E premte, 29/03/2024, 11:19
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A lejohet të punoj në një ordinancë private gjinekologjike vetëm me doktorin?

Pyetje:

Eselamu alejkum!
Ju lutem, hoxhë i nderuar, më tregoni se a më lejohet të punoj në një ordinancë private gjinekologjike, ku është vetëm motra dhe doktori, nuk ka personel tjetër. Allahu na ruajttë e na shpërbleftë të gjithë myslimanëve!

Përgjigje:

Alejkumus selam ve Rahmetullah!

Lejohet të punohet në ordinancën e tillë, nëse:

-       
nuk e kërkon nevoja që të vetmoheni vetëm ti dhe mjeku mashkull,
-       
gjatë ndejave në pauza dhe në kohët e tjera të lira gjatë orarit si dhe pas orarit, nuk qëndroni së bashku me mjekun,
-       
nëse në përgjithësi morali i atij mjeku si dhe devotshmëria e juaj janë të kënaqshme, deri në atë masë sa asnjëherë nuk rrezikohet morali i juaj, as për gjëra të vogla (sikur t’ju hyjë në qejf personaliteti i mjekut, e pa e vërejtur, të filloni ta trajtoni jo mirë bashkëshortin tuaj, e ndoshta edhe ta urreni e të gjeni vërejtje në jetën tuaj bashkëshortore, pa qenë e vetëdijshme se nga po të ndodh kjo gjë) e të mos flasim për gjëra të mëdha,
-       
në atë ordinancë nuk bëhet abortim i ndaluar,
-       
në përgjithësi veprimtaria e juaj si personel nuk ndeshet me parimet e sheriatit,
-       
nevoja e juaj për të punuar është e arsyeshme dhe e qëndrueshme etj.

Në të kundërtën nuk ju lejohet të punoni aty.
Nëse mendoni se kushtet e lartshënuara i plotësoni dhe mund të punoni, atëherë ju porosis që vazhdimisht ta mbani veten të freskët me lexim të dobishëm, me ibadet shtesë (nafile), me lexim të posaçëm të biografisë së Muhamedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, shokëve të tij si dhe njerëzve të mirë të historisë islame. E gjithë kjo për të qenë në kontinuitet me të praktikuarit e Islamit dhe për të mos i dhënë rast djallit që t’ua dobësojë imanin dhe më pas të bini në mëkate dhe prishje të lumturisë së jetës.

Allahu e di më së miri!


                                                                      Muhamed Dërmaku 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (30/01/2011)
Klikime: 1371 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 hani i elezit  
0
eselamu alejkum po e shkruaj nje komente ketu kish kerku pergjigje prej stafit juve ndexho kjo gjinia femrore qe punon me doktorin kjo gjini femrore a eshte efejuar apo e martuar apo ende beqr eper qfar rasti behet pyetje diqka te jete me e veqnte per kete pyetje se eshte shume nje rast indijeshem se ne baza te sheriatit kur te folemi duhet te dihet se nuk ka drejt meshkujt me femra te punojn bashk abesolut e nuk edi qfar fetefahe jipet ketu qe mund te lejjm nje gje te tille a ka mundesi me sqaru me mire [er kete motren se kur te folemi ne spekt dispozit sheriati duhet tekemi kujdes se qfar fetefahe miret e4dhje jo si staf ku bazoheni per me dhene nje fetefa te tille ma bani hallall ju si stafi sinqeriteti eselamu alejkum ve rahmetullahju ve berekatuhu

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024