E premte, 19/04/2024, 18:00
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A janë në rregull këta emra për fëmijë?
Pyetja:
Selam alejkum! Allahu i Lartmadhëruar ju shpërbleftë për punën dhe mundin që po bëni. Pyetja ime është: A janë në rregull këta emra për fëmijë: Edon, Përparim dhe Dardan. Ju lutem më ktheni përgjigjen sa ma shpejt që është e mundur .

Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
 
Në lidhje me emërtimin e fëmijëve kemi dhënë disa përgjigje të mëhershme dhe aty i kemi përmendur kriteret të cilat duhet t’i kenë parasysh prindërit gjatë emërtimit të fëmijëve, prandaj ju këshillojmë të ktheheni aty:
 
Ndërsa, për sa u përket emrave të cilat ju pyesni konkretisht: Edon, Përparim dhe Dardan, themi se këta janë emra tipik shqiptarë të njohur e të përdorur nga njerëzit në përgjithësi. Duhet ta kemi parasysh atë se nuk është kusht që njeriu ta ketë emrin në gjuhën arabe, por e rëndësishme dhe thelbësore është që emri të ketë domethënie të mirë, pa marrë parasysh se çfarë gjuhe është.
 
Vërtetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, nuk ia ndërroi emrin gruas së tij, Marijes, e cila ishte kopte nga Egjipti, me të cilin kishte djalin Ibrahimin. Sido që të jetë, mendojmë se të tre emrat janë të mirë dhe nuk ka ndonjë problem që me to të emërtohen fëmijët, posaçërisht dy emrat e parë. Ndërsa emri Dardan gjithashtu nuk mendojmë se ka të keqe që me të, që të emërtohet njeriu, pasi ky emër është emër vendi.
Shumë nga emrat e muslimanëve edhe në kohën e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ishin emra lumenjsh, kodrash, shtazësh, bimësh etj. dhe në këtë nuk kishte gjë të keqe, si emrat: Handalah, Esed, Hamza, Xhebel, Bahr, etj. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi
Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (23/02/2010)
Klikime: 3906 | Komentet: 4 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 4
4 Anbere  
0
Selamun alejkum desha me te pyt per emrat alea,aena,anuar,a jan emra musliman dhe a mund ti emertojme femijet me keta emra

3 afrim  
0
emri altina qfar domethenie ka se vajza altina falet akshamin e fal dhe po don me nrru qfar domethenje ka

2 albina  
0
selamun alejkum desha me pyt per emra per femij
emni ilah oshe elah cfar kuptimi kan.i kam lexuar nga kurani po perkthimin nuk ja u di emen per vajz jan..

1 qenan  
0
kam nevoj per nje ndihm nga ju me nevojitet nje material i gjer rreth Haxhit

kam nje punim diplome ketu ne zvicer
me nevojiett gjer e gjat te shkruaj per ket tem

nese ka mundesi me dergoni diqka ne ket email timin qenan_3@hotmail.com

eselamu alejkum


Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024