E martë, 16/04/2024, 07:26
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A lejohet të hyj në vende ku ka alkool nëse unë nuk pi?

Pyetja:

A lejohet të hyj në vende ku ka alkool nëse unë nuk pi?

Përgjigja:

Ajeti me të cilën ndalohet pirja e alkoolit ka ardhur në formën me të cilën kërkohet nga muslimani të largohet nga vendet ku pihet ai. Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Prandaj, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (Maide, 90)  

Komentatorët kur kanë folur për formën e largimit se cila kërkohet nga muslimani në këtë ajet kanë dhënë disa sqarime, disa kanë thënë se është fjala të largohemi nga ajo tavolinë ku pihet ajo, kurse disa të tjerë kanë thënë se është për qëllim të largohemi nga vendi ku pihet ajo, qoftë ajo dhomë, lokal apo diçka tjetër.

Ajo që është më e rrezikshme dhe që konsiderohet haram për muslimanin është të qëndrojë në tavolinën ku servohet dhe pihet ajo pasi për këtë ka edhe argumente të tjera që e sqarojnë këtë ndalesë, ku Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) mallkon atë që ulet në tavolinen ku pihet alkooli.

Të qëndruarit në lokale ku pihet ajo, gjithashtu, është e ndaluar dhe nuk lejohet, por fukahatë kur flasin për haramet që bëhen të përhapura aq shumë në një shoqëri dhe është e pamundur t`u ikim atyre, siç është rasti tani me lokalet me alkool, themi se nëse nuk kemi vend tjetër ku të shkojmë, pra nuk ka lokale pa alkool, atëherë lejohet të qëndrojmë, por të kemi parasysh që kjo mos të bëhet vetëm nëse për këtë kemi nevojë. Kurse nëse ekzistojnë lokale ku nuk ka alkool, atëherë neve nuk na lejohet të zgjedhim lokalet ku pihet alkooli. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (06/01/2011)
Klikime: 1372 | Komentet: 4 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 4
4 jusuf  
0
selam alejkum allahu ju shperblefte desha te pyes per nje pyetje qe jam ne dishim "pse nuk lejohet musika a ka thene profeti a.s a po eshte ne kuran ''

3 ShpendXhelili  
0
alejkum selam, Zuleja, te kisha keshillu qe mos ta fillosh rrenimin e kesaj martese me gjerat e kaluara, ajo qka ke ber me par le te mbetet mes juve dyve dhe Allahut, e mos i trego burrit tend se vetem do te shkaktoj probleme te medha ne familje,
Pasi qe nuk e ke pas kaderr at djal, ndoshta eshte tash me e hajrit me kete tjetrin Allahu e din me se miri, po ti pajtov me kete dhe mos e kthe koken prapa më se mendoj se vertet vetem probleme ke me i sjell vetit, pendohu te Allahu dhe vazhdo jeten ashtu si e ke tani ju pershendesim selam alejkum

2 zuleja  
0
selam alejkum jam nje vajz nga shkupi
kam dashur nje djal shum po ja qe nuk mundem te miremi edhe pse aq shum duheshim tani jam fejuar me nje djal tjeter e ndjej nje pergjegjesi ne vete se si nuk e din qe kam dashur dikend si tia bej nese mundeni me me ndihmu

1 zuleja  
0
selam alejkum

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024