A i lejohet muslimanit të rrahë gruan e vet në mënyrën më mizore? - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E mërkurë, 07/12/2016, 09:37
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A i lejohet muslimanit të rrahë gruan e vet në mënyrën më mizore?

Pyetja:

Pas shumë e shumë problemeve me burrin tim ka ardhur puna deri te rrahja edhe për shkak se ka dashur të më çojë në podrumin e shtëpisë për të më mbytur kam ikur nga duart e tij, pas kesaj jemi ndarë. Të dy bëjmë namaz dhe të dy e ndjekim rrugën e Pejgamberit tonë (alehi selam). Ju lutem më tregoni çfarë të bëj? A i lejohet muslimanit të rrahë gruan e vet në mënyrën më mizore, apo ka të bej diçka me magji ketu? Më tregoni! Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij!

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Motër e nderuar!

E lexuam letrën tuaj rreth problemit për të cilin na keni shkruar. Duke e pasur parasysh llojin e problemit tuaj, pastaj edhe për këtë shumë pak është shkruar te ne, posaçërisht se si perceptohet ajo në aspektin Islam, ne do të mundohemi ta trajtojmë fillimisht atë në përgjithësi, pastaj do t`i qasemi problemit tuaj konkretisht.

Ajo që është mëse e qartë nga jeta e përditshme e dimë se mospajtimet dhe problemet bashkëshortore janë të paevitueshme. Por te disa nga njerëzit janë më të theksuara. Sido që të jetë problemet janë nga natyra e jetës së njeriut, prandaj është me rëndësi kontrollimi i këtyre problemeve dhe moslejimi që ato të ekzagjerohen dhe të rriten. Kjo, padyshim, kërkon mendjemprehtësi, njohuri dhe eksperiencë, gjëra që shumë njerëzve ju mungojnë.

Neve e gjejmë praktikisht se "problemi i kuptimit të ndërsjellët ndërmjet burrit dhe gruas” është njëri nga shkaqet që na dërgon deri te prishja e martesës apo shkurorëzimi. Këtë problem e ushqejnë edhe disa veçori të tjera që janë prezente te njerëzit, si inati, kokëfortësia, insistimi në mendimin e tij, dëshira e dominimit, nxitimi dhe shpërthimi në marrjen e vendimeve, etj. Këto e bëjnë njeriun që të hidhërohet dhe t`i ngrihen nervat dhe të reagoj me forma të gabuara në evitimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre.

Problemet bashkëshortore kërkojnë një trajtim të veçantë, duke i pasur parasysh të gjitha segmentet që luajnë rol në këtë fushë, pastaj edhe kërkohet profesionalizëm, por me këtë rast neve do të mundohemi të bëjmë një qasje nga aspekti islam, se si duhet të evitohen këto probleme, apo si e shikon Kurani se duhet të zgjidhen këto probleme, duke mos u zgjeruar shumë.

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: "... E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, (pastaj) largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), por në qoftë se ato kthehen përsëri te bindja ndaj juve (ju respektojnë), atëherë mos kërkoni kundër tyre mjete (përçmuese e mërzitëse). Vërtetë Allahu është kurdoherë më i larti, më i madhi.”

"Nëse i frikësohen përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni (caktoni) një gjykatës nga familja e tij dhe një gjykatës nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, Allahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). Allahu është i dijshëm, është Njohës i mirë. (Nisa, 34-35)

Në këto dy ajete e sipërpërmendura, Allahu i Lartësuar na tregon metodologjinë që duhet të përdorim në rast të mospajtimit apo problemeve ndërmjet burrit dhe gruas.

Allahu i Lartësuar thotë: "... E ato që keni dro kryelartësisë së tyre”, kometatorët e Kuranit kur sqarojnë domethënien e fjalës "kryelartësi” e që në gjuhën arabe thuhet "nushuz” thonë se është fjala për mosdëgjimin dhe mosrespektimin e grave ndaj burrave të tyre. Pra është fjala se nëse ndodh ndonjë konflikt ndërmjet burrit dhe gruas, pa marrë parasysh çfarë lloji mund të jetë ai, udhëzohet burri për hapat preventive që duhet të ndërmarrë në evitimin e problemit. Nga këto dy ajete nxjerrim katër hapa, apo forma me të cilat duhet burri të ballafaqohet apo t`i qaset problemit.

Hapi i parë: Është se nga burri kërkohet ta këshillojë gruan e tij dhe të sqarohet me të. Kjo nënkuptohet nga pjesa e ajetit ku urdhërohet burri, së pari, ta këshillojë gruan. Në këtë rast, themi se fjala e mirë mund të luaj rol shumë konstruktiv në zgjidhjen e problemit, kështu që ai duhet nëpërmjet dialogut t`ia bëj vetes një rishikim në formën se si bisedon me gruan dhe e këshillon atë, ta përmbaj veten, larg nga ekzagjerimi i problemeve. Kështu që, të mundohet të jetë i arsyeshëm dhe i urtë në formën se si u qaset problemeve dhe mospajtimeve, duke lënë hapësirë që edhe gruaja të shprehet në vërejtjet e saj.

Hapi i dytë: Të cilën duhet ta ndërmarrë burri, është largimi nga shtrati i gruas. Allahu i Lartësuar përmendë pas këshillimit, nëse kjo nuk ka efekt ta marrim hapin tjetër e ai është: "... largoni nga shtrati…”

Të larguarit nga shtrati, sipas komentatorëve të Kuranit mund të jetë disa forma, sipas Ibën Abasit dhe disa të tjerëve nuk nënkupton të largohet komplet nga shtrati, por ajo nënkupton t`ia kthej shpinën dhe të mos bëj marrëdhënie me të. Kurse Muxhahidi, Hasan Basriu dhe disa të tjerë thonë se është për qëllim të larguarit tërësisht nga shtrati. Shejh Muhamed Salih Uthejmin sqaron se muslimani vepron në bazë të situatës dhe rrethanave. Gjithashtu, edhe në bazë të peshës së mosdëgjimit apo mosrespektimit të gruas.

Kurtubi tregon se kjo formë e sjelljes nga ana e burrit është mjaft efektive, pasi largimi i burrit nga gruaja, nëse ajo ka dashuri ndaj burrit, është shumë e vështirë dhe kjo e bënë atë të kthehet nga kryelartësia e saj.

Hapi i tretë: Nëse largimi nga shtrati nuk ndikon në evitimin e problemit, atëherë hapi i tretë që e ndërmerr burri në këtë rast është rrahja. Mirëpo këtu duhet ta bëjmë të qartë se nuk është për qëllim me rrahje se burri ka të drejtë të përdorë forcën dhe dhunën. Por është për qëllim ajo rrahje e cila nuk është e fuqishme si transmeton tabiini, Ata ibën Rebah: "E kam pyetur Ibën Abasin se çfarë nënkuptojmë me rrahje jo të furishme?” Ai thotë: "Të bëhet rrahja me misvak (brushë e dhëmbëve e cila përdorej në atë kohë) apo diçka e ngjashme  me këtë.”

Në ajetin e parë Allahu i Lartësuar sqaron tri hapat e parë që duhet t`i ndërmarrë burri në zgjidhjen e problemit. Në fund të ajetit bëhet një vërejtje mjaft me rëndësi ndaj burrave, Allahu i Lartësuar thotë: "... por në qoftë se ato kthehen përsëri te bindja ndaj juve (ju respektojnë), atëherë mos kërkoni kundër tyre mjete (përçmuese e mërzitëse). Vërtetë Allahu është kurdoherë më i larti, më i madhi.”

Në këtë vend Allahu i Lartësuar ua tërheq vërejtjen burrave të jenë të butë respektues ndaj grave të tyre, duke i rikujtuar ata se derisa burri ka mundësi për shkak të pozitës që ka ta keqtrajtoj gruan ta ketë parasysh në fuqinë e Allahut dhe se Ai është më i larti dhe mbikëqyr çdo sjellje të burrit.

Hapi i katërtë: Nëse problemi ndërmjet burrit dhe gruas ka arritur shkallën se mund të flitet për prishje të kurorës apo divorc, atëherë kërkohet nga ata dy të caktojnë njerëz që do ta ndihmojnë zgjidhjen e problemit. Allahu i Lartësuar thotë: "Nëse i frikësohen përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni (caktoni) një gjykatës nga familja e tij dhe një gjykatës nga familja e saj. ...”

Përçarja për të cilën bëhet fjalë në këtë ajet është për qëllim ndarja ndërmjet burrit dhe gruas.

Kurse sa i përket gjykatësve nga ky ajet kuptohet se duhet të jenë nga familjet e burrit dhe gruas. Dhe ata duhet të jenë njerëz autoritativë, të njohur për drejtësi, dije dhe mendjemprehtësi. Nëse në familjet e tyre nuk ka të tillë, atëherë kalohet te të tjerët. Detyra e këtyre dyve është se ata të mundohen ta bëjnë zgjidhjen e problemeve ndërmjet burrit dhe gruas duke i perceptuar mirë esencën e këtyre problemeve.

Këto hapa të cilat përmenden në këto dy ajete të sipërpërmendura tregojnë shumë qartë formën që duhet ta pasojë muslimani në zgjidhjen e problemeve bashkëshortore dhe se si t`i evitojë ato.

Ashtu siç e përmenda më herët se për këtë problematikë ka mjaft çfarë të shtohet, por ne do të ndalemi këtu. 

Kurse sa i përket problemit tuaj ne do të mundohemi t`i përgjigjemi, por fillimisht përgjigjet për shumë nga këto çështje që ju pyesni mund t’i gjeni më lartë.

Kurse rreth asaj se çfarë duhet të bëni ju konkretisht, ne nuk kemi mundësinë ta sqarojmë qartë, pasi nuk kemi njohuri të përafërta për esencën e problemit, pastaj edhe deri ku ka shkuar ndarja për të cilin ju flitni.

Duke u nisur edhe nga fakti se ju që të dy jeni besimtarë, mundoheni t`i përmbaheni mësimeve islame dhe jeni të kënaqur në gjykimin që bëhet në bazë të Kuranit dhe sunetit, themi se kërkoni ndonjë hoxhë autoritativ që i njeh dispozitat e martesës dhe shkurorëzimit. Shkoni tek ai dhe tregojani problemin në përgjithësi dhe prisni në atë që ju propozon ai. Lus Allahun e Lartësuar t’ju japë sukses në zgjidhjen e problemit dhe të ju shpërblejë me xhenet!

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (03/09/2010)
Klikime: 1515 | Komentet: 1 | Ranguar: 4.3/3
Gjithsejt komente: 1
1  
allahu ju shperblefte per shqarimi po nqofse este e mundshe te di si qendro puna kure faj eshte te buri nuk di te gjykon drej dhe e neqmo gru e ti ka inat me te kshyre ne gra te huja fol me gra te huja fshefte gjana qe allahu nuke eshte i knaqt e kur gruja dysho aj e re bile edhe para fmive e shan me ni fjal shu mose marveshje shum qregullime zi qyshe me ja gjet zgjidhje eshte e vetre jam gjeloze ku e diktoj qe kshyre shoqe e mi me sy qi nuk kshyre, ku fol e kesh pa mas e fol ne tel me to msheft me gra te huja o alla ne qfar ko kina ardhe sit keni mundi ju lutmna dishka me sugjeru me keshillu se edhe fmite po kan proble edhe vet kum nise mu dopsu edhe me namaz bile po ka problem ju dopsu me iman e shpirtrish allahu ju shperbleft me gjenet selam alejkum

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016