E shtunë, 20/04/2024, 13:05
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A lejohet që gruaja ta gënjejë burrin dhe a lejohet të shkurorëzohet gruaja për shkak se është gënjeshtare?
Pyetja:

Allahu ju shpërbleftë për përgjigjet qe jepni ne ketë faqe dhe, padyshim, që duhet falënderuar Allahun për atë se kemi ku të drejtohemi dhe duhet falënderuar ju Allahun për vullnetin dhe sinqeritetin që ju ka dhënë për të dhënë përgjigje sa më të mirë dhe të drejtë e që është dhunti e madhe prej Allahut. Sikur mos të ishte dhunti dhe dhuratë nga Allahu do ta kryenin këtë pune të gjithë. Allahu ju shpërbleftë!
I nderuar hoxhë, më tregoni se a lejohet që gruaja ta gënjejë burrin dhe a lejohet të shkurorëzohet gruaja për shkak se është gënjeshtare (nuk e ka problem ndërgjegjeje, përdor gënjeshtrën vetëm për të dalë nga situata)? Allahu ju shpërbleftë për përgjigje!

Përgjigje:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Gënjeshtra në Islam është e ndaluar dhe ajo konsiderohet nga mëkatet e mëdha. Për shëmtinë e gënjeshtrës flitet në shumë citate kuranore dhe hadithe. Sa për të mos u zgjeruar do ta përmendim një ajet dhe një hadith.

Allahu i Lartësuar thotë: “Mallkuar qofshin gënjeshtarët!” Dharijat, 10.

Transmetohet nga Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) se ka thënë: “Gënjeshtra është krim dhe që të dyja (edhe gënjeshtra edhe krimi) të dërgojnë në zjarr.”

Se gënjeshtra është e keqe dhe se është e ndaluar nuk është e vërtetuar vetëm në mësimet islame, por ajo trajtohet si e keqe dhe e papranuar, pothuajse në të gjitha fetë dhe civilizimet.

Urtësia në këtë (pra se gënjeshtra është e ndaluar) është se Allahu i Lartësuar  ka dashur që marrëdhëniet njerëzore të ngrihen në themele të çiltërsisë dhe sinqeritetit, në të kundërtën çdo formë tjetër e lidhjes që mund të ndërtohet në hipokrizi dhe tradhti edhe nëse mund të ekzistoj kjo formë e lidhjes, ajo nuk është e ndershme dhe jetëgjatë.

Gjithashtu edhe marrëdhënia ndërmjet burrit dhe gruas është e ndërtuar në sinqeritet dhe çiltërsi. Për këtë, çdo formë e bashkimit të tyre duke e përdorur gënjeshtrën është e ndaluar dhe e papranuar, prandaj edhe jo pak herë dëgjojmë për ndonjë çift të pasuksesshëm, që shkak i prishjes së martesës së tyre ishin gënjeshtrat dhe premtimet paramartesore.

Mirëpo, pasi Islami në ligjet e tij të përcaktuara si objektiv të rëndësishëm e ka  ruajtjen e pasardhësve dhe nderit, ose të themi më qartë ruajtjen e familjes, atëherë gënjeshtra ndërmjet burrit dhe gruas nganjëherë, konsiderohet përjashtim nga ndalesa e përgjithshme. Me fjalë të tjera, gënjeshtra ndërmjet burrit dhe gruas është e lejuar në rastet kur ajo (gënjeshtra) ndalon ndonjë të keqe më të madhe apo realizon një dobi më të përgjithshme.

Umu Kulthum thotë: “Nuk kam dëgjuar se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka lejuar në ndonjë rast gënjeshtrën, përveç këtyre tri rasteve: pajtimin ndërmjet njerëzve (të ngatërruar), në luftë, apo ta gënjejë burri gruan e tij apo gruaja burrin e saj.” Shënon Muslimi.

Ajo që duhet të dimë me këtë rast është se nga kjo nuk nënkupton se ndërmjet burrit dhe gruas është e lejuar gënjeshtra pa asnjë kriter dhe ai që mendon kështu, atëherë ai nuk ka kuptuar domethënien e hadithit. Madje çfarë është edhe më keq ky keqkuptim ka mundësi t`i sjellë bashkëshortët në situata që ta humbin besimin e ndërsjellë. Prandaj edhe është e nevojshme të qartësohet domethënia e hadithit të sipërpërmendur.

Hadithi në fjalë nuk lejon që gruaja të kryejë ndonjë vepër të ndaluar, si p.sh.: dalja nga shtëpia e burrit pa dijen e burrit dhe ta gënjejë atë, ose burri me anë të gënjeshtrave të realizojë  interesat personale duke e shpërfillur dhe shfrytëzuar gruan e tij. Këto të gjitha janë të ndaluara dhe në asnjë formë këto nuk nënkuptohen nga hadithi.

Por cila është gënjeshtra e lejuar?

Gënjeshtra e lejuar është ajo që nuk nënkupton kryerjen e ndonjë ndalese, apo tejkalimit të kufijve të përcaktuara. Por, është ajo gënjeshtër të cilin do ta thoshte burri, respektivisht gruaja që ta ndërpriste ndonjë mospajtim të panevojshëm, ose do ta shuante urrejtjen dhe shtonte dashurinë e ndërsjellë, ose e largon hidhërimin dhe sjell gëzimin, pastaj ajo gënjeshtër me të cilën nuk do ta informonte burri gruan apo anasjelltas me të gjitha sekretet personale, ose edhe kryerja e ndonjë vepre e cila nuk është e ndaluar, por nuk e pëlqen burri, respektivisht gruaja, etj. Do t`i sjellim edhe disa shembuj të kuptohet më qartë kjo:

1. Nëse burri\gruaja nuk është i\e kënaqur në martesë, ose në një periudhë nuk ndien dashuri ndaj partnerit\es. Kur të pyetet ai ose ajo në këtë të përgjigjet në kundërshtim me realitetin.

2. Bashkëshortit i ka pëlqyer ndonjë femër para martesës dhe është interesuar ta martojë një femër tjetër para gruas që e ka tani. Nëse ai pyetet për një gjë të tillë nga ana e gruas dhe ai e di se pohimi i një gjëje të tillë, do ta mërziste gruan dhe do të nxiste xhelozi, atëherë lejohet ta heshtë këtë realitet. E njëjta vlen edhe për gruan.

3. Nëse burri blen një dhuratë ta gëzojë gruan, por kjo edhe pse do t`i pëlqente gruas ka çmim të ultë,  atij i lejohet ta shtoj vlerën e çmimit, që tek ajo të shtohet dashuria dhe respekti.

4. Nëse familja e gruas flasin keq për burrin dhe gruaja e thotë të kundërtën me qëllim të afrimit ndërmjet tyre.

5. Është e mundur që gruas mos t`i pëlqejë familja e burrit, apo forma e shtëpisë, mobiliet, etj. Ajo të deklarohet me të kundërtën.

Këto janë disa nga shembujt që tregojnë se çfarë është ajo që i lejohet burrit ta gënjejë gruan dhe anasjelltas. Kjo formë e gënjeshtrës është ajo e lejuara në Islam dhe disa e quajnë këtë edhe “gënjeshtër e bardhë”. Pra shumë qartë vërehet se çfarë është për qëllim me këtë gënjeshtër; ndërprerja e mospajtimeve të panevojshme, që janë shumë të ndjeshme ndërmjet burrit dhe gruas, pastaj shtimi i dashurisë me fjalë të ëmbla  dhe të dashura, ku nga këto që thuhen është e mundur mos të jenë edhe aq të vërteta. 

Kurse gënjeshtrat me të cilat bëhet thyerja e premtimeve të dhëna, realizohen interesa personale në llogari të bashkëshortes dhe gjërave të ngjashme janë të ndaluara dhe, padyshim, përhapja e gjërave të tilla i bën bashkëshortët të humbin besimin e ndërsjellë.

Deri këtu ishte rreth gënjeshtrës së lejuar ndërmjet burrit dhe gruas, kurse sa i përket  problemit që ju e keni ngritur se a lejohet burri ta shkurorëzojë gruan për shkak se ajo gënjen, themi se, nëse gënjeshtra është e llojit të lejuar, atëherë nuk do të ishte e drejtë, madje, nuk do të ishte e drejtë ta shkurorëzoni edhe po të ishte nga lloji i dytë i gënjeshtrës, ajo e ndaluara, para se ju ta informoni rreth shëmtisë së gënjeshtrës së ndaluar dhe dëmet që shkaktojnë ndërmjet juve, si humbja e besimit, dashurisë dhe respektit. Prandaj nëse gruaja juaj është e sprovuar me këtë shprehi të ndaluar, pra t’ju gënjejë çdo herë dhe ajo me këtë vetëm dëshiron t`i realizojë interesat personale ose të shfajësohet nga gabimet që i bënë, atëherë ju duhet t`i ndihmoni asaj ta lërë këtë shprehi, duke ia shpjeguar se kjo është e ndaluar në Islam dhe se është e keqe.

Ne kurrsesi nuk ua preferojmë shkurorëzimin para se ju të jepni mundin të përmirësoni këtë te gruaja juaj. Allahu e di më së miri.  

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 1148 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024