A lejohet të shkoj në kanagjeq në restorant...? - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 04:45
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A lejohet të shkoj në kanagjeq në restorant...?

Pyetje:

Esselamu alejkum! 

Jam një motër me mbulesë dhe jam e fejuar. Tek të afërmit e burrit kanë një dasmë ose më mirë të them kanagjeq në restorant ku ka vetëm gra, mirëpo dihet mirë se aty ka edhe muzikë dhe shërbyes meshkuj. Pyetja është: a lejohet të shkoj, duke marrë parasysh që familja e burrit janë shumë të lidhur me ta dhe në qoftë se nuk shkoj, atëherë unë sipas tyre jam duke i larguar apo duke i shkëputur lidhjet farefisnore. Po ashtu ata arsyetohen se aty ka vetëm gra dhe se është e lejuar të shkoj, d.m.th. po nuk shkova unë do të bëhet problem i madh.

Pres përgjigje sa më shpejt nga ju!


Përgjigje:

Alejkumus selam ve Rahmetullah!

Vet pyetja e juaj është përgjigje për ju, pasi keni përshkruar se cilat harame ndodhen aty, andaj për myslimanin që i kupton këto gjëra, mendoj se nuk ka nevojë për koment shtesë lidhur me prezantimin në vendin ku ka gjëra të ndaluara, nuk gjindet asnjë obligim, kurse disa gjëra tjera mbeten të lejuara. Pra, në këtë rast nuk po bisedohet se a bën të bëhet një shkelje e rendit për hir të realizimit të një obligimi fetar por thjesht kuptohet nga rasti se a bën ta bëj edhe një gjynah për ta bërë një adet apo një dëshirë.

Ngarkesën që mund ta keni se mos po bëheni shkak për ta prishur afërsinë e familjes së të fejuarit me të afërmit e tyre, nuk qëndron dhe mos lejoni ta merrni këtë barrë assesi. As me fe e as me kanun femra e fejuar nuk lejohet të shkojë te familja e burrit, e mos të flasim që të hidhërohet dikush nëse e fejuara nuk prezanton në dasmë të vëllait apo të motrës së të fejuarit, kurse rasti i juaj e tejkalon edhe këtë botëkuptim të gabuar. Është një gabim tjetër që një familje të mbajë hidhërim pse familja tjetër e afërt nuk ka shkel rendin e ta sjellë në dasmën tonë "nusen e nxënë” siç thonë. Kjo është një çoroditje tjetër, të cilën nuk po e vajtojmë askush, ndërsa po lejojmë që të akuzohemi në rast se ruhemi nga ndonjë mëkat ose në rast se duam të ecim sipas rendit të paraparë. Sikur motër të ishe e martuar, nuk do të duhej të shkonit në gazmende të tilla për hir të parimeve tua, e mos të flasim edhe të shkelni rendin edhe më shumë.

Allahu e di më së miri! 




                                                       Muhamed Dërmaku
   

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (30/01/2011)
Klikime: 692 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016