E enjte, 28/03/2024, 15:14
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A kam vepruar mirë dhe se a jam unë fajtore për atë që ai s'mund të ndryshonte fenë?

Pyetja:

Përshëndetje e nderuar redaksi!

Ju shkruaj me shpresë që Zoti do më falë pendimin e do të marr një përgjigje sa më shpejt nga ju dhe që do më bëj të mos vuaj më.

Jam një vajzë. Unë isha e lidhur me një djalë dhe kalonim shumë mirë. Mirëpo pas 4 muajsh që u lidha, marr vesh se ai beson në fe katolike. Kur e mora vesh ishte një tronditje e madhe për mua. Mirëpo vazhdova lidhjen me idenë se do mundohem ta ndryshoj.

Mirëpo fillojë të më brente shumë në shpirt ideja që ai besonte në fe katolike. E kisha një mllef në shpirt. Nuk mund ta pranoja faktin që të rri në lidhje me të. Pas një muaji u ndava dhe i kërkova që të ndryshonte fenë.

Mirëpo ai s'mund të pranonte se unë po ndahem për shkak të fesë. Më thoshte që ti nuk më do, ke gjetur justifikim fenë. Dhe kështu, pasi u ndava, s'më linte rehat në telefon. Dhe një ditë më thotë se dua të ndryshoj fenë, mirëpo më jep kohë, veç dua të qëndroj me ty. U bashkuam prapë.

Kaluan muaj, ai nuk ndryshonte. Kështu ndodhi 3 herë duke u ndarë dhe duke u bashkuar sepse ai më premtonte se do të ndryshonte. Në fund vendosa të mos i kthehem më, edhe pse e doja në të vërtetë shumë dhe po vuaj.

Por e pashë kështu më mirë. Dua të di se a kam vepruar mirë dhe se a jam unë fajtore për atë që ai s'mund të ndryshonte fenë, ndoshta s'dija ta ndihmoja sepse s'kisha shumë njohuri, mirëpo e kam lutur që të shkonim te njerëz që dinë, por ai s'pranonte apo s'ka dashur i madhi Zot që ai të ndryshojë. Dhe besoj që Zoti do më falë gjynahet që kam bërë me të.


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari, motër, duhet ta dish se të kalosh me ndonjë mashkull jashtë martese është prej gjynaheve të mëdha dhe tani elhamdu lilah që je penduar nga kjo vepër dhe Allahu ta pranoftë pendimin. Allahu xh.sh. dyert e pendimit i ka të hapura përgjithmonë për këdo.

Allahu xh.sh. thotë: "Thuaj: "O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet." (Zumer, 53)

"Ai e pranon pendimin e robërve të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju." (Shura, 25)

"A nuk e dinë ata se Allahu është Ai që pranon pendimin dhe bamirësinë nga robërit e Vet?" (Tevbe, 104)

Ti shumë mirë ke vepruar në këtë rast sepse nuk i lejohet një muslimaneje të martohet me një jobesimtar. Allahu xh.sh. thotë: "O ju që besuat, kur t'ju vijnë besimtaret e shpërngulura (prej Mekës), provoni besnikërinë e tyre, ndonëse Allahu di më së miri për besimin e tyre; nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to." (El Mumtehine, 10)

Dhe thotë: "Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e Allahu me mëshirën e Vet ju fton për në xhenet." (El Bekare, 221)

Më mirë është që të vuash tani sesa të vuash tërë jetën duke i shikuar fëmijët e tu duke u kryqëzuar apo të vuash në xhehenem.
Allahu të forcoftë në rrugën e Tij dhe ta zëvendësoftë atë mashkull me ndonjë shumë më të mirë se ai.

 

Eroll Nesimi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (11/10/2010)
Klikime: 1171 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 arberie  
0
pershendetje une jam nje grua e martuar ,jam martuar me njenjeri qe kam dashur shum kam dy femije,ai tani merret me pune qe Allahu i ndalon ,nuk mund te ia dal qe ta ndaloj ,me dhemb zemra qe ai ka devijuar rrugen e Allahut,ju lutem me ndihmoni ,me tregoni qfar te beje sepse jam ne nje hall aq te madh sa qe nuk di sesi tja beje nuk mund te ia kthej shpinden sepse kam frik se ai mund te beje vetvrasje ,ju lutem me ndihmoni

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024