum shpjet eshte shuar ky mendim...pasiqe ka qene e pamundur te studjohet perberja e shpirtit...kete me se mire na e sqaron edhe ajeti Kur'anor i lartpermendur.Por sot,edhe pse psikologjia ka marr krejt nje kahje tjeter....nuk do te thote se eshte e ndaluar...por,problemi qendron tek psikologet se nga cfar kendi i shohin gjerat,se cfar bidnjesh dhe pikpamjesh kan krijuar ndaj gjerave apo ndaj vet psikologjise,dhe se ka shum prej tyre qe kan kaluar ne ateizem dhe mendoj kjo eshte ajo gje ne te cilen duhet patur pak kujdes.Por nuk mund ta hedhim psikologjine posht,pasiqe ne ditete e sotme Psikologjia e Religjionit eshte duke u zhvilluar shum,dhe nuk e di nes ejeni ne dijeni,qe sot,shum shkenctar psikolog jan duke i studjuar pikerisht qeshtjet e fese dhe ndikimin e tyre tek individet e sidomos Kur'anin......dhe mos harroni se kjo luan nje rol shum te rendesishem ne esencen e kuptimit te vertete te jetes....Por...do t'i sugjeroja te gjith ata student qe jan duke i vijuar studimet ne psikologji dhe kushdo coft qe eshte i interesuar per psikologjine...do ua prferoja studimin e Kur'anit....jo leximin...por studimin....sepse eshte nje liber hyjnor dhe,ky liber,i tejkalon te gjitha veprat Frojdiane...dhe te shum autorve te tjer te psikologjise......

2  
slm mendoj se nuk eshte e ndakuar psikologjia se ka te bej me psiken e njeriut e jo me shpirtin se kemi hadithin e muhamedit a.s ku thot MENDOHUNI NE TERE ATE QE KA KRIJUAR ALL-AHU XH.SH. E MOS MENDONI(HULUMTONI) NE VET NJESIN E TIJ E TE SHKATROHENI..........ALM

1  
Selam.
Mu duke e arsyshme me sqaru diqka ne lidhje me psikologjin.Ju e keni shenu"Sa i përket drejtimit të psikologjisë duhet të kihet parasysh se psikologjia merret me studimin e gjërave shpirtërore dhe është prej lëndëve filozofike, të cilat në përgjithësi në dituritë islame i kanë zëvendësimet adekuate të tyre. Kjo gjë nënkupton se të se të praktikuarit e atyre njohurive që nxirren nga studimi i këtyre drejtimeve nuk lejohet për shkak se në mënyrë të tërthortë nënkupton të refuzohen shkencat islame "E ne fakt psikologjia nuk e studion shpirtin,se shpirtin nuk ka mundur,nuk mundet dhe nuk do te mundet ta studion askush,kete ta kemi te qart,psikologjia studion proceset psikike,emocionale dhe sjelljet,e nese mendoni per parapsikologjine ajo eshet diqka tjeter dhe mendoj se nuk eshte shkenc.Une personalisht mendoj se psikologjia si shkenc nuk ka asgje kunder fes.
Nese e kam gabim ALLAHU ma falt

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016