E premte, 29/03/2024, 13:09
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A lejohen duatë gjatë ciklit mujor...?
Pyetje:


Es-selamu alejkum!

Desha ta di se a e ndryshon lutja kaderin dhe a më lejohet të them dua dhe të bëj lutje [në gjuhën shqipe] nëse jam me cikël mujor në Natën e Kadrit [ose ne dhjetë netët e fundit pasi nuk dihet se në cilën natë bie saktësisht]?

Përgjigje:

Alejkumus selam ve Rahmetullah!
Në një hadith që e transmeton Tirmidhiu, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: 
"Nuk e ndryshon kaderin gjë, përveç duasë dhe nuk shton jetën gjë, përveç bamirësisë."
Allahu thotë:
 "Allahu fshin çfarë të dojë e ngulit çfarë të dojë (në këtë libër);
dhe tek Ai është Libri amëz." 
(Err-Rra’d, 39) 
Dijetarët këtë hadith dhe këtë ajet si dhe argumente të tjera që kanë të bëjnë me ndryshimin e kaderit, i vlerësojnë si argumente që e ndryshojnë njohjen që e kanë melaiket e jo që vet caktimi i Allahut në Levhi Mahfudh ndryshon, pasi për këtë gjë ka argumente të tjera të drejtpërdrejta ku Allahu ka thënë: 
"S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!"
 (El-Hadid, 22)

Po ashtu i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "
Janë ngre lapsat dhe janë tharë fletët!"
Pra, caktimi paraprak i Allahut është i përfunduar para krijimit të krijesave, kurse edhe vet duaja dhe ndryshimin që mund ta bëjë ajo është po ashtu e shkruar në Levhi Mahfudh.

Ndërsa sa i përket pyetjes tjetër, po lejohet të recitoj dua dhe sure edhe në origjinal (arabisht) e mos të flasim për në shqip gjatë ciklit menstrual. Për më gjerë rreth kësaj teme shtypeni këtë link:

http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1483&Itemid=30


Allahu e di më së miri!



                                                  Muhamed Dërmaku
Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (20/03/2011)
Klikime: 1640 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024